Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Xhevdet Braho

remzi.jpg

   

NJĖ JETĖ - ME KORREKTESĖ

 Pėr ēdo fterjot mund tė shkruash diēka. Se ēdo fterjot ka njė jetė. Dhe jeta e fterjotit ka ngjarje, ka histori. Edhe Remziu ėshtė njė nga kėta fterjotė, qė ka njė jetė me veprimtari nė Fterrė dhe jashtė saj, nė luftė e nė paqe, nė kohė tė mirė e nė kohė tė keqe, nė jetė ushtarake e nė jetė civile. Dhe kudo e kurdo, tė 60 vjetėt e jetės i jetoi dhe i pėrballoi me nder e dinjitet. Nė fėmini pati njė jetė tė vėshtirė. Nėna e tij, Saliheja apo Shileja, siē i thėrriste Fterra, besimtare te Zoti, pati nje jetė modeste, por bujare, qė populli ia tha nė vargje: O moj nėna Salihe,/As na bėn nga njė kafe,/ Kush shkoi e ti si dhe,/ O Shileja, melaqe. Kushtet e detyruan tė birin e saj, Remziun, tė merrte rrugėn pėr nė Vlorė, se ky qytet me histori tė madhe, si vatėr dominante nė trimėrinė e gjithė Shqipėrisė, ka tėrhequr gjithnjė, edhe fterjotėt dhe pėr tė jetuar e punuar, dhe pėr tė luftuar e mėsuar. Madje, fterjotėt, dhe shpėtimin e tyre nga andartėt grekė, ne vitet mė tė vėshtira 1913-1914, kur gratė e Kurveleshit me foshja nė dorė, ulėr moj e mjerė, ulėr moj e gjorė, e kėrkuan dhe e gjetėn nė Vlorė. E pikėrisht, kėtu, nė kėto vite e gjer nė 1923, Remziu, biri i Brahos dhe Shilesė, punoi, dhe si ēirak, dhe si kamarjer. Pastaj u fut nė polici. Pėr njė kohė shėrbeu nė Tiranė, nė roje tė Parlamentit shqiptar. Kėtu, iu dha rasti tė njohė dhe Avni Rustemin. Ishte nė shėrbim, kur nė shkallėt e Parlamentit u bė atentat kundėr Ahmet Zogut, nga Beqir Valeri, qė u iku nėpėr duar rojeve.

Remziu, si dhe vėllai i tij, Xhevdeti, qė dhe u plagos nė kėtė luftė, mbėshtetėn Luftėn e Vlorės, ku morėn pjesė 48 burra fterjotė me komandant, O Xhafer Shehu me nam. Edhe si xhandar pėr disa vjet shėrbeu me korrektesė. Prilli i 1939-tės e gjeti nė detyrėn e postkomandantit nė Peqin, i cili mė 7 prill, bashkė me xhandarė tė tjerė shkuan nė Durrės me idenė pėr tė rezistuar ndaj pushtuesit fashist, ku jo larg tyre, mėsuan se u vra Mujo Ulqinaku. Nė ato vite, ndihmoi nė Peqin dhe pėr daljen nga burgu fashist tė Miladin Popoviēit, ashtu siē ndihmoi pėr tė nxjėrrė dhe nga burgu nė Lushnjė tė aktivitėve te Lėvizjes. Pikėrisht, nė atė kohė, kur ishte me punė nė zonėn e Elbasanit, futi nė shkollėn normale edhe Taren, vėllanė e vogėl, edhe djalin e tij tė madh Raitin e bijėn, Faten, nė fillore. Ndaj dhe tė tre u bėnė mėsuesa, madje me emer, se Sezaiu mė vonė u bė mjek, u bė profesor. Meraku mė i madh ishte Fatja, se i kishte ngele vajzė e vetme, se motra e saj Refija, nga njė apandesit, kishte vdekur nė moshėn 16 vjeē, qė i kishte helmuar zemrėn dhe babait dhe nėnės. Ndaj, kur Abedini ishte prezantuar me Faten nėpėrmjet Balkėzit, nė shtėpi tėk Remziu shkoi Azis Mehmeti. Remziu i bėri vetėm njė pyetje: unė e flė mėndjen, po tia jap vajzėn atij djali?

- Po bėre kėtė, Remzi, nuk do tė tė dhėmbė koka kurrė. Abedini ėshtė aqė i zoti, sa dhe juve Brahajve do tu mbajė mbi kokė.  

Aty nga viti 1942 braktisi xhandarmėrinė dhe u kthye nė vėndlindje ku u inkuadrua nė ēetėn e Fterrės, duke u lidhur me lėvizjen antifashiste. Dhe pėr aktivitetin e tij patriotik  ėshtė dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor tė Republikės sė Shqipėrisė me medaljen e Ēlirimit.

Ndjeu respektin e gjirokastritėve, kur punoi nė  intendencė, nė komandėn e Qarkut dhe nė Konispol si nėnkomandant i zonės. Me punė fitoi dhe gradėn e marshallit(kapterit). Por shėndeti nuk i priu. Ndaj, pėr arsye shėndetėsorė, u lirua dhe u kthye nė Fterrė, ku e priste me merak bullė Hatemja e mirė, gruaja bujare dhe zėmėrbardhė e tij, duke pėrfituar dhe pensionin pėrkatės.U bė mire, ndaj pėrsėri nisi punė, por kėtė radhė, si nėpunės pushteti i Kurveleshit, me qėndėr nė Kuē, duke u shėrbyer dhe fterjotėve. 

Por shėndeti pėrsėri e ngacmoi. Njė plagė e herėshme, nė gishtin e kėmbės sė ngrirė nė dėborė, nė vitet e vėshtira tė Luftės, iu khtye nė kanceroze. E ēoi Safet Memi tek doktorr Shiroka. I prenė dhe kėmbėn. Por metastazat iu shtrinė nė rrėzėn e kofshės. Dhe pa mbushur ende tė 60-tat ndėrroi jetė, duke lėnė pas emrin e njeriut qė nuk njohu as sherrin, qė nuk prishi as gojėn, qė u soll mirė mė tė gjithė, qė bėri mirė sa mundi, duke parė kryesisht punėt e hallet nė familjen e vet.

                                                                                                                        Guro  ZENELI.

 

 

-

.

.

.

"Fterra jone" E mail: axhama@abissnet.com.al