FTERRA JONE
Na vafte mbare per historikun e Fterres

HOME

Servet Dauti - Fterre, zemra ime
Na shkruajne emigrantet
Ta rishkruajme historikun e Fterres
Simbol i besnikerise se perjetshme
Me ka marre malli per Fterren
Na vafte mbare per historikun e Fterres
Pilotet e Fterres
E drejta zakonore e Laberise
Medalje per Alaudin Haxhiu
Ritakim i larget, ngazellyes
Zambaket e kuq te Fterres
Aferdita Bezhani, zonje grua
Fjale te urta
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa

Enter subhead content here

gurojakup.jpg
Jakup Mato e Guro Zeneli ne momentin e marrjes se intervistes

 

NA VAFTĖ MBARĖ

 

- Le te bisedojme pėr HISTORIKUN e Fterrės sonė.-

 

- Nė kafen ku mblidhet gati pėrditė komuniteti fteriot nė Tiranė, shpesh ėshtė biseduar pėr ngjarje tė historisė sė fshatit. Por, pas artikullit tė Muzafer Korkutit, botuar nė numurin e kaluar tė gazetės "Fterra jonė", gjithnjė e mė shumė po bisedohet pėr tė rishkruar historikun e Fterrės. Mendimet dukey se janė tė larmishme, por, besoj se tė gjithė janė qė historiku duhet rishkruar, plotėsuar e saktėsuar. Nė kėtė numėr tė gazetės po botojmė intervistėn me prof. Jakup Maton -.

 

Pyetje: Tashmė qė kemi hyrė nė mijėvjeēarin e ri, a nuk ėshtė e nevojshme ta rishikojmė Historikun e fshatit tonė, Fterrės ?

- E kemi biseduar disa herė kėtė ēėshtje dhe janė shprehur argumenta tė shumta se Historiku i fshatit duhet rishkruar.  Nė numrin e kluar tė gazetės "Fterra jonė" Muzaferi i paraqiti mirė arsyet pse duhet ribėrė ky historik.

Sė pari ka kaluar njė kohė mjaft e gjatė, mbi tridhjetė vjet, qė nga koha kur u shkrua.

 Sė dyti, ai historik, me vlera tė rėndėsishme, gjithsesi u shkrua  nėn trysninė e kėrkesave ideologjike dhe metodologjike tė kohės. Nė kushtet e sotme tė ndryshimeve demokratike, ka mundėsi tė vlerėsohen mė saktė dhe objektivizėm disa ngjarje, figura ose tė dhėna.

 Sė treti, gjatė kohės janė nxjerrė nė dritė tė dhėna interesante, qė i kemi vėnė re nė shkrimet e botuara nė gazetėn "Fterra jonė."

Dhe sė fundi, njė grup intelektualsh bashkėfshatarė kanė fituar njė pėrvojė tė mirė, qė japin garanci tė bėjmė njė Historik qė tė pėrfaqėsojė vėrtet vlerat materiale, kulturore e shpirtėrore tė fshatit .Kėtu duhet pėrmendur edhe diēka tjetėr, qė disa bashkėfshatarė kanė shkruar ose po shkruajnė edhe pjesė tė veēanta tė jetės sė fshatit, si jeta e dėshmorėve, ushtarakėve, arsimtarėve etj.

Pyetje: Ēfarė duhet tė jepet nė kėtė historic, dhe cilat mund tė jenė, sipas jush, momentet kulmore qė mund tė pasqyrohen?

- Pyetja mė duket interesante. Ka shumė ēėshtje qė duhen diskutuar mė parė. Nuk mendoj se problem paraqesin vetėm momentet kulmore. Gabimi mė i madh qė mund tė bėjmė ėshtė tė shkruajmė njė Historik tė thatė, me data e ngjarje, sipas disa modeleve tė njohura tė botimeve historike. Historia e fshatit mendoj se duhet shkruar disi ndryshe. Tė gjendet mėnyra qė tė jepet jeta  e gjallė, por me vėrtetėsi. Pėr kėtė arsye do zėnė vend edhe ngjarje domethėnėse, por qė mund tė mos pėrbėjnė "ngjarje historike". Ato qė i vlerėsojmė  si vlera tė ēmuara tė fshatit janė njėmendėsuar me vėshtirėsi, me ndeshje mendimesh, me pengesa. E rėndėsishme ka qenė qė nė fund ka zotėruar zgjidhja mė e mėnēur, mė progresive.

Nė historik mund tė jepet se rrugėn e arsimit e nisėm dhe e vijuam me vėshtirėsi tė mėdha, se anėn e Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare fshatarėt e morėn, pas njė punė kėmbėngulėse tė disa idealistėve dhe njerėzve tė menēur, se virtytet morale qė karakterizojnė bashkėfshatarėt, u rrėnjosėn nga kėrkesat rigoroze tė tė parėve tanė tė  burrave tė menēur, e shumė tė tjera. E kėshtu me radhė.Pra, jo vetėm tė thuhet ē'u bė, por edhe si u bė me vėshtirėsi dhe kush  dha ndihmesė tė veēantė.

Edhe diēka tjetėr: tė flasim pėr njerėzit e shkolluar, por tė mos harrojmė edhe ata barinj tė sakrificės, qė mbajtėn me bulmet bashkėfshatarėt, edhe atė qė u shqua si bletėrritės, apo ata qė u pėrpoq pėr xhadenė me njė pasion tė veēantė. Historikun e pėrbėjnė tė gjithė, prandaj  t'u jepet vendi njerėzve tė prodhimit, dhe atyre qė kanė mbajtur e po mbajnė fshatin gjallė sot.

             Mendoj qė fshati ėshtė shumė mė i lashtė se dokumenti i vitit 1431. Kėtė e provojnė emrat karakteristikė shqiptarė tė kulturs kristiane, si  Llesh, Gjon, Hil, Nik, Gjozenik ( pėr mua njė bashkim: Gjon, Zef, Nik). Po ashtu toponomastika sllave provon se fshati ka qenė i banuar  heret nė mesjetė. Pra, disa ēėshtje do tė ndriēohen nė mėnyrė tė tėrthortė. Pėr rreth Fterrės ka patur edhe fshatra tė tjerė, sqė i pėrmend studiuesi Kolė Luka; kėta janė Koma, Bagadule etj.

Pyetje: Do tė ndjekim kronologjinė nė historik, apo gjykoni se mund tė pėrdoret edhe ndonjė formė tjetėr, si bie fjala njė tematikė problemesh?

- Deri sa bėjmė fjalė pėr historik, do ndjekim kronologjinė. Por nė ēdo periudhė do tė bėhet fjalė edhe pėr ēėshtjet e tjera. Kėshtu, kur flitet pėr vitet tridhjet, do bėhet fjalė pėr arsimin, mėsuesit e kohės, ata qė mėsonin nė qytete tė tjera, madje diēka edhe pėr nxėnėsit. Pėr valėt e pėrgatitjes sė mėsuesve, inxhinjerėve, mjekėve tė flitet sipas momenteve. Kėshtu gjendet rasti qė pėr figura tė  rėndėsishme tė flitet edhe diēka pėr ndihmesėn e tyre nė shkallė kombėtare. Po kėshtu  tė pėrfshihen edhe "valėt" e lėvizjeve sė popullatės drejt qyteteve dhe drejt botės, qė tė kohės sė Turqisė, duke i dhėnė edhe me emrat e familjeve, qė tė ngelen nė historik. Nė punė e sipėr mund tė lindė nevoja qė pėr njė ēėshtje tė pėrfshihet njė nyjė e veēantė, qė shtjellon njė  problematikė tė caktuar.

Pyetje: Sa kohė  mund tė duhej pėr ta pėrfunduar dhe kush mund tė merret me kėtė detyrė?

- E rėndėsishme ėshtė tė bėjmė njė historik  tė mirė, me tė dhėna e fakte tė sakta, por edhe tė shkruar bukur, qė tė lexohet me ėndje jo vetėm nga fterjotėt, por nga kushdo qė mund ta marrė. Prandaj, e quaj tė nevojshme qė mė parė t'u bėhet thirrje bashkėfshatarėve tė dėrgojnė kujtimet e tyre. Natyrisht qė do tė ketė njė redaksi, por mendoj se materialin duhet ta parashtrojė njeri, i cili tė shfrytėzojė historikun e mėparshėm, pjesė me vlerė tė botuara nė gazetėn Fterra jonė. Por redaksia mund tė porosisė  tė shkruhen pjesė tė tjera,  pėr tė cilat ndjehen zbrazėti. Historinė e shkruajnė historianėt, apo intelektualė qė kanė pėrvojė e penė. Dėshmitarėt e ngjarjeve dhe tė kohėve tė japin kujtimet. Mund  tė shkruhet edhe duke punuar shumė njerėz, secili pėr njė pjesė. Por, pėrsėri do tė punojė njė redaksi dhe  veēanėrisht njė kryeredaktor mbi to.  Puna  pėr historikun e mėparshėm dhe pėr gazetėn Fterra jonė ka treguar edhe cilėt i kanė aftėsitė mė tė spikatura pėr njė detyrė tė tillė.  Mjafton qė tė ketė predispozicionin dhe, sidomos kohėn e nevojshme pėr njė angazhim tė tillė tė rėndėsishėm.

Pyetje: Ju jeni professor dhe njohės i mirė i Fterrės. Cili do tė ishte ndihmesa juaj  pėr hartimin e kėtij historiku?

- Mendoj se mund tė shkruaj pjesė tė veēanta pėr traditat folklorike tė fshatit, pėr shkrimtarėt, ose artistėt e Fterrės, qė nuk janė pak, apo dhe ndonjė pjesė tjetėr qė do mė kėrkohej nga hartuesit. Mendoj se zakonet, qofshin tė dasmės dhe tė mortit, doket, ēėshtje tė etnografisė  etj., mirė do tė ishte,  tė zėnė njė vend tė duhur.

 Duke pėrfunduar, theksoj, edhe njė here, rėndėsinė e tė shkruarit bukur tė njė historiku tė kėndshėm. Por, sė pari, le ta nisim kėtė punė me vlerė. Na vaftė mbarė!

 

                                                                      Intervistoi: Guro  ZENELI

Nr. 33 prill 2003

Enter supporting content here