Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Per historikun e Fterres

muzaferi.jpg
Prof.Dr. Muzafer KORKUTI

 

ĖSHTĖ E NEVOJSHME TA RISHKRUAJMĖ

HISTORIKUN  E  FTERRĖS

 

        Qė nė vitin 1971 ėshtė miratuar Historiku i  Fterrės. Nė komisionin e hartimit tė tij  kanė qėnė tė nderuarit Safet Memi, Mehmet Dusha, Shaban Mita, Ismet Elezi, Bilal Dusha, Eqrem Kofina, Pasho Zhupa, e Shyqri Sadiku.

Ai Historik  ėshtė hartuar nė dy pjesė. Pjesa e parė, me 29 faqe tė daktilografuara, pėrmbledh historinė  e gjithė brezave deri nė mbarim tė Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare. Pjesa e dytė,  ėshtė mė e shkurtėr, qė pėrmban ngjarjet  e ndryshme kryesore  qė ndodhėn nė Fterrė pas Ēlirimit deri nė vitin 1971. Kjo pjesė ėshtė miratuar nga  Qazim Gjoni, Hamza Mehmeti, Hedije Ruka, Vera Haxhiu e Livan Dauti.

Kanė kaluar 32 vjet dhe nė vendin tonė kanė ndodhur ndryshime themelore. Shqipėria ka hyrė nė rrugėn e demokracisė perėndimore, duke mėnjanuar tė gjitha kufizimet e kohės sė shtetit monist.

Njėherazi ka kaluar njė kohė e mjaftueshme, prej 32 vjetėsh, qė lejon tė bėhen dhe shtesa, dhe ndryshime, dhe saktėsime, sepse dhe kėto vjet nuk janė pasqyruar fare nė Historikun e vitit 1971. Por, gjithashtu, tashmė, siē dihet nga tė gjithė, nė atė Historik, ka kufizime tė ndjeshme dhe mangėsi, qė i   ndalonte koha e sistemit monist.

Ėshtė pėr tu nėnvizuar edhe fakti, qė nė faqet e gazetės Fterra jonė, botuar nė kėto gati gjashte vjet  dhe nė njė numur veprimtarishė tė Komunitetit fterjot, janė shkruar e paraqitur ngjarje e matėriale  tė reja, si pėr historinė shumė shekullore tė Fterrės, dhe pėr historinė e shekullit qė sapo kemi lėnė pas, sidomos  pėr vitet 1924-39 edhe pėr vitet e Luftės Antifashiste Nacional- Ēlirimtare, nga vetė pjesėmarėsit aktiv tė jetės nė atė periudhė apo dhe nė periudhėn deri nė vitin 1990, ashtu si dhe ndryshimet e mėdha tė ndodhura pas kėtij viti.

Gjithashtu ka disa fterjotė qė mund tė kenė shkruar apo janė duke shkruar shėnime a kujtime pėr jeten nė Fterrė, apo pėr ngjarje a ndodhi tė ndryshme, tė cilat mund tė jenė matėriale me vlerė dhe nė dobi te Historikut tė Fterres. Me sa dime ne Dilaver Shkurti ka shkruar nje material per periudhen e Luftes Antifashiste NCL nė Fterrė, Naxhi Zhupa pėr veprimtarinė luftarake, Bajram Sadiku  pėr deshmorėt e Fterrės, apo Sulejman Mato, qė probleme historike i ka parė nė plan tė letrarizuar, si dhe tė tjerė, qė mund tė kenė, apo qe mund te botojnė shkrime me vlerė. 

Mendojme gjithashtu, se  nė Historik, vėrtetėsia e fakteve dhe ngjarjeve mund tė bėhet mė e plotė e mė e saktė, duke pėrfshirė dhe ngjarje tė thjeshta kuptimplote, ashtu siē mund tė shkruhet e tė formulohet mė me realizėm, pa kufizime ideologjike e politike tė viteve qė lam pas. Bie fjala, mund tė pasqyrohen deri dhe biseda natyrale e konkrete, biseda tė gjallae kuptimplote, nė Fterrė e jashte saj, nė kuvende e nė mbledhje tė fterjotėve pėr probleme tė ndryshme tė jetės e tė kohės qė ėshtė jetuar. 

Njė vend mė tė gjėrė ėshtė e nevojshme tė zėrė nė Historikun e Fterrės dhe periudha e pas Luftės, vitet 1945-1955, ashtu si dhe dhe vitet e kolektivizimit, si kooperativė mė vete, si kooperativė e bashkuar me Ēorrajn e me Kooperativėn e  Bashkuar Borsh-Fterrė-Ēorraj, deri nė vitin 1990. Pėr ngjarje tė tilla e pėr punėt qė janė bėrė nė Fterrė e jashte saj, ėshtė mirė e lipset tė shkruajnė, dhe tė moshuarit qė janė nė Fterrė, apo dhe ata qė aktualisht janė larguar nga Fterra. Njėherazi, historia dhe zhvillimi i  Fterrės dhe fterjotėve, tashmė duke nxjerrė refleksione, pa e parė asnjė kohė bardhė e zi, po me  vėrtetėsi e saktėsi duke mėnjanuar ēdo lloj subjektivizmi.

Nė historik sigurisht do tė pasqyrohen dhe ngjarje tė mėdha, por dhe ngjarje qė quhen apo qė mund te konsiderohen tė vogla. Ato, pavarėsisht se duken tė vogla, kanė vlerė. Madje kanė vlerė dhe bisedat, shkėmbimet e mendimeve, qė janė zhvilluar midis fterjotėve pėr kėtė apo pėr atė ngjarje, nė kėtė apo nė atė kohė.  Janė me interes, bie fjala, tema tė tilla si: kur, si e nga kush janė ndėrtuar kadrėmet nė Fterrė. Po kėshtu pėr xhaden, apo pėr rrugėt  pėr nė Galisht apo pėr nė Lugun e Fterrės, e tė tjera  tema tė kėsaj natyre.

 Me interes janė temat pėr mėnyrėn e jetesės nė Fterrė e nė lagjet e saj, se si ėshtė ndėrtuar ekonomia  nga bujku a blegtori, mėsuesi, nėpunesi, e tė tjerė. Me interes  mund tė jetė  tema e kurbetit se si shkonin e jetonin fterjotėt nė kurbet e lidhjet me Fterrėn e fterjotėtė, e te tjera e tė tjera e gjer nė emigracionin e sotėm...

Vend tė rėndėsishėm mund tė zėrė veprimtaria arsimore nė Fterrė historikisht e deri nė ditėt tona, veprimtaria kulturore, artistike, krijuese, shkencore, pedagogjike, mjekėsore, inxhinierike, ekonomike e ushtarake, pėr nėpunėsinė a xhandarmėrinė e fterjotėt qė kanė punuar e jetuar  jashtė Fterrės e tė tjera e tė tjera.. 

Historiku i Fterrės, gjykojmė se  do tė jetė mė i  plotė, duke pasqyruar edhe veprimtarinė  e komuniteteve fterjote nė  Sarandė, nė Vlorė e nė Tiranė e deri tek veprimtaria e atyre fterjotėve qė kanė jetuar e kanė zhvilluar veprimtari, edhe jashte Shtetit Shqiptar, nė tė gjitha kohėt, deri tek emigracioni i ditėve tona. 

Ēdo gjė e shkruar, ashtu thjeshte, siē ka qėnė e siē ėshtė realisht jeta, ka vlerė pėr rishkrimin e Historikut tė Fterrės. Fjalė-fjalė ndėrtohet fjalia e fjali- fjali shkruhet dhe historia. Prandaj qoftė dhe njė  menēuri, nje sentence apo njė ndodhi qė konsiderohet e vogėl, ka vlerėn e vet.

Nė gazetėn Fterra jonė kėto shkrime do tė preferohen, sepse ato janė prioriteti i saj nė dobi tė riberjes sė Historikut, i cili (Historiku) do tė jetė dhe njė bazė, qė nė njė tė ardhme, mund tė shėrbejė dhe pėr riberjen e Muzeut, qė e patėm. Por, tani rėndėsi ka  tė shikojmė pėrpara, tė ribejme Historikun dhe mbi bazėn tij, mė vonė, mundėsisht tė ringrėmė dhe Muzeun.

Gjykoj se ky ėshtė njė detyrim  pėr ēdo fterjot, pėr mė tepėr pėr  tė gjithė fterjotėt intelektualė, profesorėt, specialistėt e fushave tė ndryshme, veteranėt e luftės e tė punės, mėsuesit nė Fterrė, dhe pėr tė gjithė fterjotėt kudo qė janė, tė cilėt mund tė japin qoftė dhe njė kontribut modest, nė dobi tė kėsaj pune

                                                                                                                  Muzafer KORKUTI

Enter content here

 

PO, TA RISHKRUAJMĖ  HISTORIKUN E FTERĖS

 


Nė numrin e kaluar tė gazetės "Fterra jonė" , nga botuesit e saj theksohet sėrishmi nevoja pėr tė rishkruar historikun e Fterrės dhe hapet edhe njė rubrikė e posaēme pėr tu ardhur nė ndihmė gjithė atyre fteriotėve qė kanė dėshirė tė shfaqin mendime dhe tė sjellin tė dhėna nė interes tė ēėshtjes. Botuesit kanė ngacmuar kėshtu njė problem paksa tė toleruar nė kohė dhe prandaj nisma e tyre ėshtė njė ide e vlefshme qė meriton tė pėrshėndetet dhe qė, pėrveē ndihmės pėr tė shpejtuar punėn e historikut do tė lartėsojė edhe nivelin dhe vlerėn e vetė gazetės.

            Prof. Muzaferi, nė shkrimin e tij pėr kėtė problem, ka parashtruar nė formė tė plotė, deri nė detaje, tė gjitha ato motive qė flasin nė favor tė idesė sė ribėrjes tė historikut. Unė, gjithėnjė nė favor dhe mbėshtetje tė kėsaj ideje do te shtoja se historiku ėshtė histori e shkruar e fshatit (e studjuar, argumentuar dhe formuluar). Ai nuk ėshtė pėr njė periudhė tė caktuar apo probleme tė vetėm historik, si bie fjala pėr Luftėn Antifashiste Nacvionalēlirimtare, por pėr tė gjithė historinė e njohur, etapat dhe fushat e jetuara. Njė historik fshati me 42 fletė tė shkruara, siē ėshtė ai ekzistuesi ynė, nuk mund tė jetė i nivelit tė kėrkuar. Sepse, psh, nuk mjafton tė pėrmendet qė Fterra, njė shekull mė parė, cilėsohej si fshat i hoxhėve, por edhe tė shpjegosh e vėrtetosh kėtė me gjithanshmėrinė e saj. Ashtu si edhe pėr faktin tjetėr qė Fterra gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare u bė njė bazė dhe gjer nė fund tė saj nuk ndryshoi qėndrim. Nė historik, edhe drejtime tė tjera, nė dukje me pak rėndėsi, duhet tė zenė vendin e tyre, siē janė psh, dukuritė zakonore, nė dasma, nė morte, nė familje, nė lidhjet miqėsore, nė sektorėt e ndryshėm tė zhvillimit ekonomik, pėrvoja e spikatur dhe pėrfaqėsuesit e saj nė blegtori, nė pemtari, bletėrritje, tregti etj. Historiku, gjithashtu,  nuk ėshtė njė libėr me emrat e individve tė pėrmendur, por edhe pa kėta emra nuk mund tė jetė historik. Ēdo teprim, ekzagjerim, nuk shpreh realisht e saktėsisht tė vėrtetėn historike, ashtu sikurse edhe ēdo mohim ėshtė varfėrim i saj. Ndaj duhet respektuar ekuilibri i kandarit tė vlerave, nė kuadėr tė fshatit, por edhe mė gjerė.

            Kur jemi nė unison pėr qėllimin dhe motivet, ēna mbetet akoma pėr tė bėrė? Tė rinisim punėn mė tė organizuar, me bindje e pėrkushtim, me optimizėm pėr ta rishkruar historikun. Tė gjitha mundėsitė dhe potencialet e nevojshme i kemi. Komisioni disponon materiale ( kujtime, shėnime, tė dhėna) nga mbi 20 fteriotė, ku spikatin ato qė janė edhe mė tė pasura tė Neim Zanit, Shyqyri Sadikaj, Lame Xhama, Halil Mato, Sinan Ruko, Halil Hizmo, Qazo Gjoni, etj. Ndėrkohė, shumė bashkėfshatarė tek po mundohen tė ndėrtojnė pemėn gjenealogjike tė fisit dėshmojnė dėshirėn e tyre edhe pėr historinė e fshatit. Nė komisionin e posaēėm dhe grupet e punės rreth tij pėrfshihen mbi 50 emra, dhe tė tjerė mund tė shtohen. Hapat e hedhura gjer tani nga disa grupe pune, si ai i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, janė pėr tė pėrgėzuar, etj.

            Qė tė marrė rrugė e tė eci problemi, akoma mė mirė, duhen vėnė nė eficensė ca masa organizative. Midis tyre unė do tė pėrmendja riorganizimin e komisionit e grupeve tė punės reth tij. Komisioni aktualisht ka mbetur me 9-tė anėtarė, qė konkretisht janė: Safet Memi, Ismet Elezi, Bajram Sadikaj, Naxhi Zhupa, Dilaver Shkurti, Lutfi Dusha, dhe Jashik MaēI. Kam mendimin se ky numėr mund tė rritet deri nė 13-15 anėtarė, duke kooptuar edhe disa emra tė tjerė intelektualė tė sipikatur si Nafiz e Hamlet Bezhani, Jakup Mato, Zeko Braho, Kudret Mita, Vexhi Gjoni, Bardhyl Xhama, tė cilėt mund tė sjellin njė mendim mė tė gjerė e cilėsor. Komisioni, gjithashtu ėshtė e nevojshme tė hartojė sa me shpejt skemėn strukturore tė librit tė historikut, sepse kėshtu do tė shpejtohen hulumtimet dhe do tė orientohen konkretisht tė gjithė fteriotėt qė kanė dėshirė dhe ndjejnė detyrimin pėr tė dhėnė, nėpėrmjet gazetės apo dhe direkt komisionit, tė dhėna qė ata klasifikojnė si tė vlefshme pėr historikun.

            Fterra jonė e dashur, aqė e njohur, e dėgjuar dhe e lartėsuar, ashtu siē e ka bėrė historinė nė jetė, me veprėn e saj, ashtu edhe mund e duhet ta shkruajė atė edhe nė letėr. Kjo detyrė me rėndėsi historike i shtrohet si alternativė brezit tė tanishėm tė fteriotėve. Tė tjerėt qė do tė vijnė pas nesh le ta plotėsojnė, duke shtuar pjesėn e tyre.

 

                                                                                                             Bajram SADIKAJ

Nr. 33 prill 2003