Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Lavdosh Zani

Enter subhead content here

lavdosh.jpg
Lavdosh Zani

  

KUR  EMRI JETON MĖ GJATĖ SE JETA E NJERIUT

- homazh nė pėrvjetorin e  Lavdosh Zanit -

 


Kishte kohė qė Gazeta Fterra jonė kishte menduar, se duhej shkruar pėr Lavdoshin. E kishim dhe merak subjektiv. Dhe kishte arsye. Na bėri vėrejtje dhe  Burbuqja, gruaja e Lavdoshit nė takimin e  fterjotėve  tek Liqeni nė majin e vitit tė kaluar, duke thėnė: Lavdoshin, ju e dini kush ishte, se ėshtė biri i Neimit me emėr, por dhe unė jam bija e Riza Lulės, qė ju e kini njohur me respekt nė Vlorė.

-Ke tė drejtė,- ia ktheva, por gruaja qė tė bėjė petulla, do vaj e miell. Edhe unė, dua tė kem ato, qė tė gatuaj artikuj. Ndryshe

Nuk kaloi shume, dhe unė tani, pėpara syve kam shkrimin e Lavdoshit, nė autobiografinė e shkruar me dorėn e tij, qė nė vitin 1962, kam dhe fotografinė e tij nė moshėn e burrit. Shkrimi, i qartė e bukurshkrues, mė sjell nė kujtesė mėsuesin  e Fterrės, Neimin, babain e Lavdoshit. Ndėrsa fotografia, tė kujton tiparet e nėnės sė tij, Nefize Mites, motra e Eshrefit, qe vdiq ne moshė tė re, duke lėnė dy djem, Ēerēizin e Lavdoshin, dhe dy bija, Vahidenė e Mezon, nė moshe feminore. Sigurisht jeta ka bėrė punėn e saj. Tani jeton vetėm Mezua nė Malaj, se Ēerēizi vdiq nė 1965, Vahidea nė 1993, ndėrsa Lavdoshi, nje vit mė parė, mė 10 janar 2002. Por jeta vazhdon me bitjtė e tyre tė denj. Ndėrsa, Fatmiri, Edmondi dhe Fatmira janė tre bijtė e denj tė Lavdoshit dhe tė Burbuqes.

 Lavdoshi, ėshte nga ata njerėz qė, la gjurmė atje ku lindi e u rrit,nė Fterrė dhe  atje ku punoi e jetoi. Me jetėn dhe punėn e tij rrezatoi shumė mė gjėrė, duke lėnė emėr, kudo qė i shkeli kėmba. Madje, nė se Lavdoshi, fizikisht jetoi 75 vjet, emri i tij  jeton e do tė jetojė gjatė e mė gjatė nė njerėzit qė la pas, nė vėndlindje, nė krahinė e nė Atdheun e tij, se bėri punė nė dobi tė shoqėrisė.  Ka njė vit qė trupi i tij prehet nė varrezat e Vlorės, qytet qė e deshi aqė shume, qė shpirti i tij ka shkuar nė paradis, ndėrsa emri Lavdosh,  jeton  e do tė jetojė midis tė gjallėve pėr shume e shume vjetė tė tjerė.

Kjo, se kėtė emėr e la jo vetėm nė Fterre e tek fterjotėt, por  dhe nė Tiranė, kur punoi nė faramacinė Avrami, ne vitin 1940-41, dhe nė Ballsh, dy vjet mė vonė,41-43, nė farmacinė Dusha. Dhe duke punuar e duke studjuar, arriti tė  fitojė dhe profesionin e farmacistit tė kujdesshėm e tė zotė dhe tė  fliste  tri gjuhė: greqisht, italisht e frengjisht, tė cilat diti ti pėrdorė sa herė pati nevojė  pėr to.

Por, nė ato vite, Lavdoshi ēmoi mė shumė lirinė.Ndaj, nė vitin 1943-44, mori pushkėn e doli pėr liri e pėr  vatan,  duke luftuar qė nga Jugu i Shqipėrisė e deri nė Vishegrad tė Jugosllavisė bashkė me shume e shumė partizanė shqiptarė, te batalionit te tretė te Brigadės sė 8-tė-S, tė Divizionit tė 5-tė. Nė luftėn pėr liri, Lavdoshi mori dhe tri plagė, qė i mbetėn si kujtim i pėrjetshėm dhe si dėshmi trimėrie.

Nė luftė e pas luftės, Lavdoshin e kėrkonin dhe si  farmacist, dhe si infermjer, si tė ishte rasti. Dhė Lavdoshi i kreu tė dya detyrat, me gatishmėri njerėzore e zotėsi profesionale.     vitet 1947-1950  u shėrbeu  me mirėsi  delvinjotėve e sarandjotėve,  pėr tė cilėn   kujtesa e bashkėkohėsave e ka tė rregjistruar.

Mirpo vjen njė moment dhe njeriu  nuk e ka veten nė dorė.  Ndodhin dhe  tė papritura. Nuk thonė kot qė tė zė dhe e rrėmja. Jo rrallė herė  edhe boftani ngjit. Kėshtu  ngjiti dhe tek Lavdoshi. E jo vetėm tek Lavdoshi. Por edhe tek  Razipi, edhe tek Sejkua, edhe tek  Qemali, edhe tek Hodua, edhe , qė, kur punonin mirė e tu mirė, nė Sarandė, dikush tha: po tė jetė pėr tė ikur nė Greqi, varkėn e bej unė. Dhe kjo fjalė  shkoi nė veshin e qeverisė. Po qeveria, pėr kėtė fjalė, atėhere, nė  monizėm,  nuk tė falte.  Ndaj aty nga mezi i vitit 1950  farmacisti  Lavdosh arrestohet. Akuza ishte bėrė gati: ka tendenca arratisjeje pėr  Greqi, me grupin  e kryesuar  nga Razip  Gjoni.  Razipi qė ishte dhe punonjės  nė polici  nė Sarandė,  Razipi qė kishte luftuar  si trim i ēartur  nė Brigadėn e Parė S., ashtu si dhe Lavdoshi, qė gjithashtu  kishte luftuar  deri nė  Vishegrad tė Jugosllavisė, arrestohen dhe dėnohen:  Razipi 15 vjet ( bėri 7), Lavdoshi 10 vjet ( bėri 5) , se u falėn me  dekret  nga Presidiumi  i Kuvendit Popullor, Lavdoshi ne vitin 1955, ndėrsa  Razipi nė 1957. Vitet e dėnimit i kryen nė burgun e  Gjirokastrės  dhe tė Vlorės. Kjo ishte plaga e katėrt, plagė politike, qė desh i mohoi dhe tri plagėt e luftės, madje dhe jetėn.

Lavdoshi nė vitin 1956 u emėrua farmacist nė Brataj tė Vlorės, duke pėrfituar dhe tė drejtėn elektorale, e shumė mė vone, dhe tė drejtėn e Veteranit tė Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare. Ėshtė lavdėruar e shpėrblyer disa herė me motivacionin: Ėshtė treguar i kujdesshėm nė kryerjen e detyrės, duke qėnė pėrherė  i  disiplinuar dhe i ndėrgjegjshėm. Dhe  nga viti 1962, gjer ne vitin 1985, sa doli  nė pension, punoi  nė mėnyrė shėmbullore nė farmacinė  qėndrore nė qytetin e Vlorės. Per kete emerim Lavdoshi i ishte mirėnjohės Sihat Tozės.

Ndėrsa 17 vjetėt e fundit  i kaloi  nė pension e midis njerėzvė, deri sa ndėrroi jetė,  duke lėnė  emėr tė mirė, midis tė gjallėve, midis zanajve e fterjotėve nė breza me radhė, dhe gjithė atyre qė e kanė njohur    Sarandė, Brataj  e Vlorė.

                                                                                                                Guro  ZENELI.

 

Enter supporting content here