FTERRA JONE
E drejta zakonore e Laberise

HOME

TAKIM JUBILAR - 70 vjetori i z. Bardhyl Xhama
PARAILIRET - ILIRET - ARBRIT liber nga Prof.Dr. Muzafer Korkuti
SOFRA FTERIOTE
Servet Dauti - Fterre, zemra ime
Na shkruajne emigrantet
Pilotet e Fterres
E drejta zakonore e Laberise
Medalje per Alaudin Haxhiu
Ritakim i larget, ngazellyes
Zambaket e kuq te Fterres
Fjale te urta
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa

Enter subhead content here

ismeti.jpg
Prof. Dr. Ismet Elezi

 

E  DREJTA  ZAKONORE  E  LABĖRISĖ,

SHPREHJE  E MĖNĒURISĖ  POPULLORE DHE VLERAVE ETIKO-MORALE

 

- rreth librit tė prof. Ismet Elezit E drejta zakonore e Labėrisė -


 


Me librin E drejta zakonore e Labėrisė, prof. Ismet Elezi, ėshtė futur  nė thellėsi tė historisė, kur Shqipėria  nuk kishte as shtet, kur nuk kishte as ligje dhe kur, kryesisht, zonat malore, nė Jug e nė Veri, qeveriseshin nė venome, tė cilat gėzonin tė drejta tė veēanta e privilegje tė caktuara. Pikėrisht nė kėto kushte, autori, nė kėtė libėr  shpjegon se lebėrit e zgjuar, ndjenė nevojėn e gjetjes  sė asaj qė i bashkonte e i lidhte pėr tė bėrė njė jėtė normale, nė kushtet e asaj kohe, duke formuluar norma zakonore, sigurisht tė pashkruara, tė cilat i pranuan, si rregulla detyruese pėr banorėt e fshatit, madje tė gjithė krahinės.

Autori, duke  studjuar e skeduar, pėr mė shumė se 25 vjet, literaturėn qė ka pėr Labėrinė, nė arkivin e  Shtetit,    arkivin etnografik  tė Institutit  tė Kulturės Popullore dhe nė arkivin e Historisė,  duke  eksploruar  me ekspedita  mbi 10 vjet     15 fshatrat  e  Kurveleshit, si zemra e  Labėrisė, si dhe  jo pak  fshatra  tė tjera tė  kėsaj treve, ka ditur tė vjelė mendime e pėrvojė, qė nga  i Ati i tij, xha Tahsini  i  mėnēur  nė Fterrė, e gjer te normat zakonore, qė iu veshėn Papa Zhulit, qė ka jetuar nė Zhulat rreth viteve 1481, si dhe tek shartet e Idriz Sulit, njė burrė zakoni i Labėrisė jugore, nė shekullin e 19-tė, e deri te njerėz tė tjerė tė mėnēur anonimė, tė  jo pak fshatrave  tė Labėrisė. Njėherazi,me  aftėsinė  e  seleksionimit  shkencor, ka arritur  tė japė njė thesar  menēurie dhe njė pasuri tė vlerave etiko-morale, qė kanė qėnė nė bazė tė mėnyrės sė  jetesės  sė vetė Labėrisė nė  shekuj me radhe,  te cilat kanė shėrbyer dhe si njė motiv i brendshėm shpirtėror pėr tė mos iu nėnshtruar sunduesit tė huaj, motiv qė e ka bėrė Labėrinė tė jetė njė vatėr dominante nė  historinė shekullore tė Shqipėrisė.

 Pavarėsisht se prof. Elezi, nė kėtė studim, pėrfshin  kryesisht periudhėn e shekullit tė 19-tė e deri nė ēerekun e parė tė shekullit tė 20-tė,  mendimi pėrgjithėsues i tij ėshtė shtrirė nė njė kohė pa kufi, duke notuar, horizontalisht e vertikalisht, deri nė  mbetjet  e marrėdhėnieve fisnore e patriarkale e duke u pėrqėndruar  nė mbi 100 vjet tė shekullit tė 19-tė e tė fillimit tė shekullit qė sapo lam  pas. Vlerė e madhe ėshtė se, jo vetėm ėshtė i  pari autor, qė  zbuloi emėruesin e pėrbashkėt, tė pashkruar, tė mėnyrės sė jetesės, brez pas brezi e nė breza me radhė: nė Kurvelesh, Himarė - Bregdet, Lumi i  Vlorės, Rrėza e  Tepelenės  dhe nė Rrėzomėn e Delvinės, por  krahas  kėsaj  na jep dhe kulturėn e jetės  nė atė zonė e nė atė kohė, duke vėnė nė themel tė saj, atė qė  e cilėson E drejta zakonore e Labėrisė, duke gjetur dhe rrėnjėt e  kėsaj tė drejte  zakonore, nė  dy burime kryesore:  sė pari,  nė mėnēurinė  popullore e nė zgjuarsinė  natyrale    Labit,  dhe sė  dyti, nė Vlerat  etiko-morale, po tė Labit, nė  konceptin  gjeografik e historik tė Labėrisė, si krahinė e madhe.

Po cila ėshtė e ku duket kjo mėnēuri, dhe kėto vlera etiko-morale, qė  kur i lexon    ketė libėr, tė ēojnė mendimin nė njė periudhė tė thellė nė Labėri?

Vetė e drejta zakonore ėshtė produkt  i mėnēurisė sė burrave tė zakonit e lebėrve mėndjėhollė pėr tė jetuar nė normalitetin e kohės. Kjo mėnēuri  nė kėtė krahinės pėrmban  mendėsinė labe, qė duket nė mėndjen femėr e nė zgjuarsinė natyrale, si dhe nė kėshillėn e matur tė burrave tė Labėrisė, tė cilėn pleqtė e urtė e kanė treguar: nė kuvende, nė pleqėsitė e fshatit a tė krahinės, nė pjesėmarrjen aktive tė tyre, nė gjykime tė problemeve konkrete, nė vendime e nė marrėveshje tė pashkruara, ku formuloheshin sentenca, tė cilat ktheheshin nė norma tė detyrueshme nė fshat e deri nė krahinė. Burimet e kėsaj mėnēurie, autori, i ka parė, kryesisht nė marrėdhėniet  familjare e martesore, organizimin shoqėror, tė drejtėn e pronėsisė dhe tė drejtėn e trashgimnisė, si dhe nė probleme tė tjera tė jetės nė Labėri. 

Pra, themeli mbi tė cilėn  ėshtė ngritur e drejta zakonore e Labėrisė ėshtė, sė pari, mėnēuria popullore, ose e thėnė ndryshe, mendėsia labe. Dhe sė dyti, e drejta zakonore e  Labėrisė  ėshtė njėherazi  shprehje  e vlerave etiko-morale tė  vetė popullit tė Labėrisė. Kėshtu, Nderi, nė tė drejtėn zakonore tė Labėrisė, sipas kėtij studimi shkencor, ishte vlerė dhe virtyt i lartė vetiak e familjar, por dhe shoqėror, duke pasur njė kuptim tė gjėrė, e jo vetėm kur cenohej nderi familjar, por pėrfshinte dhe momentin: kur pėshtyhej, apo kur qėllohej me pėllėmbė a me shkop para tė tjerėve, kur akuzohej si gėnjeshtar a si shpifės, kur shkelte fjalėn e dhėnė, si edhe kur tradhėtonte mikun nė shtėpi apo kur i merrte armėn, e tjera.

Virtyti i nderit, shprehej nė normėn se ēdo njeri ka nderin e vet, se askush nuk mund tė preket nė nder, qė historikisht, siē shkruan autori nė kėtė libėr: ka patur njė fuqi tė pazakontė. Aqė shume ėshtė ēmuar  nderi , sa  kjo fjalė  ka hyrė dhe nė  rrėnjėn e  fjalės magjike: Faleminderit, e formuar nga ngjitja, qė nuk shqitet,  e dy fjalėve: fal+nder, me kuptim reciprok, dmth edhe unė tė falem me nderin tim ty, ashtu si dhe ti, mė falesh me  nderin tėnd mua,  semantikė qė nuk e gjėn tė paktėn as tek   latinishtja e as tek greqishtja e lashte, apo dhe nė gjuhėt e sotme: tė anglishtes e frengjishtes, tė  gjermanishtes e italishtes, apo tė rusishtes, pa e parė mė tej nė gjuhė tė tjera. (Krahasoni, ju lutem, pėr njė ēast nė mėndjen tuaj etimologjinė semantike tė fjalės: faleminderit, me: thanks, merci, danke, grazie, spasiva). Aqė shumė e ka ēmuar kėtė virtyt ky popull, sa qė, dhe urimin mė tė preferuar ka patur:shėndet e nder! dhe betimin me te forte,pėr nder, apo fjalėn e nderit, gjė qė shprehej dhe nė sentencėn: Mė mirė i vdekur e me nder, se sa i gjallė e pa nder.

Prandaj autori, konkludon se: Nderi dhe dinjiteti personal pėr malėsorėt, nė Veri e nė Jug, kudo ku jeton e banon shqiptari, ėshtė mbi tė gjitha ndėr vlerat mė tė larta shoqėrore. Kėto veti psiqike, nėnvizon prof. Ismet Elezi, e dallojnė atė nga popujt e tjerė (f. 33). Edhe pėr Jani Vreton, siē citon prof. Elezi: nderi ėshtė mė e vyera gjė. Prandaj, dhe nė Labėri, sipas tė drejtės zakonore, nė kėtė krahinė, nderi ka qėnė  kėrkesė themelore pėr tė zbatuar, nė ēdo rast, drejtėsinė pėr tė gjitha problemet a ēėshtjet qė i kanė dalė labit nė jetėn e tij, ėshtė balanca kryesore e vlerėsimit tė njeriut.

Me nderin ėshtė lidhur ngushtėsisht dhe ndjesia e tė Drejtės, e shprehur nė formulimin: imja-imja, jotja-totja. Drejtėsinė labi nuk e ka pritur tia siguronin tė tjerėt, por e ka ndertuar atė sipas normės zakonore pėr tė qėnė zot i vetes e i pronės dhe pėr tė patur liri, nder, dinjitet, krenari, tė cilat nuk i donte  tė cenuara, por tė plota e tė sakta.

Po me nderin e lidh autori, dhe  virtytin e burrėrisė, tė fjalės sė dhėnė, tė, besa-besė , besa e burrit-pesha e gurit, burri kur jep fjalėn, ther djalėn, apo burrė ėshtė ai qė fal,, duke ēmuar kėshtu jetėn e njeriut. I tillė ėshtė dhe virtyti i mikpritjes, qė ka lidhje tė brendėshme psikologjike, gjithashtu me nderin e njeriut.

Duke shtjelluar kėto virtyte, ku ėshtė bazuar e drejta zakonorė e Labėrisė, Autori,  nenvizon se kėto vlera, si bie fjala, besėn, mbajtjen e fjalės sė dhėnė, Labėria e njeh tė paktėn qė nga besėlidhja, e lidhur nė Progonat, nė 1846, kur besa ėshtė shfaqur dhe si njė institut juridik i tė drejtės zakonore tė Labėrisė. Ndėrsa Mikpritjen, prof. Ēabej, e cilėson si  zakon i shenjtė i shqiptarit, Kadareja, thote se shqiptari e ka  nderuar  mikun, si hyjni dhe Naimi qė shkruan: Njeriu, qė ėshtė i uruar, mikun, e pret krahapur dhe e pėrcjell tė gėzuar, qė nė  tė drejtėn zakonore tė Labėrisė normohet: nderi, i bėhet mikut,  prof. Elezi e cilėson mikpritjen, si virtyt i ēmuar.      

Por, menēuria labe, konkludon prof. Elezi, tė drejtėn zakonore tė Labėrisė, herė pas here, e ka reformuar e zhvilluar, sepse normat zakonore nuk janė tipar biologjik i njeriut, por shprehje e rrethanave tė caktuara. Prandaj dhe Labėria, duke mos i qėndruar statik a fanatik pandryshueshmėrisė sė normave e zakoneve tradicionale, ka ditur tė zbut ashpėrsinė e tyre, nė pėrshtatje me progresin ekonomik e shoqėror, jo vetėm tė Labėrisė, por dhe tė gjithė Shqipėrisė.  Kjo sepse, burrat e kėsaj treve kanė qėnė, jo vetėm, siē i pėrshkruajnė vite mė parė, kronikanė tė huaj, kreshnikė tė rreptė e luftėtarė trima, por prof. Elezi argumenton se ajo(Labėria) ėshtė shquar dhe pėr njerėz tė urtė e tė mėnēur, krijues e interpretues, por dhe zbatues tė mirėnjohur tė  sė drejtės zakonore. (f. 31.)  Pėr kėtė dėshmojnė 6 kuvėnde tė burrave tė zakonit, qė nga  1846 e deri nė 1928, tė cilėt,(burrat e zakonit), konsideroheshin qė tė gjithė burra 400 drehem.

 Gjithashtu, nė kėtė vepėr  sqarohet idea se normat zakonore ruhen pėr aqė kohė sa nuk ekziston nė praktikė e drejta zyrtare-pozitive, pra, ligji dhe  shteti, duke ruajtur ato tė drejta zakonore e vlera etiko-morale, qė nuk vijnė nė kundėrshtim me zhvillimin e shoqėrisė nė rrugėn e lirisė e tė civilizimit qytetar.    

Pra, e drejta zakonore, duke qėnė shprehje e mėnēurisė

popullore dhe e vlerave etiko-morale tė vetė popullit tė kėsaj ane, ėshtė njėherazi dhe shprehje e ndjenjės sė lirisė e tė drejtės, tė identitetit krahinor e kulturor tė  arbėrit e tė Arbėrisė, siē ėshtė emėrtuar kjo krahinė pėr shekuj me radhė.

Ky konkluzion argumenton se Labėria, ėshtė jo vetėm treva e  trimėrsė, por njėherazi dhe treva e mėnēurisė, sepse trimėrinė pėr lirinė e vendit, historikisht, e kane nxitur  tė mėnēurit, njerėzit e udhės sė diturisė. Prandaj, trimat janė vėnė nė ballė tė  luftės, pavarėsisht se frytet e saj, kryesisht, i kanė pėrfituar politikanėt. Kėshtu, nė njerėn anė, menēuria ka frymėzuar trimėrinė, nga ana tjetėr, trimėria ka sjellė lirinė, e cila pėrsėri, ka zhvilluar diturinė.

Pėr zgjidhjen e konfliktit me pushtuesit, mėnēuria e dituria nė Labėri,  ka ngritur mė kėmbė trimėrinė, pėr tė fituar lirinė, nderin e dinjitetin dhe  pėr tė jetuar i sigurtė nė trojet e veta. Ndėrsa, konfliktet e mosmarrėveshjet brenda vetes, nė fshat e krahinė, kjo trevė nuk i ka zgjidhur, me anėn e forcės e tė dhunės, por me anėn e mėnēurisė popullore dhe diturisė intelektuale tė kohės. Ky mesazh, qė vjen deri nė ditėt tona, na kėshillon, aq mė tepėr nė kushtet e demokracisė pluraliste e tė globalizmit ndėrkombėtar, qė, zgjidhjen e problematikės aktuale, qė nga familja e deri   nė shkallė vendi, ashtu si dhe marrėdhėniet pozite/opozitė, dhe ato ndėrkombėtare, ti zgjidhim vetėm me fjalėn e menēur e me mjetet e kulturės demokratike.

 Nė pėrfundim, mund tė konkludohet, se, prof .Ismet Elezi, duke bashkuar menēurinė popullore me dijen e tij intelektuale, na ka dhėnė njė vepėr me vlerė historike, kulturore e juridike, jo vetėm pėr Labėrinė, por dhe pėr kulturėn e dijen juridike shqiptare.

 

                                                                                            Guro ZENELI

Nr. 33 prill 2003

Enter supporting content here