F T E R R A

Arsimi dhe kultura

Home
Gazeta "Fterra jone" Nr. 81 shkurt 2013
Njohuri per Fterren
Arsimi dhe kultura
Njerez te dijes
Patriotizmi
Fterra - Identiteti yne
Ekonomia
Gazeta "Fterra jone"
G- 79 - tetor 2012
Nr. 78-maj 2012
Nr. 77 shkurt 2012
Vjersha
Fjale te urta
Fjale te rralla
Bejte te vjetra
Na shkruajne vizitoret
Videoclip
Nėnėmadhe Fterra (Poeme nga V. Mato)
Fterrė, portė midis malesh (Poemė nga Lefter Ēipa)
Kontaktoni me ne
Telefona

NJOHURI TE SHKURTRA PER ARSIM DHE KULTUREN

Pėr arsimin shiko tek “Njohuri tė pėrgjithshme. Kėtu janė disa  shkrime tė shkurtra me karakter historik botuar nė gazetėn “Fterra jonė”  dhe botime tė tjera.

SHKOLLA E PARĖ SHQIPE

 

Nė fund tė tetorit tė vitit 1916 u ēel nė Fterrė shkolla e parė shqipe me rreth 20 nxėnės tė moshės 7-12 vjeē. Midis tyre bashkėkohėsit kujtojnė Qazim Gjoni, Lame Xhama, Fero Gjoni, Himet Maēi, Neshat Brinja, Muharrem Korkuti, Sherif Dusha, Arif Mita, Qerim Avreci, Gani Maēi, Bastri Dauti, Tefik Hizmo, Beqo Hizmo, Vait Malo, Nedim Bezhani etj. Mėsues i parė u bė Selim Gjonika, qė kishte mbaruar medresenė e Janinės.

Pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė fshat ndihmuan veēanėrisht Tahsin Elezi, Remzi Braho, Iljaz Busha, Mato Dusha e tė tjerė, tė cilėt punuan pėr ti bindur prindėrit qė tė dėrgonin fėmijėt pėr tė mėsuar dhe ndėrtuan disa orendi tė thjeshta shkollore.

            Pėr ecurinė e shkollės pėrmes vėshtirėsish dhe kujtime tė ish nxėnėsve do tė shkruajmė nė numrat e ardhshėm.

 

                                                                                Bardhyl Xhama,

Nr.1 maj, 1997

 

ARSIMI NĖ FTERRĖ NĖ VITET 20

EDHE VAJZAT NĖ SHKOLLĖ

 

            Nė vitin 1925, duke parė kushtet e vėshtira tė mėsimit, banorėt e Fterrės ndėrtuan godinėn e re tė shkollės. Nė inspektimin qė u bė nga Jani Minga, thuhejse shkolla e Fterrės si godinė ėshtė e mirė, po e palotėsuar me orendi dhe kėshtu mėsimet jepen nė xhami. Ndėrsa nė vitin 1926 nxėnėsit filluan mėsim nė godinėn e re me dy dhoma. Nė pasqyrėn qė jėpėt pėr klasat e nxėnėsit pėr vitin shkollor 1926-1927 vihet re njė dukuri e re: Pėr herė tė parė nė bankat e shkollės janė ulur dhe vajzat. Ky ishte njė sukses i madh po tė kihet parasysh fanatizmi i asaj kohe. Statistikat tregojnė se nė tre klasa tė hapura, nė 39 nxėnės, 16 janė vajza qė vazhdonin klasėn e parė.

            Klasat mė tė larta, nxėnėsit e Fterrės, tė etur pėr tė mėsuar, i vazhdonin nė Kuē e nė Borsh, duke bėrė ēdo ditė 4-5 orė rrugė, duke mbajtur nė torbėn e librave edhe pak bukė misri me djathė e me qepė. Ėshtė koha kur nė Fterrė, qė nga viti 1922, punon i pėrkushtuar mėsuesi i palodhur dhe dritėdhėnės Neim Zani, pėr tė cilin do tė shkruajmė numrin tjeter.

 

                                                  Bardhyl Xhama

Nr.2 korrik, 1997

shkollavjeter.jpg

SHKOLLA ME SAKRIFICA

 

            Qė nė thellėsi tė dhjteėvjeēarėve fteriotėt janė shquar pėr dėshirėn qė brezat e rinj tė arsimohen, tė bėhen tė shkolluar e tė ditur.

            Shembėlli i tė parėve si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Ali Xhama nė shekullin e kaluar, i Omer Korkutitm Hivzi Bezhanit, Jaho Matos, Fetah Zanit nė fillimin e kėtij qindėvjeēari, tė normalistėve Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Hiqmet Dusha, Safet Kofina, Hiqmet Shehu, Shefki Mita, Tare Braho e shumė tė tjerėve qysh para ēlirimit, u ndoq nga qindra djem e vajza, tė cilėt vazhduan me sukses shkollat e ndryshme tė vendit.

            Dihet mirė varfėria e fshatit tonė me rreth 100 shtėpi, por pėr arsimin ai nuk ka kursyer kurrė. Vazhdimi i shkollave ėshtė bėrė me sakrifica tė mėdha. Dhe pėr kėtė shembujt janė tė shumtė. Mė tė herėshmit i kryen shkollat nė kurbet, edhe pse familjet e tyre i lanė nė varfėri. Disa nga ata qė kryen normalet e Elbasanit tė rrėnqethin me tregimet e tyre. Nga Fterra niseshin nė kėmbė, ose mė fatlumėt me mushka, pėr tė arritur rrugė e pa rrugė deri nė Elbasan. Mė kėmbė dhe me njė copė bukė nė ēantė  kanė shkuar dhjetra nxėnės nga Fterra nė Kuē, Ēorraj e Borsh pėr tė mbaruar arsimin 8-vjeēar. Jakupi, Rakipi, Besimi e shumė tė tjerė i mbajnė mend mirė udhėtimet e gjata nėpėr male pėr tė arritur nė konviktin e Gjirokastrės ose pėr tu kthyer nė fshat, ngaqė nuk pėrballonin dot shpenzimet e udhėtimit. Janė me dhjetra fshatarė qė shtėrngonin rrypin, sshisnin edhe ndonjė bagėti pėr tė mbajtur fėmijėt nė shkollė.

            Dhe kėto sakrifica e shumė tė tjera dhanė frytet e tyre. Sot nga fshati numėrohen mbi 250 kuadro me arsim tė lartė, mbi 350 me arsim tė mesėm, me dhjetra kuadro mbajnė tituj e grada shkencore, mbi 100 janė mėsues qė punojnė an e kėnd atdheut.

            Ky ėshtė njė shembėll i vyer qė u jepet fėmijve tanė tė sotėm qė tė ndjekin rrugėn e diturisė. Kjo ėshtė njė thirrje dhe pėr shkollėn 8-vjeēare tė Fterrės qė tė eci nė gjurmėt ebrezave tė shkuar, sepse kushtet tani nuk u mungojnė.

 

                                                                                        Bardhyl XHAMA

Nr.4 tetor, 1997

ĒELET SHKOLLA 8-VJEĒARE NĖ FTERRĖ

 

            Sivjet, mė 1 shtator, mbushen plot 30 vjet qė kur ēeli dyert shkolla tetėvjeēare e Fterrės. Deri nė kėtė kohė fėmijėt e fshatit e vazhdonin shkollėn 8-vjeēare nė Ēorraj.

            Fillimisht u hap klasa e pestė me 22 nxėnės, nga tė cilat 12 ishin vajza. Mėsimet kjo klasė i zhvilloi nė shtėpinė e Faro Shehes dhe  si mėsuese punoi Difo Lona, e cila ishte e detyruar tė zhvillonte tė gjitha lėndėt. Klasat e tjera, e gjashta, e shtata dhe e teta vazhdonin mėsimet nė Ēorraj, nga varej dhe shkolla e re e Fterrės, qė ēeli vetėm klasėn e pestė.

            Nė kėtė periudhė populli i Fterrės iu pėrvesh punės pėr ndėrtimin e shkollės sė re. Me punė vullnetare kanė kontribuar tė gjithė fteriotėt, por ėshtė shquar nė mėnyrė tė veēantė kryetari i kėshillit tė asaj kohe, i palodhuri Hamza Mehmeti. Ndihmesė tė veēantė ka dhėnė dhe Safet Memi qė nė atė kohė punonte mjek nė Borsh. Pėr sjelljen e materialeve tė ndėrtimit pėr shkollėn, si hekur, ēimento, dėrrasa, gėlqere etj. janė treguar tė papėrtuar, duke punuar jashtė orarit, shoferėt Avni Shkurti, Nexhip Dauti, Musa Maēi, Irfan Brinja etj.

            Kėshtu qė fteriotėt, bashkė me ēeljen e klasės sė pestė, si bazė pėr tetėvjeēaren, filluan dhe ndėrtimin e shkollės se re njėherazi, qė e mbaruan nė vitin 1970, vit nė tė cilin u hapėn tė gjitha klasat e shkollės tetėvjeēare dhe nxėnėsit e Fterrės i vazhduan mėsimet qė nga viti 1970 nė fshatin e tyre.

                                                                       Pėrgatiti  Bardhyl Xhama

                                         sipas tė dhėnave tė historikut tė arsimit tė fshatit

Nr. 9 gusht, 1998

KUR SHKONIM NĖ SHKOLLĖ NĖ KUĒ...

 

Nė Fterrėn tonė qė mė 1916 u ēel shkolla e parė nė gjuhėn shqipe, por ajo deri vonė kishte vetėm 3, 4 dhe 5 klasė tė fillores dhe jo klsasa tė unikės, apo shkollė 7-8 vjeēare. Por dashuria pėr arsim e kulturė te bijtė e kėtij fshati ka qėnė gjithmonė e madhe. Ndaj djemt e vajzat e Fterrės shkuan atje ku ishte shkolla. Mė afėr ishte shkolla 7-8 vjeēare nė Kuē. Dhe pikėrisht nė Kuē qė nga viti 1947 e deri nė vitin 1960 ne vazhduam arsimimin nė 7-vjeēaren. Pjesa mė e madhe e nxėnėsve,  pasi mbaronin shkollėn fillore tė Fterrės, shkonin nė Kuē. Kėshtu, nė vitin shkollor 1947-1948, ne disa djem fare tė rinj u regjistruam dhe filluam shkollėn unike nė Kuē. Njė pjesė iku nė Tiranė,, nė Vlorė e gjetkė.

            Nė shtator tė kėtij viti u mbushėn 50 vjet qė Ahmeti, Hulusiu, Qaniu, Muharremi, Kanani, unė e disa tė tjerė dhe nė vijim nė vitet pasardhės Lulja, Nazja, Pestrova, Ilfani, Pullumbi dhe shumė tė tjerė e filluan dhe e mbaruan kėtė shkollė.. Madje disa mbasi mabruan shkollėn e lartė u kthyen nė kėtė shkollė si mėsues, e disa edhe si drejtorė tė saj. Tė vazhdoje shkollėn nė Kuē nuk ishte e lehtė, jo vetėn se duhej bėrė 12 km rrugė kryesisht nė kėmbė, por vėshtirėsitė e motit e bėnin edhe mė tė rėndė. Ndaj nuk ishte e lehtė, se duhej tė pėrballonim e tė zgjidhnim edhe problemet e jetės. Fillimisht shkonim e ktheheshim brenda ditės nga Fterra nė Kuē, por shpejt njė gjė e tillė u bė e pamundur. Dimri e bėntė tė parealizueshme. Edhe mėsimet po shtoheshin. Duhej mė shumė kohė pėr pėrgatitje. Ndaj u detyruam tė gjenim dhomė fjetje nė Kuē. Na ndihmoi drejtori i kėsaj shkolle, Lame Xhama. Fillimisht u sistemuam nė njė dhomė tė madhe pėrdhese te shkollės. Nė vitet pasardhėse ndėrruam disa shtėpi

            Nė shkollė, pranė nesh, u sistemuan edhe disa mėsues tė ardhur nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Patosi et. Nė shumė drejtime jetėn e bėnim kolektive, gjė qė na miqėsoi e na afroi mė shumė me njėri-tjetrin. Nė Fterrė, si rregull, shkonim dy herė nė javė pėr tu ndėrruar e pėr tu furnizuar me bukė e ushqime. Rrugėn e benim nė kėmbe, por kishte dhe raste me makinė. Ishin makina e Nexhipit dhe makina e Avniut.

            Nė dhomėn e shkollės jetonim sipas mundėsive tė secilit, disa me krevate tė improvizuar, disa pėrdhe, disa me dyshekė me lesh e disa me kashtė. Pėr ndriēim natėn pėrdornim kandil me vajguri. Nė kėtė pikė ishim tė barabartė. Meqėnese dhoma ishte mė dysheme dėrrase, pėr tė ndezur zjarr pėr ngrohje e sidomos pėr tė gatuar, pėrshtatėm njė karrocė dore druri, tė cilėn e mbathėm me baltė dhe si vatėr shtruam pllaka shtufi. Gatuanim kryesisht fasule, por edhe makarona, trahana etj. , edhe bashkėrisht, por edhe veē e veē.

            Nė netėt e dimrit tė vitit 1948-1949, pasi kishim bėrė detyrat, kėrciste muhabeti pėr shtatė palė qejfe. Nė shomėn tonė vinte herė pas here drejtor Lamja, qė i flisnim zoti drejtor. Ai interesohej pėr ne pėr tė gjitha, pėr hallet dhe pėr mėsimet. I lironim njė vend pranė karrocės sė zjarrit dhe atje, ashtu lirshėm, bisedonim sikur tė ishim moshatarė. Na shpjegonte edhe mėsimet, sepse kishte sedėr qė ne fteriotėt tė ishim mė tė mirėt nė mėsime e nė sjellje, tė ishim mė tė edukuar e tė dalloheshim nga tė tjerėt.  Xha Lames i qeshte fytyra. Na dukej idhull. Vishej elegant, flokėt i mbantė tė shkurtėra, kishte edhe dhėmbė tė veshur me flori, ēka i jepnin dhe mė shumė lezet fytyrės sė tij. Pėrvoja profesionale i jepte mundėsi tė ulej nė nivelin tonė e tė na pshoniste mendjen. Na jepte kėshilla tė vlefshme qė na kanė vlejtur shumė nė formimin tonė tė mėvonshėm. Si drejtor ishte i rreptė. Kėrkonte shumė si ndaj nxėnėsve edhe ndaj mėsuesve. Ishte i drejtė. Neve tė gjithė e respektonim.

            Mė vonė shkolla e Kuēit u mbush me fteriotė, dhe me nxėnės dhe me mėsues. Edhe shkolla, por edhe fshati Kuē, u bėnė shkollė pėr ne.

                          

                                                                 Rexho KURUPI

Nr.11 dhjetor, 1998

NORMALISTĖT E FTERRĖS RREZATUAN ARSIM E KULTURĖ NĖPĖR SHQIPĖRI

 

                Dėshira e fteriotėve pėr arsim e dituri ėshtė e hershme. Ajo u pa mė qartė nė shekullin e shkuar, kur disa nga bashkėfshatarėt tanė mbaruan shkolla tė larta e tė mesme jashtė vendit, kryesisht nė Turqi e Greqi.

            Por dita e bardhė pėr arsimin erdhi nė tetor 1916, kur nė fshat u ēel shkolla e parė shqipe. Qė nga ky vit mori rrugė shkollimi i mbarė i fėmijėve fteriotė, rrugė qė pati ngjitje gjatė gjithė kėtij shekulli, qė po mbyllet kėtė vit.

            Pasioni pėr dije dhe pėr profesionin e nderuar tė mėsuesit nxiti shumė fteriotė, qysh para Ēlirimit, qė tė bėnin tė pamundurėn pėr tė vazhduar e mbaruar Normalen e Elbasanit, njė nga shkollat mė tė famshme tė asaj kohe.

            Edhe pse nė gjendje tejet tė vėshtirė ekonomike, ndėr tė parėt qė mbaruan Normalen qenė Xhevdet Kofina e Lame xhama. Nė gjurmėt e tyre ecėn Hiqmet Shehu,Safet Kofina, Hiqmet Dusha,Tare Braho,Shefki Mita,Turhan Mato etj.

Disa tė tjerė, si Dilaver Shkurti, Rait  Braho, Sadik Mehmeti e ndonjė tjetėr, filluan shkollėn Normale, por pėr shkak tė luftės nuk e pėrfunduan dot atė.

            Kėta intelektualė,tė pa- jisur me arsimin e kulturėn mė tė mirė tė kohės, me shembullin e tyre tė lavdėrueshėm rrezatuan dituri jo vetėm nė vend-lindje, por kudo ku punuan e jetuan nėpėr Shqipėri. Prandaj shumė prej tyre mbajnė tituj tė lartė si Mėsues i Popullit e Mėsues i Merituar, ndėrsa Hiqmet Dusha e Turhan Mato u flijuan pėr ēlirimin e Atdheut.

            Kur na ndajnė vetėm pak ditė nga festa e 7 Marsit, Ditės sė Mėsuesit, ne i kujtojmė me respekt tė thellė ish-normalistėt tanė, qė vunė gurthemeli nė arsimin shqiptar, por pėrshėndesim dhe urojmė, gjithashtu, tė mbi 100 mėsuesit e pedagogėt fteriotė, qė sot punojnė anekėnd Atdheut.

                  

                                                          Bardhyl Xhama

                                                         Mėsues i Merituar

Nr.12 shkurt, 1999

shkolla1942.jpg
Nxenesit e shkolles se Fterres me mesuesit Hiqmet Dusha e Mihal Kopali ne vitin shkollor 1942-1943

KUJTIME NGA NJE FOTOGRAFI E RRALLE

             Kujtimet e fėmijėrisė lenė gjurmė tė pashlyera. Po ato ridalin e freskohen kur shikon ndonjė fotografi tė kohės. Kėshtu mė ndodhi dhe mua me fotografinė e nxėnėsve tė shkollės sė fshatit, e bėrė nė fillimet e viteve 40, e qė tani e kemi tė gjithė si kujtim nga Muzafer Korkuti, qė e shumfishoi dhe e shpėrndau para disa vjetėsh te tė gjithė shokėt.

            Ja, shikojeni fotografinė. Ėshtė bėrė para gati 60 vjetėve! Nuk e di nga kush. Shikojeni e njihni veten tuaj e tė afėrmit ju qė tani jeni tė moshuar e pensionistė. Shikoni dhe ju mė tė rinjtė prindėrit e ju nxėnėsit e shkollave gjyshėrit dhe gjyshet tuaja. Shikoni aty, nė krye. Janė mėsuesit e nderuar Hiqmet Dusha e Mihal Kopali. Ti kujtojmė e ti nderojmė me respekt. Po pa vėreni edhe nė rreshtin e parė. Besoj do tė jenė tė rrallė ata qė do ti njohin

ēunakėt mė tė rinj tė shkollės Besim Elezi, Agron Xhama, Muzafer Korkuti, Gėzim Dusha e tė tjerė. Shikoni dhe rreshtin e dytė, ku radhiten disa vajza, dhe nė rreshtin e tretė dhe mė lart. Ndėrmjet tyre dallojmė Gjuzide Korkuti, Tefta Kofina,..

            Po nuk janė pak qė ti pėrmendim tė gjithė, se bėhen 64 nxėnės, tė klasave e moshave tė ndryshme, tė etur pėr tė mėsuar, me ndjenjėn e patriotizmit nė zemėr, me dashurinė pėr atdheun.

            Ėshtė mėsues Hiqmeti, nė radhė tė parė, qė e shndėrroi kėtė shkollė nė njė vatėr tė qėndresės antifashiste, qė mė 28 Nėntor 1942 organizoi me nxėnėsit shkeljen e flamurit fashist dhe ngritjen e flamurit tonė kombėtar, ja, me kėta nxėnės qė shihni nė fotografi.

            Me dhjetra prej tyre vazhduan shkollat e larta, deri universitete e shkolla jashtė shtetit. Sot janė tė nderuar nė profesionin e tyre, me tituj e grada tė larta shkencore. E, megjithatė, tė gjithė sė bashku, kujtojmė me respekt mėsuesit e asaj kohe, Hiqmet Dusha e Mihal Kopali, nderojmė kujtimin e atyre shokėve e shoqeve qė tashti nuk janė mė, kujtojmė prindėrit tanė arsimdashės dhe na mbushet zemra me krenari pėr fshatin tonė tė bukur, qė e ka patur dhe e ka nė gjak mėsimin e diturinė, trimėrinė e bujarinė.

            Me kėtė rast, duke qenė nė prag tė vitit tė ri shkollor, urojmė mėsuesit e nxėnėsit e fshatit, si dhe mėsuesit e nxėnėsit fteriotė kudo qė janė, qė ta fillojnė mbarė e ta mbyllin me sukses edhe kėtė vit shkollor. Qoftė i mbarė nė gjithė jetėn e punėn e fteriotėve e tė gjithė shqiptarėve, brenda e jashtė kufijve shtetėrorė.

                                                                                                                   Bardhyl Xhama

Nr.15  - gusht, 1999

New Page 1

FTERRA  RREZATON  ARSIM  E  DITURI

- Mbajtur nė takimin nė Fterrė, 28 gusht 2004

            Nuk ka asnjė dyshim se fillesat e arsimimit nė fshat duhet t’i kėrkojmė nė shekuj, derisa dukumenti i parė i shkruar vėrteton se qysh nė vitin 1431 fshati kishte 12 hane, ndėrsa 152 vjet mė vonė nė Fterrė numėroheshin 60 shtėpi. Nuk do tė pėrqėndrohem as nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, kur  Isa Hizmo kryente detyrėn e dekanit nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e deri te Hoxhė Bezhani me medalje tė artė universitare e shumė tė tjerė rrezatonin dituri e arsim edhe ne Perandorinė e Turqisė.

            Po le tė pėrqėndrohemi pak te ēelja e shkollės sė pare shqipe nė fshatin tonė.

            Tė dhėnat tregojne se  mėsimi i shqipes ka filluar nė vitet e para tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė e mbase dhe mė heret. Se dihet qė Abetarja u soll fillimisht  nė Fterrė rreth vitit 1905 nga Hasan Hizmoja, ndėrsa nė vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke  nė xhami, u mėsonte fterjotėve edhe gjuhen shqipe.

            Selim Gjonika, nismėtari i shkollės sė parė shqipe nė Fterrė,, nuk u mjaftua me mbarimin e Medresesė sė Janinės, por mbaroi edhe njė kurs disamujor pėr mėsues, qė t’u shėrbente mė mire bashkėfshatarėve. Lufta e kohės dhe shpėrngulja nė masė e fterjotėve  nga andartėt grėkė qė shkretuan fshatin, e vonuan ēeljen e shkollės.

            Dhe ja, erdhi tetori i vitit 1916. Burri i ndershėm , patriot e me dituri Selim Gjonika, me bujarinė e njeriut tė Perėndisė dhe mirėsinė e fterjotit, u tregua i gatshėm jo vetėm tė jepte mėsim gratis pėr bijtė e fshatit, por dhuroi dhe njė mjedis tė shtėpisė sė tij pėr zhvillimin e mėsimit.

            Janė tė shumta dhe fatmirėsisht tė shkruara mbresat e ish-nxėnėsve tė parė tė shkollės pėr ditėn e parė tė ēeljes sė saj e pėr mėsuesin e tyre tė adhuruar.

            “ Dita e sotme, - tha mėsues Selimi, - ėshtė e bardhė e plot hare dhe do tė mbetet e paharruar, si njė ditė e madhe dhe e shquar”. Pas afėr 90 vjetėsh, tė mbledhur sot kėtu nė Fterrėn tonė, ne i japim plotėsisht tė drejtė mėsuesit tė parė tė shkollės sonė shqipe, se ajo qe, mbeti e do tė mbetet nė breza njė ditė e bardhė, e madhe dhe e shquar.

            Le tė kujtojme se rreth tė 20 nxėnėsit , tė etur pėr dije, ēka tregon traditė mė tė lashtė, u ulėn kėmbėkryq mbi postiqe, pa libra, pa fletore e orendi shkollore. Por mėsues Selimi, pas organizimit tė njė ceremonie te thjeshtė me bashkėfshatarėt e rritur e tė vegjel, me mjete rrethanore, u mėsoi fėmijėve qysh ditėn e parė shkronjėn A-tė shtypit e tė dorės dhe numrat 1 e 2. Ja, kėtej nisi udha e diturisė pėr fterriotėt, qysh atė ditėn e parė nė tetorin e gjashtėmbedhjetės, qysh orėt e para tė mėsimit. Ishte kjo fillesė e thjeshtė e simbolike nė njė dhomė shtėpie, qė do tė linte mbresa tė pashlyeshme nė zhvillimin e arsimit  pėr fterjotėt. Janė rikujtuar e shkruar fjalėt e tij para njerėzve: “Merrni dije pėr tė nderuar veten, familjen e fshatin tonė tė lashtė.

Dhe, me tė vėrtetė, kėshtu ndodhi me bijtė e bijat e Fterrės gjatė rrjedhės sė viteve, duke ardhur deri nė ditėn e sotme.

            Mė 1922 fillon punėn nė shkollėn e Fterrės i paharruari Neim Zani, mėsuesi ynė i respektuar, qė mėsoi dhe edukoi breza tė tėrė fterjotėsh. Ata pėrbėjnė armatėn e madhe tė njerėzve tė ditur, qė rrezatojnė arsim nė gjithė vendin e me gjerė. Mendoj e vlerėsoj se, krahas nismėtarit Selim Gjonika, mėsues Neimi ka meritėn mė tė madhe nė historinė e arsimimit tė bijve e bijave tė fshatit. Ai punoi me pėrkushtim njė jetė tė tėrė, pėr t’u dhėnė njohuritė bazė nxėnėsve tė etur pėr dije. Shkrimi i fterjotėve ruan edhe sot e kėsaj dite atė bukuri e korrektėsi qė kishte mėsues Neimi.

I rreptė, i drejtė, kėrkues, serioz e fjalėprerė, bujar nga shpirti, i pastėr nga ndėrgjegjja, kėmbėngulės pėr tė dhėnė mėsim cilėsor, me paraqitje burrėrore e veshje intelektuali, qė fjala i zinte vend jo vetėm te nxėnėsit por dhe te bashkėfshtarėt, qė tė respektonte e kėrkonte ta respektoje, qė nuk falte lehtė gabimet e sidomos fajet nė mėsim, ja, i tillė ka mbetur e do tė mbetet nė mendjen time e tė nxėnėsve tė tij Neim Zani, ky burrė i shquar i arsimit fterjot, i nderuar nga fshati, i nderuar edhe nga shteti me dekorata tė larta.

            Dhe rruga e arsimit nė Fterrė pėrparon vit pas viti. Mė 1925 ndėrtohet shkolla e re fillore dhe mė 1926 nė tė ulen 39 nxėnės, nga tė cilėt, pėr herė tė parė, dhe 16 vajza. Pra, nisi dhe pėr to, nė formė tė organizuar, arsimimi aq i dėshiruar, i mbetur vetėm nė dėshirė nga pengesat e fanatizmit tė kohės. Tashmė, rruga e shkollės qe e ēelur pėr tė gjithė. Djemtė  vazhdonin shkollat dhe mė lartė, nė Kuē e nė Borsh, por u arrit qė deri nė Ēlirim rreth 20 fterjotė  tė mbaronin edhe shkollat e mesme, midis tyre rreth 15 vetė vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė pėr kohėn ishte Universiteti i Mėsuesisė. Nga ky “Universitet” dolėn  dhe Mėsuesit e Popullit, bij tė Fterrės sonė, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.

Edhe pas pushtimit fashist e nė vitet e Luftės shkolla e Fterrės  nuk i ndėrpreu plotėsisht mėsimet. Nė kėtė periudhė shkėlqeu si meteor  mėsuesi Hiqmet Dusha, emrin e tė cilit mban sot shkolla. Si intelektual i formuar, me njė vizion tė qartė pėr luftėn e tė ardhmen e vendit, ai jo vetėm i mėsoi, por dhe i edukoi nxėnėsit me mdjenja tė larta patriotike. Shembulli mė i lartė qe, padyshim, pjesėmarrja nė luftėn e madhe pėr ēlirim dhe dhėnia e jetės nė ballin e betejės. Kontributi i tij pėr fshatin e pėr shkollėn nuk do tė harrohen kurrė. Ai ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjithmonė nė mendjen tonė si njė pishtar i pashuar pėr dituri e pėr                                                                     

            Pas luftės Nacionalēlirimtare e nė vazhdim shkolla e Fterrės njohu rritje sasiore e cilėsore. Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė me motivacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”.

         Tashmė, nė kushte tė reja, hapen njėra pas tjetrės klasat e tetėvjeēares nė fshat, ndėrtohet shkolla e re me 16 dhoma mėsimi dhe me pajisje e orendi tė nevojshme. Numri i nxėnėsve dhe i mėsuesve rritet nga viti nė vit. Kanė meritė shumė mėsues, fteriotė e tė zonave tė tjera. Por  vlerėsim tė vaēantė meriton mėsuesja Dilfigjare Lona, qė ka punuar nė Fterrė rreth 20 vjet si mėsuese, me pėrkushtim, me dashuri e respekt pėr nxėnėsit e prinderit, me aftėsi pedagogjike e dashuri prindėrore pėr fėmijėt. Respekt tė vaēantė kemi pėr Stavri Dhramin, qė ka punuar e drejtuar me pėrkushtim e me arritje tė mira mbi njė dhjetėvjeēar nė shkollė, respekt edhe pėr tė shoqen, bijėn e Fterrės Burbuqen, qė kam bindjen se ėshtė kampione jo vetėm pėr sasinė e viteve, por dhe pėr arritjet si mėsuse e drejtuese e shkollės pėr njė kohė tė gjatė. Respekt e nderim edhe pėr mėsuesit e huaj e tė fshatit qė kanė punuar nė vite apo punojnė nė shkollėn e Fterrės.

Por, vitet e fundit, sidomos  kėtė dhjetėvjeēar, pėr shkak tė emigrimeve tė shumta tė fterjotėve, duhet tė pranojmė se shkolla ėshtė zvogėluar shumė, aq sa  trembemi tė pėrmendim shifra. Numri i tė gjithė nxėnėsve tani nuk ėshtė as sa ishin nxėnėsit e parė nė tetorin e vitit 1916! Thirrja ėshtė: Tė mos e braktisim fshatin, tė mundohemi ta ndėrtojmė edhe kėtu jetėn sa mė mirė, siē e kanė ndėrtuar nė tė vėrtetė njė pjesė e mirė e fterjotėve.

           Dhe, sė fundi, po jo nga rėndėsia, dua tė them disa fjalė dhe pėr kontributin e fterjotėve nė zhvillimin e arsimit shqiptar. Pėr kėtė flasin dhe shifrat. Ne kemi tė regjistruar deri tani emrat e mbi 120 fterjotėve qė kanė mbaruar shkollat  pėr mėsues, rreth gjysmat janė femra. Por edhe  mė shumė duhet tė jenė. Dhe nė kėtė shifėr nuk pėrfshihen mjekė, inxhinierė, ekonomistė, oficerė etj., qė kanė dhėnė apo japin mėsim nė shkolla tė mesme e tė larta si specialistė tė lendėve pėrkatėse. Nga lista e mėsuesve kemi Mėsues tė Popullit e tė Merituar, kemi professorė e doktorė shkencash, kemi drejtues tė shkollave, pedagogė, dekanė, kemi artistė e shkrimtarė, kemi studiues e shkencėtarė. Pra, fterjotėt nuk janė mjaftuar vetėm me detyrėn e mėsimdhėnėsit tė thjeshtė, por janė rritur nė nivel vazhdimisht, duke u pėrfshirė nė shumė fusha tė shkencės, tė diturisė e tė kulturės. Dhe nė kėtė drejtim mund tė themi me plot gojėn se kontributi i tyre pėr vendin tonė ka qenė e ėshtė i ēmuar.

Qindra fterjotė tė tjerė, me arsim tė mesėm e tė lartė nė degė tė tjera tė shkencės e tė dijes, kanė dhėnė e japin ndihmesė tė vyer nė pėrparimin e vendit, kanė rrezatuar arsim e dituri nė nė ēdo detyrė qė kanė kryer e kryejnė, duke punuar me ndershmėri e pėrkushtim.

           Respekt e nderim pėr bijtė e bijat e ditura tė fshatit tonė, qė ia kanė ngritur mė lart emrin Fterrės dhe fterjotėve!

            Fterrė, 28 gusht 2004.

                                                                                    Bardhyl  XHAMA

                                                                                    Mėsues i Merituar

                                   

Nr. 40 – gusht  2004

 

Enter supporting content here