FTERRA JONE
Daro Dhule

HOME

Njohuri per Fterren
Njohuri per arsimin
Patriotizmi
Njerez te dijes
Fterra - Identiteti yne
Popullisa - Ekonomia
Mendime per gazeten
Numri i Ri i gazetes "Fterra jone"
TAKIM JUBILAR - 70 vjetori i z. Bardhyl Xhama
PARAILIRET - ILIRET - ARBRIT liber nga Prof.Dr. Muzafer Korkuti
SOFRA FTERIOTE
Nexhat Dauti
Burrat e Fterre
Daro Dhule
Rruga e Fterres
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa
Fjale te urta
Ngushellime

Enter subhead content here

 

Nga Barku i  Daro Dhules


Sapo zbrita nė Vlorė, rastėsisht mė doli pėrpara Sezai Kofina, i biri i Safetit, tė mirėnjohur, Mėsuesit tė Mėrituar, qė jetėn ia kushtoi mėsuesisė. E falėnderova pėr punėn e mirė qė bėn pėr gazetėn Fterra jonė me komunitetin fterjotė nė kėtė qytet. Na bėri pėrshtypje qė Sezaiu e hodhi bisedėn  tek gjyshja e tij, Daro Dhuli.

- Pėr mua,- tha ai tėrė pathos,- ka qėnė njė gjyshe e veēantė. E, se mos vetėm pėr mua !. Gjyshe Darua ka qėnė e dashur dhe nė lagje. Jepte bukė dhe fukarasė, se nga gjėndja ekonomike gjyshėrit e mi kanė qėnė mirė. Hysni Trakua ishte i njohur  pėr tregėti. Por ama ishin njė familje bujare pėr tė gjithė. Gjyshi, nga qė ka ardhur nga Fterra i pari nė Vlorė, ka mbėshtetur tėrė fterjotėt  qė erdhėn mė vonė. Ka mbėshtetur shumė Dervish Shkurtin, qė kishte tetė fėmijė. Ishin vitet 30-tė. Gjyshe Darua, mėsoi, se nja dy fterjotė, i kishin ndaluar nė burgun e Vlorės, ajo shkoi menjėherė dhe u ēoi bukė e ushqime. Ishte xhurmete e madhe Nėnė Darua jonė. Shtėpia jonė ishte e hapur. Kishte lezet kur vinte  Feta Zani me njė kalė tė bukur nė oborrin e shtėpisė. E se mos vetėm Fetahu. Fterjotėt qė vinin nė Vlorė, shtėpinė  tonė e kishin strehėn e tyre.

Biseda na ēoi tek nipėrit e stėrnipėrit e bullė Daros. Kur e pyetėm se sa bėhen, ku janė dhe ku ėshtė pėrzier gjaku, Sezaiu  na tha:  Jemi shumė. Gjashtė, pesė motra e njė vėlla, kemi mbaruar universitetin, plus fėmijėt tanė. Dhe nisi tė na i tregoi  me kėnaqėsi emėr pėr emėr.

Violeta, mėsuese, motra mė e madhe,me Hasanin nga Radhima, ka dy  vajza me tė lartė dhe djalin mjek. Diana, mėsuese,me Bujarin pedagog, nga Kanina, ka tė dy djemtė me tė lartė. Lumturia, farmaciste,me Ligorim nga Erseka, ka dy fėmijė nė tė mesme, por qė mėsojnė dhe pėr mė lartė. Elvira, okuliste, qė ju kini shkruar pėr tė nė gazetė, me Petritin nga Skrapari, ka vajzėn mjeke dhe djalin mėsues. Liza, mėsuese pėr anglisht,me Yllin inxhinier, nga Tragjasi, i ka dy djemtė nxėnės, qė studjojnė.

            Ndėrsa, vetė Sezaiu, ėshtė kryetar i degės nė Postėn Vlorė, me Zanėn  mėsuese, kaninjote, djalin, Endritin e kanė student nė vitin e dytė nė Akademinė e Arteve nė Tiranė, se vajza, Jonida ka mbaruar pėr gjermanisht Universitetin Tiranė. Pra,nga barku i   bullė Daros janė  19  njerėz.

Nuk kemi tė dhena pėr familje tė tjera, por njė fakt na gėzon. Shihni, dhe nipėrit e mbesat, apo brezi i ri i  fterjotėve, vazhdojnė traditėn, gati qė tė gjithė tė mbarojnė studimet  e larta nė degė nga mė tė mirat. Kjo ėshte tradita jonė, fterjotėt janė tė dashuruar  pas shkollės, pas arsimit e kulturės. Na gėzoi  shumė  edhe   njė fakt tjetėr  kuptimplot: Asnjė  fėmijė,fterjoti a fterjoteje,  nė Vlorė, nuk ėshtė marrė  me drogė apo me skafe e as me vese tė tjera. Sa mirė ! Ėshtė vėrtetė kėnaqėsi.

Kjo ėshtė edukata jonė,  qė ėshtė kultivuar nė breza me radhė tek fterjotėt,  qė ruhet  me dinjitet  e ndershmėri qytetare.

                        Guro  ZENELI


 

Enter supporting content here