F T E R R A

Ekonomia

Home
Gazeta "Fterra jone" Nr. 81 shkurt 2013
Njohuri per Fterren
Arsimi dhe kultura
Njerez te dijes
Patriotizmi
Fterra - Identiteti yne
Ekonomia
Gazeta "Fterra jone"
G- 79 - tetor 2012
Nr. 78-maj 2012
Nr. 77 shkurt 2012
Vjersha
Fjale te urta
Fjale te rralla
Bejte te vjetra
Na shkruajne vizitoret
Videoclip
Nėnėmadhe Fterra (Poeme nga V. Mato)
Fterrė, portė midis malesh (Poemė nga Lefter Ēipa)
Kontaktoni me ne
Telefona

rexhokurupi.jpg
Ing. Rexho Kurupi

PASURITĖ NATYRORE TĖ FTERRĖS

 

            Fterra nė territorin e saj ka pasurģ jo tė pakta tė nėntokės e tė mbitokės, tė cilat nė lidhje e bashkėveprim me njėra-tjetrėn, me klimėn, me relievin, me pozicionin gjeografik e tė tjera, u japin mundėsi vendasve ti shfrytėzojnė pėr rritjen e mirėqėnies sė tyre. Tė tilla pasuri janė:

            Burimet nėntokėsore tė ujrave, minerali i forforiteve, tė dolomiteve, tė shtresave bituminoze vanadmbajtėse si dhe shkėmbinjtė gėlqerorė e zhavoret e varréve si lėndė tė para ndėrtimi.

            Tė gjitha kėto pasuri janė tė lidhura me fenomene gjeologjike, formimi i tė cilave ėshtė bėrė nė disa qindra milionė vjetė. Nė Fterrė dalin formacione tė Triasit, tė Jurės, tė Kretės, tė Paleogenit etj. Brenda kėtyre formacioneve gjenden pasuritė e nėntokės tė cilat po i renditim si mė poshtė:

Ujrat nėntokėsorė qė dalin nga gėlqerorėt janė njė pasuri e pa ēmuar qė i japin qė i japin jetė e gjallėri fshatit. Burimet e Fterrės, tė mbledhura sė bashku, japin njė debit mbi 1000 litra ujė nė sekondė. Pėrbėrja kimike nė kripra tė ndryshme minerale e temperatura e ulėt, i a rritin mė tepėr vlerat jo vetėm pėr pėrdorimin e deritanishėm, por krijon mundėsi edhe pėr industrializimin dhe tregtimin e tij.

            Minerali i fosforoteve, qėdel nė horizontin gjeologjik tė kretakut tė sipėrm nė malin e Fterrės (nė Vlade deri nė Kroin e Mollės) ėshtė zbuluar me punime gjeologjike sipėrfaqėsore e nėntokėsore, duke pėrcaktuar disa milionė tonė rezerva, por mė njė cilėsi tė ulėt. Nė kėto horizonte, sipas studimeve gjeologo-minerare dhe ekonomike, janė kufizuar disa shtresa me cilėsi mė tė lartė. Pėr kėtė arsye perspektiva pėr kėtė mineral mbetet e hapur.

            Dolomitet e Fterrės janė nė sasira tė mėdha dhe me cilėsi 18-20 pėrqind Mgo. Dolomitet gjejnė pėrdorim si lėndė ndėrtimi si dhe nė metalurgji. Ky lloj minerali dallohet me vėshtirėsi nga guri gėlqeror.

            4. Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masovė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto shiste (petėza tė qymyr gurit tė cilat mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit).Pėrmbajtja e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qėnė se rezervat gjeologjike janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studjuar), tani pėr tani mbeten pa vlera praktike.

5. Nė kuptimin gjeologjikė edhe shkėmbinjtė gėlqerorė janė pasuri, por meqėnėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.

            II. Pasuritė e mbitokės janė sa tė shumta aq edhe tė rėndėsishme. Pyjet dhe shkurret qė mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Fterrės i japin atij veē bukurisė, jetė e gjallėri, i pastrojnė ajrin sa qė me tė drejtė mund tė quhen mushkėria  e tij. Ato mbajnė tokėn nga gėrryerjet, ruajnė, strehojnė dhe ushqejnė qėniet e gjalla si insektet, shpendėt, kafshėt e egra e tė buta, tė cilat ruajnė ekuilibrin nė natyrė.

            Fterra ka klimė karakteristike mesdhetare, rrjedhojė e sė cilės e bėn nga fshatrat e rralla nė Shqipėri me gjelbėrim gjithėvjetor dhe me njė shumėllojshmėri pemėsh e drurėsh frutorė e jo frutorė. Ėshtė vėshtirė tė gjesh nė Shqipėri cmarten, sqinėn, prrallin, hilqen, mėreten si dhe shkurre tė tjera dhe barishte aromatike dhe eterovajore qė kanė vlera mjekėsore dhe industiale. Pėrshtypja ime ėshtė se ato po shfrytėzohen nė mėnyrė jo racionale, si p.sh. mbledhja e ēaajit e rigonit, e lisrės, etj. Jo vetėm kaq, por disa individė pa menduar dėmet qė i bėjnė natyrės sė fshatit, vėnė zjarre duke shkretuar sipėrfaqe tė tėra me drurė e shkurre.

            Me kėtė rast dėshiroj tiu kujtoj bashkėfshatarėve tė mi se tė parėt tanė i kanė ruajtur me zakon pyjet, tipik ėshtė pylli i Koritave i ruajtur shumė mirė.

 

                                                                                Ing. Rexho KURUPI

Nr.2 korrik, 1997

islamzhupa.jpg

SIPĖRFAQJA  - KLIMA - RRESHJET NĖ FTERRĖ

 

 

SIPĖRFAQJA

 

            Zona e Fterrės shtrihet nė rreth 4100 ha sipėrfaqe, 2500 ha janė me aktivitet ekonomik. 1600 ha shtrihen nė luginėn e Galishtit. Tokė e kultivuar ėshtė vetėm 200 ha, qė ndodhet nė brendėsi tė fshatit. Ndėrsa sipėrfaqa truall ėshtė rreth 30-40 ha. 2500 ha ėshtė e pyllėzuar me shkurre e pyje me gjelbėrim gjithėvjetor dhe me pemtari.

 

KLIMA

            Klima ėshtė e butė, me ekuilibėr tė lagėshtirės, freskisė dhe temperaturės jo shumė tė lartė nė verė e me mikrozona dalluese te veēanta. Zotėrojnė erėrėt nga jugu me shpejtėsi mesatare 3-5 m/se. Nė mesditė haset puhia tokėsore.

            Temperaturat mesatare vjetore lėkunden nė 12-15 grade C, nė dimėr 8-9 gradė C qė zbret deri nė 3-4 gradė C. Korriku arrin deri 20 gradė C, maksimalja 30 gradė C.

 

RRESHJET

 

            Rreshjet arrijnė mesatarisht 1800 mm shi nė vit. Nė zonat e majave te maleve deri 2000 mm. Nė muajin mė tė thatė arrin deri 20 mm. Rreshjet maksimale ne 24 orė arrijnė deri nė 60 mm shi. Dėbora bie rrallė deri nė disa centimetra e zgjat disa orė e deri 1-2 ditė. Nė majat e maleve arrin 40-50 cm, nė zona tė veēanta edhe mė tepėr.

 

BURIMET KRYESORE...

 

Kushtet hidrometereologjike, topografike e gjeologjike kanė bėrė tė mundur sasira tė mėdha ujrash qė dalin nė formė burimesh. Nė sipėrfaqen prej 25oo ha rrjedhin rreth 20-25 milione m3 ujė ose rreth 0,6-07 m3/sek. Nė njė front prej 7-8 km. Burimet kryesore tė fshatit janė: Ngurrėza, Gjezhdanica, Ixori. Nė luginėn e fshatit janė burimet e Gurrės, tė Vidhezės dhe burime nė formė krojesh me prurje tė vogla. Nė Ngurrėz burojnė rreth 20 l/sek. Nė Ngurrėzėn 2 rreth 250 l/sek., nga burimi i Gjezhdanicės 500-600 l/sek. Burimi i Ixorit nxjerr 40 l/sek.

            Relievi rreth kuotave 120 m deri 350-400 m pėrbėhet nga formacione flishe (shtuf), ndėrsa formacionet kryesore mbi kėto kuota pėrbėhen prej gėlqerorėve masivė. Kontakti i flisheve me gėlqerorėt, bėn qė ujrat tė priten e tė dalin nė formė burimesh nė sipėrfaqen e tokės. Ka depozitime tė mėdha ujore nė Ngurrėz dhe nė Ixuar, por njė pjesė e mirė dredhon e del poshtė nė Gjezhdanicė dhe nė Dukhila.

Burimet e fshatit kanė njė sipėrfaqe ujėmbledhėse nė rreth 6-7 km2, nga ku duhet tė dalin rreth 0,2-0,4 m3/sek, por dalin mė tepėr. Kontribuon nė kėto burime dhe lugina verore e Galishtit.

            Studimet kimike dhe bakteriologjike tregojnė se ujėrat e Fterrės kanė tregues shumė tė mirė pėr tu pirė dhe nė krahėsim me burimet e Bistricės, Tatėzatit, Kuēit e Smokthinės, janė ujra tė pastra, kanė pėrmbajtje mineralisimi tė Ca, Mg dhe HCO3 etj. qė nuk kalojnė 0,24 gr/lit. Veēanėrisht uji i Ngurrėzės ėshtė mė i mirė. Ujrat e Fterrės fortėsinė e kanė 8, ndėrsa temperaturėn 11,6° C. Studjues tė huaj parashikojnė tė pėrdorin burimet e Bistricės pėr pirje duke e pėrzier me ujrat e burimeve tė Fterrės.

 

...DHE VLERAT UJORE TĖ FSHATIT

 

Deri tani janė shfrytėzuar pėr tė pirė, pėr bujqėsinė e blegtorinė, fare pak pėr ujė komunal e industrial, pėr mullinj bloje dhe dėstila. Mė 1956 me ujrat e Icorit u ndėrtua hidroēentrali nė Fterrė me fuqi 25 kė/orė dhe prodhim vjetor 50.000 kė qė funksionoi pėr 20 vjet derisa u ndėrtua linja e tensionit tė lartė.

            Pėr ujitje gjatė verės mund tė pėrdoren deri 250 l/sek. Pėr tė pirė deri 10 l/sek deri pėr 5000 banorė. Rrjeti i ujėsjellėsit ka nevojė tė rikonstruktohet, se ka mbi 20 vjet qė ėshtė ndėrtuar. Uji tjetėr mund tė shfrytėzohet pėr qėllime tė tjera. Nga ujrat qė bashkohen tek Ara e Maēe, nė  Lumė, mund tė pėrfitohet njė energji elektrike rreth 10 milionė kė nė vit. Njė hidrocentral i tillė ėshtė me leverdi.

            Ujėt e Fterrės mund tė gazohet. Pastėrtia dhe pėrbėrja e ujit, afėrsia nga Borshi dhe Bregdeti janė kushte tė favorshme pėr gazimin dhe tregtimin e tij, pse jo dhe eksportin. Ndoshta do ti vijė koha.

            Kushtet klimaterike dhe bukuritė qė gėzon Bėrda, si pikė dominuese, mund tė ndėrtohet njė pikė ose fshat turistik ku shfrytėzohen tė mirat e malit e tė detit. Investimi kėrkon bashkėpinim me tė huajt.

                                                                                     Ing. Islam ZHUPA

Nr.3 shtator, 1997

zacemalo.jpg

BLEGTORIA SEKTORI JETIK I EKONOMISĖ FAMILJARE

 

            Ftteriotėt janė shquar edhe si njerės tė apasionuar pas blegtorisė qė nė kohėn e lashtė dhe e kanė pasuruar brez pas brezi pėrvojėn duke mbajtur bashkė me kėrrabėn edhe fyellin e dashur tė ēobanit. Kėtė traditė e kanė diktuar vetė kushtet e terrenit tė thyer, me pak tokė tė punueshme, me kullota tė mira alpine si dhe me klimė tė tipit mesdhetar qė e favorizojnė zhvillimin e blegtorisė.

            Tradicionalisht, zor se mund tė gjesh ndonjė shtėpi qė tė mos ketė mbajtur ndonjė manar apo njė tufėz dele e dhi. Nisur nga interesi fitimprurės i kėtij sektori jetik, disa familje kanė qėne vendosur jashtė fshatit. Nė tė katėr anėt e fshatit dėgjohej zilja, kėmbora dhe cula e ēobanit, nga Ēerrica, Lugu i Thellė, Gjishtirja, Lumi, Langadha, Hunda e Drerit, Rrėmulla, Gurra, Gjozeniku, Galishti i Poshtėm, Sheshi i Madh, Vidheza, Kreta, Arqia e deri nė kufi me Tatzatin.

            Sipas gojdhėnės sė tė moēmve, Haskajt kanė pasur shumė bagėti. Tregojnė se kur ata bėnė 1000 kokė bagėti, ra bobla si njė sihariq pėr fshatin. Tradita blegtorale kanė Dhulajt, Mėngulajt, Zhupajt, Gjonajt, etj. Kėto familje pėrpara kolektivizimit kanė qėnė si tė thuash ēelnika e fshatit.

            Nga barinjtė ėshtė preferuar delja dhe dhia e vendit pėrshtatur nė shekuj me kushtet ekonomike tė terrenit. Delja e vendit me trup tė vogėl, robust, me peshė tė gjallė 25-30 kg., me thundėr tė fortė, rezistente, ka drejtim ekonomik tė trefishtė, qumėsht, mish, lesh. Jep mesatarisht 40 kg qumėsht tė mjelė nė vit, 1-2 qingja si dhe 1-1,5 kg lesh tė ashpėr. Qumėshti, djathi dhe sidomos mishi i bagėtive tona shquhet jo vetėm pėr vlerat e larta ushqimore, por edhe pėr shijen e veēantė. Megjithėse leshi cilėsisht jo shumė i mirė, ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ekonominė familjare tė bashkėfshatarėve. Amvisat duararta kanė  tjerrė lesh dhe me fillin kanė thurrur me argali qylimat hajmali, sa tė bukur aqa edhe komodė, me tė cilat janė zbukuruar odat e miqve, sikurse velėnxat, flokatet, sherqet, kostumet, trikot, ēorapet, dysheqet, jastėkėt, apo ēiltetė e buta qė ishin baza e veshėmbathjes tė banorėve tė fshatit.

            Pėr nevojat e ekonomisė familjare fterioti ka mbajtur edhe gjedhėt, por kėta kanė shėrbyer mė tepėr pėr tė prodhuar qetė e punės pėr tė punuar arat dhe me pak pėr prodhimin e qumėshtit apo tė mishit. Kanė mbajtur edhe njėthundrakė, ku janė dalluar mushkat e forta, rezistente edhe ekonomike.

            Larmia e florės shumė e pasur ka bėrė tė mbarėshtrohej edhe bleta me mjaltin e saj shumė tė shijshėm dhe cilėsor. Krahas djathit aq tė preferuar nė Pazarin e Delvinės, veēanėrisht i Galishtit, mjalti i Fterrės radhitet ndėr mė tė mirėt e vendit, pėr nga vlera ushqimore dhe dietike. Jo mė kot nė Fterrė thonė: Gjeja e gjallė tė mban gjallė.

            Fterioti ka siguruar jetesėn normale nė sajė tė kombinimit tė blegtorisė me pemtarinė, me ullishtet, perimet, pataten, dhe diēka mė pak me drithrat e bukės. Ky kombinim ushqimor i dominuar nga produktet blegtorale, me vlera tė larta biologjike, tė pėrvijuara me frutat dhe perimet e shijshme me vitamina dhe lėndė minerale, si duket kanė dhėnė ndikim pozitiv nė zhvillimin normal tė gjithė brezave. Ėshtė kjo arsyeja qė shumė dashamirės tanė, me humor, i quajnė fteriotėt si izrailitėt e Sarandės.

 

BAZA USHQIMORE

 

            Baza e tė ushqyerit tė kafshėve pėr kushtet e fshati tonė, edhe nė tė ardhmen do ta pėrbėjnė kullotat nė natyrė dhe vetėm si suplementare do tė pėrdoren ushqimet e koncentruara, bari i thatė, etj. Kullota mund tė organizohet nė mėnyrė mė racionale, duke e ndarė atė nė parcela tė veēanta, ose duke e drejtuar me shkop. Kullotat mė tė mira rezervohen pėr delet plleja, pėr qėngjat e kecat si dhe pėr adamazėt para ndėrzimit. Gjatė periudhės sė dimrit, krahas kullotės natyrore, kėshillohet, sipas mundėsive, pėrdorimi i kulturave foragjere tė mbjella, kryesisht hasėllet, Pėr ēdo dele rekomandohet njė sipėrfaqe 300-500 m2 hasėlle tė zhvilluara. Gjithashtu, fermeri-blegtor pėr tė pasur rezultate tė mira, ėshtė e udhės tė pėrdoren 150-200 gr koncentratė dhe 0,5 kg bar tė thatė nė ditė pėr ēdo dele.

            Kjo normė ėshtė e vlefshme edhe pėr dhinė e gjorė, pėr tė cilėn nė mėnyrė tė padrejtė ėshtė adoptuar njė shprehje popullore ku di dhia ēėshtė tagjia!

            Duhet bėrė kujdes qė tė mos harrohet dhe neglizhohet edhe dhėnia e pėrditėshme e 10-15 gram kripė gjelle/krerė, duke hequr dorė nga dhėnia e saj me fushata.

 

PĖRMIRĖSIMI RRACOR DHE

 

            Pėr pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė cilėsive prodhuese dhe riprodhuese tė kafshėve, krahas tė ushqyerit e strehimit, ka rėndėsi tė veantė zgjedhja e damazėve, qė do tė pėrdoren pėr ndėrzim. Ata zgjidhen nga eksteriori ( pamja e jashtme), qė tė jenė individėt mė tė zhvilluar ndėr moshatarėt e tyre, pa cene dhe difekte trupore, me tipare tė rregullta dhe harmonike. Gjithashtu, ata zgjidhen edhe nga prejardhja, apo solji mė i mirė, me prodhimtarinė dhe peshėn trupore mė tė lartė, mbi aftėsinė trashėguese pėr tu transmetuar pasardhėsve cilėsitė e mira tė tij. Ai dash ose cjap, qėngjat dhe kecat e tė cilit do tė kenė tregues tė zhvillimit trupor dhe tė prodhimtarisė sė lartė nė krahėsim me nėnat e tyre, konsiderohet pėrmirėsues absolut. Pra, kėtu zbatohet parimi I miri mė tė mirin jep mė tė mirin. Por blegtorėt gjatė zgjedhjes sė ēifteve nuk duhet tė lejojnė rėnien nė bashkėgjakėsi tė ngushtė gjate ndėrzimit, sepse ky ėshtė njė fenomen me pasoja negative.

 

KONTROLLI E PROFILAKSIA VETERINARE.

 

            Problemi i kontrollit dhe profilaksisė veterinare kundėr sėmundjeve tė ndryshme infektive, parazitare, helmimeve, lidhet me mbrojtjen e shėndetit tė njerėzve nga shumė sėmundje tė pėrbashkėta qė kalojnė nga kafshėt e sėmura tek njeriu, ose siē quhet ndryshe zoonoza.

            Pėr tė parambrojtur nga disa sėmundje tė rrezikshme si plasja, melitenca, tuberkulozi, enerotoksemia, agalaksia, paratifua, pseudopesti, difteriovariola, etj. ėshtė e domosdoshme qė fermeri-glegtor tė lidhet dhe tė kėshillohet me shėrbimin veteriner, pėr tė siguruar masat e vaksinimit dhe tė gjurmimit tė rregullt dhe tė pėrvitshėm. Vetėm kėshtu ēobanėt nuk do tė ngelen me krrabė nė dorė. Sėmundjet parazitare sjellin dėme tė larta, prandaj duhet tė luftohen me kohė. I domosdoshėm shte dhe respektimi i rregullave tė higjenės lidhur me kontrollin veterinao-sanitar tė qumėshtit, mishit dhe nėnprodukteve tė tyre, me qėllim qė ato tė mos bėhen tė rrezikshme pėr jetėn e njerėzve qė do ti konsumojnė.

            Nė mbėshtetje tė kėtyre rregullave ka dalė dhe ėshtė nė fuqi ligji nr. 7674 datė 23.02.1993  Mbi shėrbimin e inspektoratit veterinar, i cili rregullon normat juridike nėpėrmjet pronarit tė kafshėve, shėrbimit veterinar dhe atij tė shėndetit publik, ligj qė duhet njohur dhe zbatuar me korrektėsi.

 

                                                              Zaēe MALO Doktor i Shkencave

Nr.3 shtator, 1997

DELJA E FTERRĖS OSE SYSKA E  (ZHUPE)  MĖNGULE

 

E dėgjuar dhe e pėlqyer nė gjithė krahinėn nė Bregdet dhe nė Kurvelesh. Bėn pjesė nė rraacat e vendit me trup mesatar, peshė e gjallė 35-40 kg. Me lesh tė ashpėr. Nė krahėsim me delet e tjera e Mėngule jep mė shumė qumėsht 55-6° kg nė vit. Quhet syskė ose balė syska e Zhupe, sepse historikisht Zhupajt, Godua, Memua si dhe Jonuzi e Xheviti e formuan si rracė mė vete. Kėtė e patėn edhe Fejzo Zhupa e Taro Gjoni. Shkonin gjithėsej 2500-3000 krerė. Dele shumė rezistente ndaj kushteve tė ambjentit e sėmindjeve parazitare, sidomos nga sėmundjet e rriqrės, pirognezmosės e anaplazmosės, nė krahėsim me rracat e tjera. Kjo rracė u kryqėzua nė vitet 1955-1970, por barinjtė e ruajtėn si racė mė vete dhe sot ajo prap ka vendin e saj jo vetėm nė Fterrė, por edhe nė fshatrat fqinje Borsh, Ēorraj, Kuē, Golėm si dhe nė Bregdet e Rrėzomė, pra ėshtė shtuar e pėrhapur.

            Sot tradita ruhet prapė nga Zhupajt si Besniku e Tori, por dhe tė tjerė si Hasko Malo e Geno Dhuli, Taras Shkurti, Dalan Shkurti, Lavdosh Xhaferi. Fterra ndonse nuk ka kullota dimėrore barinjtė shtegėtojnė nė Shėnvasil e Vurg. Ftera ka kullota tė mira pėr pranverė, verė e vjeshtė. Galishti me kretėn ėshtė kullotė shumė e mirė pėr prodhimin e qumėshtit, si dyhe Hejzi, Kroi i Mollės, Lugu i Fterrės, Fonica si dhe Rrėmulla, Marteza e Kopeci.

            Ndonėse pati rėnie si kudo veēanėrisht nė vitet 1996, se i shitėn dhe i futėn lekėt nė firmat piramidale, barinjtė kėtė vit blegtoral po i kthehen traditės. Kėshtuqė nė tė ardhmen suska (delja) do tė shtohet.

            Vlen tė pėrmendet se barinjtė e rinj ruajnė traditėn e tė parėve pėrsa i pėrket zakoneve tė stanit, mikpritjes, bujarisė. Tufave u kryhet shėrbimi i rregullt veterinar, kėshtuqė pėr kėto vite nuk kemi patur as plasje as militemcė.

                                                    

                                                                               Mynyr ZHUPA

Nr. 6 shkurt, 1998

NDĖRTIMI I HIDROCENTRALIT

 

            Fshati ynė ka burime shumė. Edhe uji ėshtė i bollshėm. Ishin vitet 50. Fshati kėrkonte dritė elektrike. Donte tė ndėrtonte njė hidrocentral. Dhe nė vitin 1956, me vendim tė komitetit ekzekutiv tė kp tė rrethit tė Vlorės, u vendos qė nė Fterrė tė ndėrtohej njė hidrocentral. Kryetar i kėshillit popullor tė fshatit ka qėnė Bastri Dauti dhe sekretar partie Ali Dukagjini. U morėn disa specialistė. U shfaqėn shumė mendime pėr ta ndėrtuar, ose nė Lumė me ujėt e Gjezhdanicės e ta ndėrtonim bashkė me Ēorrajn, ose te mulliri i Hadushe qė mund tė shfrytėzonte ujėt e Dukėhilave, ose te Shkalla e Hupit, qė tė shfrytėzoheshin po kėto ujra dhe tė Ngurrėzave, ose nė Toje. Sė fundi u vendos e u ndėrtua nė vendin ku ėshtė edhe sot me ujėt e Ixorit. U ndėrtua plotėsisht me punė vullnetare tė fshatit, me pėrjashtim tė anėve teknike profesionale. Ndėrtimi i hidrocentralit u bė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr. U mobilizuan tėrė fshatarėt si ata brenda edhe jashtė fshatit. Nail Bezhani siguroi tubacionet nga Selita nė Tiranė dhe transportin e tyre me njė shofer tė zotė shkodran tė ndėrmarrjes 21 dhjetori Tiranė. Nikollė e quanin. Transportimi i tyre u bė pėr nė Fterrė nė njė rrugė shumė tė vėshtirė.

    - U lodhe, i thanė fteriotėt, se ke kaluar rrugė tė vėshtirė.

    - Jo, tha shoferi trim. Pėr Nail Bezhanin unė kam borxh tė vete nė anė tė botės e tė mos ndjej lodhje. Kėtu shoh njė popull punėtor e tė dashur. Ndjej kėnaqėsi tė madhe qė u ndihmova. Vėrtet disa herė e vura veten nė rrezik, se ishte ngarkesė e vėshtirė dhe rrugė e keqe, por unė erdha shėndosh e mirė se jam nisur me gjithė dėshirė.

            Hidrocentrali u ndėrtua. Fterra mori dritė elektrike. Me dritėn e kėtij hidrocentrali tė vogėl jetoi fshati ynė deri sa u lidh me sistemin e plotė tė energjetikės sė Shqipėrisė, pasi u bė i tėrė elektrifikimi i vendit tonė.

                                                                                       Hader Haderi

Nr. 8 qershor, 1998

harta2.jpg
Harta e Fterres

GJITONI I PARI VĖLLA

 

Zakonisht, kur mė merr malli, shikoj disa fotografi dhe hartėn e Fterrės. Mu kujtuan nė ēast mjaft ngjarje e histori qė na tregonin prindėrit e gjyshrit tanė dhe mė tė moshuarit e fshatit pėr fqinjėsinė e mirė qė kanė patur me tė gjithė fshatrat qė e rrethojnė Fterrėn. Dhe kjo falė urtėsisė e mėnēurisė tė vetė fteriotėve qė kanė ditur tė krijojnė e mbajnė miqėsi e dashuri me fqinjėt Por kjo nuk do tė mund tė arrihej nė rast se edhe fqinjėt tanė nuk do tė kishin tė njėjtėn dėshirė, urtėsi e mėnēuri, pėr tė pasė marrėdhėnie tė mira me fteriotėt.

Nuk kanė tė numėruar ngjarjet e historitė qė tregohen pėr lidhjet midis Fterrės  sonė me fshatrat e tjera, sidomos me Kuēin, Ēorrajn, Borshin, Tatzatin, Golemin, Zhulatin,e tėrė Bregdetin tonė, lidhje kėto, qė e kanė zanafillėn qė nga luftrat mė tė vjetra kundėr perandorisė Osmane, nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare, e deri nė ditėt e sotme.

Nuk ka pasur vaki tė rėnda nė fshatrat pėr rreth qė tė mos kenė marrė pjesė fteriotėt, duke u  gjendur nė ēdo hall, ashtu siē kanė ardhė me tė gjitha nderet edhe ata kur ka pasė vaki nė Fterrė. Nuk mund tė shkonte xhinaze nėpėrmjet Fterrės pėr nė Kuē ose Borsh, pa u percjellė nga dhjetra fteriotė.

Kush erdhi nė Fterrė nga kėta gjitonė dhe nuk u prit siē e kane zakon fterioitėt, e kush nga fteriotėt shkoi nė ndonjė nga kėto fshatra dhe nuk u prit si mik i nderuar.

Ėshtė vėrtet njė shembull i bukur qė fshatra kaq pranė njėri-tjetrit tė shkojnė nė harmoni. Edhe probleme e halle janė krijuar, sidomos pėr pronat qė janė nė kufij midis fshatrave, pėr kullotat, pėr bagėtitė e ndonje zėnkė tė rastit, por ato janė zgjidhė me drejtėsi, me ligj e zakon dhe nuk i kanė hapur rrugė vėllavrasjes.

Karakteristike ėshtė, se midis familjeve tė kėtyre fshatrave me Fterrėn, janė krijuar jo pak miqėsi, vėllemėri , por akoma mė shumė jane lidhur krushqi, ēka tregon njė miqėsi tė njė shkalle mė tė lartė. Pra tek shumė bij tė fshatrave fqinjė ka gjak fterioti, ashtu siē ka nė Fterrė dhe nga nipėrit e kėtyre fshatrave. Njė ditė ne, disa fteriotė, po numėronim kėto krushqi, sidomos me Kuēin dhe Borshin. Dhe doli njė listė mjaft e gjatė, dhejtra krushqi dhe nė brezat qė jetojnė sot. Tradita ėshtė ruajtur e po zhvillohet.

Nė kėtė shkrim tė shkurtėr pėr gjitonėt tanė tė mėdhenj, nuk kam pėr qėllim tė shkruaj ngjarje, histori e emra tė veēantė, por dua tė ngacmoj kujtesėn e bashkėfshatarėve tanė, e pse jo dhe tė gjitonėve tanė, qė kanė pėrjetuar e dinė mjaft ngjarje Kėto t dhe mund tė shkruhen, e, sipas mundėsive, herė pas herė tė botohen, tė paktėn, nė gazetėn Fterra jonė, qė me to tė njihen brezat pėr tė forcuar mė tej kėtė miqėsi midis njėri-tjerit, se jemi pranė e pranė, e, siē thotė populli: Gjitoni ėshtė i pari vėlla.

 

                                                                 Agron XHAMA

Nr.18 shkurt, 2000

ixorit222.jpg

A MUND TĖ BĖHET FTERRA FSHAT TURISTIK ?

 

            Gjithmonė e kam menduar e dėshiruar njė gjė tė tillė, sepse e dua tė bukur e tė mirė Fterrėn time, por dhe profesioni im ka ndikuar nė kėtė dėshirė. Disa herė i kam bėrė pyetje vetes: A mund tė bėhet Fterra njė fshat turistik? Kėtė pyetje dhe debat bėmė edhe para disa ditėsh nė njė nga takimet e zakonshme tė tė shtunės nė kafe Manastiri mė njė grup fteriotė qė mblidhemi herė pas here atje. Midis tyre ishte Dilaveri, Bajrami, Jakupi, Bardhyli, Rexhua, Rakipi, Muzaferi, Gurua,  e tė tjerė.

            Tė gjithė ishin tė njė mendje e dėshire se Fterra mund tė bėhet fshat turistik. Ajo ka kushte shumė tė favorshme. Ka ujin, pemėt, ka freskinė, ka njerzit e mirė, ka gjithēka. Ndofta kjo sot duket si e pamundur  e ndokush do tė thotė ėndėrra nė diell. Jo nuk ėshtė kėshtu. Vėrtet ajo do punė, do sakrifica, do dhe shumė para, por asgjė nuk ėshtė e pamundur. Le ta fillojmė nga mė e thjeshta, atė qė kemi mė shumė mundėsi. Pėr zhvillimin e kėtij lloj turizmi, bankat japin kredi. Tė rregullohen shtėpitė qė janė nė fshat, tė pėrshtaten me kushte tė favorshme pėr tė pushuar njerzit. Tė pajisen thjeshtė me orenditė mė tė domosdoshme , tė rregullohen banjat, tė cilat nė radhė tė parė janė pėr vetė ata qė baojnė nė shtėpi, tė futet uji brenda, e sipas mundėsive tė bėhen edhe mė dushe. Ja, Aliko Kurupi, siē na thonė, ka bėrė banjė moderne edhe me dush Ariston, ndoshta dhe ndonjė tjetėr, e kėshtu tė gjithė gradualisht.

            Ata qė janė ne emigracion, sipas kushteve qė ti ju krijohen, duhet tė investojnė pėr shtėpitė e tyre, pėr ti bėrė sa mė tė pėrshtatshme pėr tė pushuar, sidomos nė verė. Jam i sigurt se ndonjeri prej tyre, mbasi tė ketė bėrė ndonjė rregullim tė tillė, nuk do ta ketė pėr turp qė tė marrė edhe afendikonė ose ndonjė mik tė huaj pėr tė bėrė disa ditė pushimi nė Fterrėn e bukur. Kėshtu lidhet e shtohet miqėsia.

            Po kush do tė pushojė nė Fterrė ? Nė radhė tė parė vet fteriotėt. E dini, por e keni parė edhe nga gazeta "Fterra jonė", se vetėm nė Sarandė, Vlorė e Tiranė janė mbi 300 familje fteriotė. Kush nuk do tė kishte dėshirė qė tė vinte tė paktėn 10-15 ditė pėr pushme nė Fterrė ? Dhe do tė vinin me dėshirė jo vetėm ata qė kanė njerėz tė afėrm tė familjes, por gjithė bashkėfshatarėt, edhe ata qė as kanė lindur e as janė rritur nė Fterrė, mjafton tė sigurojnė disa kushte minimale jetese. Por ky ėshtė vetėm hapi i parė. Pas kėsaj do tė dėshirojnė tė vijnė shumė tė tjerė, se dhe deti ja ku ėshtė. Pas kėsaj mund tė ndėtohet njė fshat i madh turistik me tė gjithe elementėt e nevojshėm, ndofta pas shumė vjetėsh, por bazat hidhen qė tashti.

            Sa i vlen kjo fshatit ? Shumė. Vetėm nė aspektin ekonomik bashkėfshatarėt qė janė nė fshat do tė kenė disa tė ardhura mė tė mira. Sot jemi nė ekonoinė e tregut dhe ēdo shėrbim, ēdo mall paguhet. Pra, ata qė vijnė nė fshat, do tė paguajnė qira pėr dhomat qė do tiu vihen nė dispozicion. Ata duan tė ushqehen, kėshtu do tė shiten mė shumė produkte bujqėsore e blegtorale e nuk do tė shkojnė dėm., Fterra do tė gumėzhijė, edhe dyqani e klubi do tė gjallėrohen. Po kėta qė do tė vijnė do tė duan tė shkojnė edhe nė Borsh pėr plazh, kėshtuqė djemtė e fshatit qė kanė makina do tė kenė edhe tė ardhura nga transportimi i tyre. Kur ? Le tė hedhim hapat e para. Oreksi vjen duke ngrėnė. Tė rinjtė, sidomos, do tia shohin mė shumė hajrin kėsaj pune, e cila gjithsesi nuk pritet qė ti japi frytet menjėherė. Do tė duhen vite.

            Pastaj kur tė rregullohet edhe rruga, edhe telefoni, edhe kushte tė tjera mė tė mira, do tė jetė njė fazė tjeter qė do tė sjellė mė shumė njerėz, pse jo edhe turistė tė huaj, tė cilėt do tė mahniten me bukuritė e fshatit. A nuk ishte kėshtu edhe me grupin e studiusve Austriakė qė thanė fjalėt mė tė mira pėr Fterrėn ?

            Diskutimi mbetet i hapėt. Jo pėr tė pėrmendur vėshtirėsitė, se ato vėrtet ekzistojnė, por pėr tė treguar rrugėt e mundėsitė se si mund tė bėhet kjo. Shteti nuk merr pėrsipėr gjėra tė tilla. Kėtė duhet ta bėjmė vetė.

                                                                                    Agron  XHAMA

Nr.10 tetor, 1998

.

Enter supporting content here