Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Avni Shkurti

.

undefined
avni.jpg
Avni e Liro Shkurti

avniu7.jpg
Avni e Liro Shkurti(Gjonika) me te pese djemte dhe makina Zis e Avniut

 

NJE JETE E THJESHTE E KALUAR ME PUNE

- respekt pėr njeriun e punės Avni Shkurti -

 

 E kush nuk e njeh Avni Shkurtin, jo0 vetėm nė Fterrė, por nė tė gjithė Bregdetin, nė Sarandė e Vlorė, se kudo qe ka qėnė e ka punuar ka lėnė vetėm mirėsi. Edhe ne, megjithėse nė njė moshė mė tė vogėl, kujtojmė shumė raste kur kemi udhėtuar me makinėn e Avniut. Ai ka qėnė gjithmonė njeri i thjeshtė dhe pikėrisht tek kjo thjeshtėsia e tij ne, mė tė vegjlit nė moshė, shikonim njeriun e mirė e tė dashur.

Avniu lindi nė Fterrė mė 23 gusht 1920. Atje kaloi femijėrinė, mbaroi shkollėn, kaloi njė pjesė jo tė vogėl tė rinisė sė tij. Por jeta e vėshtirė ekonomike e familjes dhe dėshira e Avniut pėr tė mėsuar njė zanat, bėri qė Zeneli, vėllai i madh, nė vitin 1942 ta merrte nė Tiranė dhe ta fuste nė punė nė njė kompani transporti. Atje sikur i gjeti midenė, se Avniu ėndėrronte tė bėhej shofer. Prandaj, megjithėse puna ishte mjaft e rėndė,  ju fut me shume dėshirė pėr tė mėsuar zanatin e mekanikut e mė pas atė tė shoferit.

  Kaq me pasion e kisha zanatin e shoferit tregon Avniu sa kur flija natėn nė dhomė bashkė me Zenelin, bija nga krevati, se mė dukej sikur ngisja makinėn dhe ajo pėrmbysej. Pas dy vjetėsh pune tė lodhshme bashkė me Nexhipin, morėm patentėn pėr shofer. Avniu thotė shpesh se po tė mos ishte Zeneli, i cili kujdesej pėr ne jo vetėm si vėlla i madh, por edhe si prind, rrezik tė mbeteshim pa zanat.

Nė vitin 1945 Avniu fillon punė shofer nė komandėn e parkut tė Durrėsit.

- Rugėn e parė, - tregon Avniu, - e kam bėrė nga Durrėsi nė Himarė, bashkė me njė shok tjetėr. Deri nė Vlorė kaluam mirė. Kur filluam tė ngjiteshim nė Llogora, unė pata frikė nga rruga malore dhe me kthesa, po shoku im, Gogua, qė kishte mė shumė eksperiencė, mė ndihmoi. Ai shkoi pėrpara dhe unė pas tij. Kurse rrugėn e dytė e kemi bėrė me autokollonė 15-20 makina, nga Durrėsi nė Dibėr tė Madhe, nė Ohėr e manastir.

Nė fund tė vitit 1945 u krijua Parku i Sarandės njė nga parqet automobilistike mė tė mirė nė Shqipėri pėr tė gjitha kohrat dhe Avniu ishte ndėr tė parėt themelues tė tij e atje do tė punonte pėr njė kohė shumė tė gjatė, me disa ndėrprerje tė vogla, deri sa doli nė pension.

Nė vitin 1948 Avniu martohet me Liro Gjonika, vajzė nga njė derė me emėr nė Fterrė e nė krahinė, fėmija i vetėm i fisit Gjonika dhe i Xhevos sė pa harruar. Lirua tėrė jetėn ishte dhe ėshtė njė bashkėshorte shėmbėllore, njė nėnė e veēantė, njė grua e rrallė e fisnike qė nga goja e saj kemi dėgjuar e dėgjojmė vetėm fjalė tė ėmbla e buzėqeshje.

Me nostalgji kujton Avniu edhe kohėn kur kreu shėrbimin ushtarak. Ai tashmė ishte shofer dhe njė farė pėrvoje e kishte, prandaj edhe nė ushtri shėrbeu si shofer me kuadro tė larta tė ushtrisė dhe sė fundi me Petrit Dumen, Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nė atė kohė. Duke folur pėr tė, Avniu shprehet:

- Nė fakt Petrit Dumja, siē e njoha unė nga afėr, ishte njeri shumė i mirė, ishte njerėzor, burrė babaxhan, i zgjauar, punėtor i madh dhe shumė i rreptė nė punė. Edhe sot qė jam 83 vjeē e kujtoj me shumė respekt.

Puna nė parkun e Sarandės e bėri mė tė njohur nė gjithė krahinėn sepse ai punoi jo vetėm drejt pėr drejt nė transportin e mallrave, por punoi edhe me linjė udhėtarėsh. Avniu ishte korrekt dhe donte tė kryentė vazhdimisht detyrat, por edhe tė ndihmonte njerzit dhe sigurisht mė shumė bashkėfshatarėt e tij.

- Kėnaqesha shumė tregon Avniu qė ju vija nė ndihmė bashkėfshatarėve tė mi pėr tė cilėt kisha detyrime, sepse kisha lindur e isha rritur nė Fterrė. Jam munduar tiu shėrbej sa mė mirė, tiu gjendem pranė tė gjithve, pa dallim dhe pa asnjė interes.

Avniu ėshtė njė nga ata tė paktė fteriotė, qė mėgjithėse i kishte tė gjitha mundėsitė tė jetonte nė qytet, nuk u nda nga Fterra. Nė Fterrė bashkė me Liron, i lindi dhe i rriti tė pesė djemtė e tij, njėrin mė tė mirė nga tjetrin: Edhe kur doli nė pension, pėrsėri Avniu preferoi tė pleqėrojė nė Fterrė, atje ku i kish lerė koka, tek e njeh dhe gur i thatė, nė atė shtėpinė e prindėrve tė tij zėmėrmirė xha Hamitit e Nėnė Zulės. Po Avniu pėr asnjė moment nuk ka qėndruar pa punė edhe nė Fterrė.

- Pas daljes nė pension nė vitin 1980, akoma edhe sot, - thotė Avniu kam punuar kėtu nė Fterrė. Jam marrė me punėt bujqėsore, kam mbjellė e rritur pemė, kam rritur edhe ndonje manar, se helbete, duhet, vijnė djemtė shpesh e nganjėherė mblidhemi tė gjithė bashkė e atėhere unė e Lirua ndjejmė njė gėzim tė madh. Se ja, mosha bėn tė saj dhe vuajtjet tona nuk kanė qėne tė vogla, por Zoti na e shpėrbleu me pesė djem: Lulėzimin, Feksorin, Saimirin, Arjanin dhe Edisonin, tė cilėt tregojnė kujdes tė veēantė pėr ne: Na merr malli pėr djemtė dhe pėr nipėr e mbesa. Mall kam edhe pėr Dilaverin, Shanėn, Dallandyshen, mall kam edhe pėr Safetin, Hamzon, Raitin, Sezon, Faten, mall kam pėr tė gjithė fteriotėt qė kam kohė pa i parė.

Kėto shkruam pėr Avninė, e dimė se janė shumė pak pėr gjithė ato tė mira qė e pėrmend fshati e krahina, por mbase do tė ketė edhe raste tė tjera tė mira pėr tė folur pėr tė.

       Agron XHAMA    Muzafer KORKUTI

Enter supporting content here