FTERRA JONE
Ritakim i larget, ngazellyes

HOME

TAKIM JUBILAR - 70 vjetori i z. Bardhyl Xhama
PARAILIRET - ILIRET - ARBRIT liber nga Prof.Dr. Muzafer Korkuti
SOFRA FTERIOTE
Servet Dauti - Fterre, zemra ime
Na shkruajne emigrantet
Pilotet e Fterres
E drejta zakonore e Laberise
Medalje per Alaudin Haxhiu
Ritakim i larget, ngazellyes
Zambaket e kuq te Fterres
Fjale te urta
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa

Enter subhead content here

muzaferkorkuti.jpg
Prof. Dr. Muzafer Korkuti

 

RITAKIM I LARGĖT, NGAZĖLLYES

 

Ndėrmjet vitit l953 dhe 2OO2  kishin kaluar plot 49 vjet nga takimi im i parė  si dhe atij tė fundit me profesor doktor Muzafer Korkutin.

Vetėm njė muaj  ishte njohja jonė e atėherėshme: unė nxėnės i klasės sė pestė,  qė vija nė shtatėvjeēaren e Kuēit nga Ēorraji, ai mėsues i ri, ndofta nė vitin e parė tė punės, pasi kishte mbaruar  shkollėn pėr mėsues. Na ndau fukaralleku i skajshėm i familjes time atėhere.

            Na ritakoi njė rast i gėzueshėm, pėr tė cilin nuk mund tė rri pa shkruar pak fjalė  nė gazetėn Fterra jone, tė cilat dua tė jenė  mė shumė se njė falenderim .

Prof.Dr. Muzafer Korkuti

   Ishte qershor i vitit 2OO2, pas drekės. Mė telefonoi nė shtėpi duke mė uruar pėr titullin shkencor Drejtues kėrkimesh (Profesor) qė mė ishte miratuar nė Komisionin e  Kualifikimit Shkencor  ku ai ėshtė anėtar dhe paskish paraqitur pėmbajtjen e dosjes time  tė punimeve shkencore, e percjellė  atje nga   Senati I Universitetit te Tiranės. 

             - E falenderova dhe  do pimė kafe shtova tėrė kėnaqėsi.

             - Nuk mundem as sot as nesėr, tha, pasi po shkoj urgjent me shėrbim nė  Butrint tė Sarandės ku ėshtė zbuluar njė statujė qė duhet  identifikuar kujt i pėrket.

             I shkova njė ditė tjetėr nė zyrė. E falenderova  dhe me pak fjalė i kujtova  pak gjėra , duke filluar nga njohja e parė dikur nė Kuē. Mbaj mend mirė, i thashė, se njė vizatim tė bėrė me kalem  ma more nga dora, e ngrite lart  dhe ia tregove klasės  duke vlerėsuar si konturet e raportet ndėrmjet pjesėve, por sidomos drite-hijet e realizuaraBuzeqeshja  juaj e pėrhershme dhe sidomos ai vlerėsim nuk mu hoqėn nga sytė pėr nje kohė tė gjatė. Dhe nuk e ndjeja lodhjen nga rruga nė kėmbė ēdo mėngjes pėr nė atė shkollė e kthimin prapa mbas  mėsimit. Por nė fund tė atij shtatori l953, me pikėllim nė shpirt, e lashė shkollėn. Familja nuk kish as rroba  fjetjeje pėr mua  njė njeri, as bukė tė mjaftueshme, as njeri qė tė mė priste e sillte dru nga pyjet nė Kuē, ku mund tė strehohesha nė ndonjė shtėpi  nga ato gjysėm tė djegurat nga lufta, siē u siguronin familjet disa nxėnėsve fterriotė e ēorriotė mė tė mėdhenj se unė nė moshe Ndofta tani jam zbuluar para jush  si ajo statuja e Butrintit, jo nga shtresa e dherave shumėshekullore, por  nga njė varg i madh vėshtirėsish si dy vjet pa mundur  tė shkoj nė shkollė etj  pėrfshirė edhe ato tė fushės, ku i pari nė Republikėn e Shqipėrisė  meritova atė titull  tė lartė shkencor. Mė falni nė se kjo ėshtė mungesė modestie, sė paku ėshte nje gėzim  qė juve nuk mund tė mos jua shpreh

             - E vunė nė dukje  kėtė veēori edhe kolege tė tjerė gjatė diskutimit, tha profesor Muzaferi.Diskutoi pėr veprimtarinė tuaj shkencore edhe vetė ministri i Arsimit dhe i Shkencės.

             Pse ta fsheh. i gėzuar deri nė njė fare ngazėllimi, u ngrita nė kėmbė  nga karrikja ku qėndroja  pėrballė tij  dhe desha ta pėrqafoja se mu duk sikur   vetėm pas kėsaj po mė mbyllej plaga  e thellė e shpirtit  nga lėnia e shkollės  dy vjet rresht  nė ato vite tė largėta  tė jetės time tė shėnuara me lotė  arave, maleve  e pyjeve, pas bagėtiseKur iu afrova, pashė se  ai i kish sytė tė pėrlotur. U stepa. Mė erdhi rėndė ta pyesja pėr arsyen: mos ish  ai kujtim i largėt  i vėshtirėsive tė mėdha  qė i kish kaluar edhe vetė, apo  iu bė gjyē nė fyt   si mėsues  e pedagog universiteti  nga ai detaji  i fletes time tė vizatimit; por ndofta edhe se  ja,  tani ish  nxėnėsi,  tani  burrė i thinjur meritoi titullin shkencor qė mban edhe vetė?!  Cilado tė ketė qėnė arsyeja, nuk ka vend mė ta pyes. Tė dyve na flakėrinin sytė pėrballe njeri-tjetrit, prane asaj tavoline tė tij tė punės. E pėrse do tė duhen mė tej fjalėt edhe nė se do tė rrimė kur tė vijė rasti si bij tė asaj lugine apo tė nje fshati  me dy zjarre, siē tha njė ditė Guro Zeneli.

                                               

                                                                        Prof. Dr. Hektor  VESHI

Enter supporting content here