FTERRA JONE
SOFRA FTERIOTE

HOME

Njohuri per Fterren
Njohuri per arsimin
Patriotizmi
Njerez te dijes
Fterra - Identiteti yne
Popullisa - Ekonomia
Mendime per gazeten
Numri i Ri i gazetes "Fterra jone"
TAKIM JUBILAR - 70 vjetori i z. Bardhyl Xhama
PARAILIRET - ILIRET - ARBRIT liber nga Prof.Dr. Muzafer Korkuti
SOFRA FTERIOTE
Nexhat Dauti
Burrat e Fterre
Daro Dhule
Rruga e Fterres
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa
Fjale te urta
Ngushellime

Enter subhead content here

piknik34.jpg
Ne piknikun e 25 majit 2003, duke folur Dilaver Shkurti

SOFRA FTERIOTE NĖ TAKIMIN E VITIT

 

Takimi i pėrvitshėm i fterjotėve tė dielėn e fundit  tė muajit maj tek kodrat e Liqenit artificial tė Tiranės, tashmė ėshtė kthyer nė njė traditė me vlera. Pėr kėtė takim, dy-tri ditė mė parė pati njė merak: do tė ndėrpritej shiu apo mos vallė do tė na prishte festėn tonė?

Zoti dhe moti u treguan bujarė. Nga ora 09.00 e deri 15.00 koha u hap. Dielli ngrohu natyrėn, tokėn dhe shpirtin e fterjotėve.

1.

Qė nė orėn nėntė e gjysėm, tek vendi i takimit,erdhėn fterjotėt e parė. Ishin fterjotėt qė banojnė nė Durrės. Mė I madhi nė moshė ėshtė Serjan Dhuli, i dashur, i dhimsur, i  respektuar me nostalgji tė veēantė pėr Fterren dhe fterjotėt. Grupe-grupe vijnė fterjotėt e Tiranės.

             Takohen fterjotėt si vėllai me vėllanė.Pėrqafohen.., bisedojnė me njeri-tjetrin.  Gėzimi dhe kenaqėsia  lexohen lehtėsisht nė sytė dhe buzėqeshjet e tyre. Kalojnė momente   mbresėlėnėse. Ndodhte,qė takoheshin e pėrqafoheshin me njėri- tjetrin edhe nga dy herė. Dhe pastaj qeshnin sepse e kuptonin qė e kishin nga malli.

Ishte njė takim me pjesėmarje tė gjėrė,  nga  breza e grupmosha tė ndryshme.

Nga Fterra kishte ardhur Hasan Mehmeti, birbili I kėngės fterjote. Nga Saranda erdhėn mė shumė. Ishte Siran Brinja, Merqes Zeneli, sė bashku me djalin e tij Almirin, Gėzim Dusha, Plotim Dauti, Lulzim Shkurti, Xhelil Mehmeti, Dėfrim Dauti, Eduart Maēi etj. Nga Vlora kishte ardhur Vjollca Kofina. Nga Durrėsi, Serjani, Bukuria, Perlati, Alfredi e Blerina Dhuli, e cila jeton e punon ne Itali. Si per ēdo takim nuk mungoi Gjuzideja, qė kėsaj radhe kishte ardhur sė bashku me djalin, Klementin, i cili ka ardhur pėr disa dite pushimi nga Italia.. Nga Durrėsi erdhėn dhe Sihat Zhupa me Kafazen, e cila ėshtė vėrtet njė nga nuset, qė ka dashuri e respekt  pėr Fterrėn. .

Nga fterjotėt e Tiranės erdhėn shumė. Na gezoi  ardhja e Safet Memit, profesor Ismet Elezit, Samiut e Sadete Kofina, Beje Zhupa, Selim Avreci, Bajram Sadikaj, Elma Gjoni, Naxhi Zhupa etj. Ja dhe  brezi tjeter,si Elham Gjoni, Lisbona Shkurti, Ilir Bezhani me nusen, Elisabetėn dhe me vajzat, Yzedin Dhuli, Servet Dauti familjarisht, Vendim Dauti, Bejazit Mehmeti, Fatos e Meridjana Bezhani, Pranvera Elezi me vajzat etj. etj. Nuk mund tė mos pėrmėndim brezin mė tė ri, atė tė mė tė vegjėlve,  pasardhėsit e fterjotėve qė do tė ruajnė kėtė traditė tė bukur. I dhanė freski e gjallėri kėtij takimi fėmijėt, niprit dhe mbesat fterjot, me lodrat e cicėrimat e tyre, si Rodi, Blerta e Rezart Kurupi, nipi i Lisbones, Eldi Pasko etj.

        2.

Pėrshėndetjen e mirseardhjes nė kėtė takim e bėri Dilaver Shkurti, qė uroi  tė pranishmit nė takim.Uroi dhe terjotėt qė nuk kishin mundur tė vinin,por dhe ata qė jetojnė e punojnė jasht atdheut, kudo nėpėr botė. Dha edhe "sihariqin"  pėr rikthimin e rrugės Kotė-Kuē-Fterrė-Borsh nė rrugė nacionale, siē ka qėnė para vitit 1996, kur u bė njė ndryshim i pa drejtė.

Gjithashtu Dilaveri,  bėri edhe prezantimin dhe shprehu kėnaqėsinė  pėr dy librat e reja me autor fterjot, qė   kanė dalur nė qarkullim. Libri i parė ėshtė ai i z.Bajram Sadikaj, Zambaket e kuq tė Fterrės, ku ėshtė dhėnė  jeta, lufta dhe trimėria e gjashtė dėshmorėve tė Fterrės. Libri i dytė ėshtė i.Servet Dauti,  Fterrė Zemėra Ime, me vjersha pėr Fterrėn.

Profesor Ismet Elezi, pasi pėrshėndeti dhe falenderoi tė pranishmit,  si dhe botuesit e gazetės Fterra Jonė, theksoi dhe domosdoshmėrinė e rishkrimit tė historikut, por edhe nevojėn e ribėrjes sė muzeut te Fterres, i cili u dėmtua rėndė   nė vitet e tranzicionit nga individė tė papėrgjegjėshėm. -Pėr kėtė- ,nėnvizoi profesor Elezi,- janė tė lutur tė gjithė fterjotėt kudo qė janė, qė tė kontribuojnė  e ndihmojnė pėr ribėrjen e muzeut,si dhe pėr tė dhėnė mendime, kujtime, apo sende me vlerė historike, pse jo dhe pėr njė kontribut modest financiar sipas mundėsive tė secilit.

Gjithashtu, Prof.Ismeti trajtoi edhe problemin e ruajtjes sė  traditave tė mira qė kanė patur e kanė fterjotėt, tė trashėguara brez pas brezi. Konkretisht  pėrmendi zakonin e mirė pėr tju gjendur njėri tjetrit nė raste hidhėrimi. Por organizimi i ceremonive te tepėruara jashte traditės sonė,  si dreka pėr tė tretat, tė shtatat, te dyzetat e pėr ēdo vit, nuk ka qėnė nė traditėn dhe zakonet  e tė parėve  tanė, as nė Fterrė e as qytetet, apo vendbanimet e tjera tė fterjotėve. Ky ėshtė njė zakon i huazuar. E mira ėshtė qė ne tė mos imitojmė tė tjerėt. Ne duhet te ruajme traditat tona, tė cilat i kemi shumė tė mira. Kur organizohen ceremoni tė tilla, nė njė farė mėnyre bėhen edhe imponuese e detyruese pėr tė tjerėt dhe kjo lidhet edhe me mundėsitė ekonomike tė secilit prej nesh. Kėtu tė mos keqkuptohemi, ne e trajtojmė si problem zakonor, por nuk detyrojme e nuk imponojmė asnjė pėr tė vepruar sipas dėshirės dhe mundėsive tė tij ekonomike.. Pra, ne e kemi si mendim e sugjerim, por secili mund tė veprojė sipas dėshirės e mundėsive qė ka.

              pranishmit nė kėtė takim, mirėpritėn dhe miratuan sugjerimin qė bėri prof. Ismeti.

Pėrshėndeti dhe vjershėtori Servet Dauti. Gjithashtu u kėnduan dhe kėngė nga  Blerta Kurupi, vajza  e Hankes dhe Beniaminit.

3.

U mblodhėn, sipas traditės, nė sofrėn nė natyrė sepse i erdhi radha drekės. Ashtu grupe-grupe nė formė rrethore, filluan tė urojnė: gėzuar!, duke uruar njeri-tjetrin.

Nė sofrėn e familjes Xhama, me Bardhylin ne krye, nuk mungonin, jo vetėm rakia e Fterrės, por edhe mishi i pjekur, byrekėt e gjithēka kishin pėrgatitur me kujdes nikoqiret, Feraseti e Haxhua.Tonin e humorit ia jepte Leka, i pėrmalluar jo vetėm pėr kushurinjtė  e tij , por pėr tė gjithė fterjotėt, i vlerėson dhe i do shumė.

Nė sofrėn e familjes Dauti, uruan Servetin per librin e tij, duke i hedhur ndonjė romuz pėr ca vjersha me temė dashurie.  Hasani, Agroni dhe Vera me vajzat e tyre,ja shtojnė mė shumė bukurinė trapezit.

Nė sofrėn e familjes Zeneli, Merqezi nuk mund tė rrijė pa ngritur  mirėsi pėr gjithe zenelajt dhe miqėsine e tyre. Mė tė rinjtė e kėsat "tavoline", Valdeti dhe Almiri, janė bukuria dhe lezeti midis tyre.

            Njerėz tė thjeshtė, tė dashur, tė qeshur e tė gėzuar, tė afrohen dhe tė detyrojnė qė tė vuash, qoft nga pka raki, qoftė me gatimet, me tė cilat kanė ardhur nė piknik.

E kėshtu me radhė, vijnė trapezet e tjerė  tė mbushur plot me tė mira e me gėzim njerėzor. I tillė ėshtė trapezi i Korkute, i  Kurupe, i  .te gjithėve.

Urimi I tė gjithėve ėshtė:Kėshtu i paēim gjithmonė sofrėn fterjote! .

4.

             Pasi kaluam tre-katėr orė sė bashku, erdhi momenti i ndarjes dhe largimit nga pikniku. Fterjotėt pėrsėri  pėrqafohen  me urimin e premtimin pėr tu takuar pėrsėri.

Vitin tjetėr, nė tė dielėn e fundit tė muajit Maj 2004, do tė vijmė  kėtu nga ku po ndahemi.

Por, kujtojmė, se nė vitin 2004, kemi Takimin e madh ne fund-gusht ose fillim-shtator, pas 5 vjetėsh tė festės sė Fterrės sonė, nė Ixuar tek burimi.

U takofshim gėzuar nė Vendlinfjen tonė, nė Ixuar tek Burimi, mundėsisht, tė gjithė fterjotėt nga  do ku  janė..

Realizofshim  deshirat e Fterrės!

                                                                                                                            Feksor   SHKURTI

 

Enter supporting content here