MĖ ĖSHTĖ ZHVILLUAR TJETĖR NDJENJĖ PĖR ATĖ FSHAT
Mė 3 dhjetor 2002, nė Romė, shkrimtarit e publicistit Fatos Lubonja, iu dha ēmimi Alberto Moravia pėr veprimtarinė e tij si intelektual militant nė mbėshtetje tė tė drejtave humane dhe pėr krijimtarinė letrare. Nė veēanti pėr librin-dėshmi Nė vitin e shtatėmbėdhjetė, ditar i vitit tė fundit tė burgut, botuar nė Itali nė vitin 1994.
Fatosi, nė njė nga fletėt e kėtij libri pėrshkruan mbresat, pėrjetimet e tij nga njohja me Fterrėn, mė 1971, fshat i nėnės sė tij, Liri Lubonja (Fterra). Edhe fotografia nė vazhdim tė shkrimit, nė faqen 7, ėshtė e asaj kohe
27 Nėntor
Pastaj vazhdon tė shkruaj gjatė pėr Dritėn, vajzėn e dajės sim nė Amerikė, tė cilėn se kam parė kurrė sepse ka ikur nga Shqipėria qysh mė 1944. Ka dėshirė ti shkruaj asaj njė letėr ku do tė donte tė shėnonte edhe ca radhė prej meje. Mendova se ēfarė mund ti shkruaj nga burgu shqiptar njė njėzėtvjeēareje qė ka lindur dhe jeton nė SHBA.
Shumė gjėra dua ti shpreh, - i them mamasė por sa mund ti interesojnė asaj ato? Drita, ashtu sikurse Dyloni (vėllai i saj) janė nė njė moshė kur njeriu shikon thuajse vetėm lart dhe vetėm pėrpara, kur rrallė dhe pa interes e kthen kokėn prapa pėr tė kqyrur rrėnjėt se nga ka dalė. Duhet tė arrijė, ashtu si pema, njėfarė lartėsie e pjekurie qė pastaj ti varen degėt e tė shohė poshtė. Tė paktėn kėtė e them nga eksperienca ime e asaj moshe e, mė konkretisht, duke dashur tė gjej njė anallogji qė mund ti interesojė Dritės, nga eksperienca e vizitės sime tė vetme nė 1971 nė fshatin e gjyshit tonė tė pėrbashkėt Fterrė. Ky fshat ishte atėhere pėr mua po aq i huaj dhe po aq pa interes sa ēmund tė jetė tani Shqipėria pėr Dritėn dhe Dylonin njė botė qė skishte asgjė tė pėrbashkėt me preokupimet e mia jetėsore, intelektuale dhe shpirtėrore. Njė kuriozitet pėr hatėr tė prindit dhe aq. Me kėtė sy e pashė dhe me kėtė sy u ndava prej tij atė herė tė vetme qė e vizitova. Kurse me kalimin e kohės, pėr arsye tė shpjegueshme dhe tė pashpjegueshme qė kanė tė bėjnė me evoluimin e karakterit, moshėn, interesat e mia, por ndoshta edhe me kushtet e veēanta tė jetės sime, mė ėshtė zhvilluar tjetėr ndjenjė pėr atė fshat qė mu duk atėhere aq i mjerėSikur ndiej pendim qė nuk e gjezdisa atėhere pėllėmbė pėr pėllėmbė dhe qė u tregova indiferent ndaj atyre njerėzve qė poqėm aty. Madje, e kujtoj me njė pėrmallim tė veēantė atė filxhanin prej porcelani japonez, qė ishte gjetur nėn rrėnojat e shtėpisė sė stėrgjyshit tonė tė vetmen gjė qė morėm pėr kujtim prej andej. Me atė filxhan me siguri ka pirė kafe edhe stėrgjyshi im, i Dritės dhe i Dylonit. Tregojua historinė e filxhanit dhe thuaju se Fatosi shpreson se edhe atyre do tu ngjallet njė ditė ndjenja qė ka ai pėr Fterrėn, se kjo ndjenjė do ti shtyjė tė vijnė nė Shqipėri dhe se kjo ditė tė jetė nė tė gjallė tė xhajės dhe hallės sė tyre. Thuaju gjithashtu se Fatosi mendon pėr ta sepse ai jeton nė njė botė tė populluar thuajse vetėm me kujtime dhe pėrfytyrime njerzish tė afėrm e tė dashur, ndėr tė cilėt doemos kanė zėnė vėnd edhe ata, fėmijėt e dajės Fiqret, tė cilin ēprej rinisė e ka pėrfytyryar e menduar gjithherė me dashuri.
Kisha dėshiri ti thoja gjithashtu edhe njė kuriozitet qė ka tė bėjė me gjuhėn dhe vendin e atit tė tyre e qė lidhet me Fterrėn. Mė befasoi mbiemri i tyre nė SHBA i shskruar me njė r tė vetme. Mė tingėlloi si i shbartur nga ai ekspresivitet i vrazhdė dhe tragjik qė i jep fonema rr, fonemė kjo aq karakteristike pėr shqipen bash pėr forcėn e ekspresivitetit qė u jep shumė fjalėve me pėrmbajtje tė vrazhdė dhe tragjike.