F T E R R A

Njerez te dijes

Home
Gazeta "Fterra jone" Nr. 81 shkurt 2013
Njohuri per Fterren
Arsimi dhe kultura
Njerez te dijes
Patriotizmi
Fterra - Identiteti yne
Ekonomia
Gazeta "Fterra jone"
G- 79 - tetor 2012
Nr. 78-maj 2012
Nr. 77 shkurt 2012
Vjersha
Fjale te urta
Fjale te rralla
Bejte te vjetra
Na shkruajne vizitoret
Videoclip
Nėnėmadhe Fterra (Poeme nga V. Mato)
Fterrė, portė midis malesh (Poemė nga Lefter Ēipa)
Kontaktoni me ne
Telefona

MĖNĒURIA POPULLORE DHE DIJAINTELEKTUALE

KRYEVLERA TĖ BIJVE FTERIOTĖ

 

Tė flasėsh pėr njerėzit e dijes, nuk do tė thotė tė flasėsh vetėm pėr dijen intelektuale, sepse ēdo njeri nė procesin e punės e tė jetės bėhet i ditur nė njė drejtim tė caktuar. Kėshtu, bie fjala, bujku qė di tė prodhojė me rendiment, bariu qė di tė pjekė mishin nė hell, apo nikoqirja qė di tė gatuajė mirė, tregojnė se kanė dije mė shumė nga ata qė nuk i bėjnė dot kėto punė me cilėsi. Kjo ėshtė kulturė e fituar nė praktikėn e jetės.

Parė me kėtė kėnd, dijen nė Fterrėn tonė mund ta klasifikojmė, sė pari, nė menēuri popullore, qė pėrmban zgjuarsinė dhe menēurinė natyrore, tė trashėguar dhe tė fituar gjatė jetės, e cila nė fshatin tonė ėshtė e karakterit masiv. Dhe, sė dyti, nė menēuri tė kultivuar dhe tė fituar nė procesin e arsimimit e tė punės studiuese e krijuese, nė procesin e krijimtarisė artistike e letrare, kulturore e shkencore, pra, ajo qė cilėsohet: dije intelektuale, e cila pėrfshin njė tėrėsi njohurish, tė fituara nė mėnyrė sistematike, nė njė fushė tė caktuar, nė mėnyrė horizontale e vertikale, pra, nė gjerėsi e thellėsi, nė sasi e saktėsi.

Pėr menēuri popullore janė tė pėrmendur njė sėrė burrash e grash, qė, megjithėse jetėn e kaluan, si tė thuash, brenda qafave tė Fterrės, nė kujtesėn e fteriotėve, kanė lėnė njė menēuri qė ėshtė pėrcjellė brezave deri nė ditėt tona, e cila shprehet: nė vjersha popullore e nė bejte tė ndryshme tė ngritura nė momente gėzimi; nė humor e romuze, ku qesėndisen gabime tė jetės sė njėrit a tė tjetrit; nė sentenca kuptimplote tė tipit: o ti njeriu me mėnd, provoje nė trupin tėnd, si tė dhėmb, ashtu mė dhėmb, e tjera; nė ligjėrime vajtuese, tė krijuara nė fatkeqėsitė e jetės, nė

pikėllime tė thella, kur Nėna ka vajtuar: Djalė, a e Zeza, dhe Gruaja: Veqil, a e Zeza ! etj.

Kjo lloj menēurie ėshtė pasuri e bukur dhe jo e vogėl, se pėrcjell njė filozofi tė caktuar dhe mesazhe kuptimplote pėr jetėn, ėshtė pėrvojė qė fitohet nė jetė, ėshtė pasuri qė as shitet e as blihet nė pazar. Po e ilustroj kėtė ide me menēurinė qė: asnjėherė fteriotėt nuk kanė nxitur vėllavrasjen me njeri-tjetrin, as midis partizanėve e ballistėve gjatė Luftės. Dhe ėshtė fakt qė nė fshatin tonė nuk ka pasur asnjė tė pushkatuar real politik. Ose, kujt nuk i duket i bukur pluralizmi politik nė vitin 1943, pėr ti dhėnė dhe Ballit ca djem me vete, se, mirė nė fitonte partia Komuniste, po nė fitonte Partia e Ballit (se lufta njė ditė do pushonte), kush do ti ndihmonte djemtė e fshatit tė bėnin pėrpjetė ? Kujt nuk do ti pėlqente menēuria se po tė ishte aq i mirė komunizmi sa e bėnin disa djem nė vitet 50-tė, do ta kishte marrė Inglitera e Amerika dhe nuk do ta linin ta merrte Shqipėria e vogėl ? A nuk ėshtė kuptimplote ideja filozofike popullore se shkolla ėshtė furrė dhe furra-shkollė, qė brumin e misrit ta pjek, por nuk ta kthen dot nė brumė gruri, ashtu si brumin e grurit nuk ta kthen dot nė bukė misri, por veē ta pjek ? Po vjershat e Isuf Avrecit e bejtet e shumė fteriotėve a nuk shprehin menēuri nė pjesėn e tokės sonė, Fterrė ?

 

¶¶¶

 

Mbi bazėn e kėtij brumi, brumit tė grurit dhe jo brumit tė misrit, mbi bazėn e aftėsive psikike, mbi bazėn e menēurisė nxitėse tė Nėnave tona e Baballarėve tanė, mbi bazėn e sedrės pėr tė ecur pėrpara, mbi bazėn e zgjuarsisė natyrore, mbi bazėn e traditės arsimdashėse tė fshatit, mbi bazėn e vullnetit tė fortė tė secilit fteriot e tė mbėshtetjes e ndihmės morale pėr njėri-tjetrin dhe tė shfrytėzimit tė kushteve tė zhvillimit tė shoqėrisė, shumė fteriotė kanė kultivuar veten, janė shkolluar, janė bėrė me dije intelektuale, me aftėsi krijuese e aftėsi shkencore.

Ndėr tė parėt fteriotė me dije intelektuale ėshtė i pėrmenduri Mulla Lazo Fterra, i cili, nė vitet 40-tė tė shekullit 19-tė, ka qenė dhe kėshilltar e sekretar i Zenel Gjolekės, veēanėrisht nė kohėn e organizimit dhe zhvillimit tė Kryengritjes sė Tanzimatit. Nė shekullin e kaluar bijtė e fshatit tonė u kultivuan nė mėnyrė tė veēantė, duke shkuar nė kurbet, veēanėrisht nėpėr shkolla, kryesisht pėr hoxhė e kadi (juristė). Nuk dimė me saktėsi kush ka qenė i pari, por njė gjė ėshtė e njohur: gati pėr ēdo derė kishte njė njeri nė kurbet.

Ėshtė kuptimplotė dialogu i njohur: Nga je ti ? Qenke nga fshati: 80 shtėpi 100 hoxhė. Nuk dimė kush ėshtė goja e parė qė e ka formuluar kėtė ide, por e saktė ėshtė qė kjo thėnie proverbiale ėshtė transmetuar nga brezi nė brez, madje tek njerėz tė ditur nė Kurvelesh e Bregdet e nė gjithė Labėrinė. Kjo sepse bij tė Fterrės sonė kanė shėrbyer si hoxhė, duke pėrhapur dijen e kohės nė fshatra e krahina tė ndryshme, veēanėrisht nė zonėn myslimane Delvinė-Gjirokastėr e gjer nė Vlorė, kryesisht nė fshatra. Hoxhėt, veēanėrisht nė fundin e shekullit tė kaluar dhe nė fillimet e kėtij shekulli, pėrfaqėsonin njerėzit e ditur, ata ishin mėsuesit dhe patriotėt e asaj kohe. Kanė lėnė emėr rreth 30-40 hoxhė tė tillė fteriotė. Ndėr tė parėt e mė i njohuri mbahet Isa Hizmo, i cili nė periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit, ka

qenė hoxhė i Sulltanatit tė Perandorisė Osmane, madje sipas gojės sė besueshme nė breza, ka qenė dhe profesor e dekan i fakultetit teologji-drejtėsi, kur Hasan Tasini ishte rektor Universiteti nė kryeqytetin e Perandorisė.

Kanė qenė tė njohur: Brahim Hizmo, si pėrkthyes i arabishtes, dhe si juristė kanė qenė Omer Korkuti, Xhafer Xhama e deri mė i fundit hoxhė e kadi me emėr Hivzi Bezhani, qė mbaroi Universitetin nė Stamboll nė 1908-ėn, si dhe ushtaraku i lartė Mahmut Elezi e mjeku veteriner Shefqet Xhama, e tė tjerė.

¶¶¶

 

Nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli fteriotėt vazhduan kryesisht traditėn e nėpunėsisė e tė mėsuesisė, tashmė jo mė hoxhė tė arabishtes, por si mėsues tė gjuhės shqipe. Brezi i parė i kėtyre mėsuesve nė vitet 1910 e kėtej, ishin Selim Gjonika e Neim Zani, Lame Xhama e Xhevdet Kofina, Hiqmet Shehu e Safet Kofina, e deri tek Tare Braho me tė tjerė, qė mbeten tė nderuar, jo vetėm nė Fterrėn tonė, por dhe mė gjerė, deri nė nivel krahinor e kombėtar. Lame Xhama e Xhevdet Kofina u bėnė Mėsues i Popullit, ndėrsa 5-6 tė tjerė janė Mėsues tė Merituar.

Mund tė duket e pabesueshme, qė, nga njė fshat i vogėl, i cili pothuajse nuk i ka kaluar tė 100 shtėpitė, nė njė periudhė 60-70 vjeēare tė kėtij shekulli, tė kenė mbaruar shkollat e larta rreth 300 bij e bija fteriotė. I bie mesatarisht, qė nė ēdo familje aktive tė jenė 1-2 vetė me arsim tė lartė. Rreth 60% e fteriotėve, nėn moshėn 60 vjeē, janė me arsim tė mesėm e tė lartė dhe vetėm 30-40 % janė me arsim fillor e 7-8 vjeēar. Kėta janė tregues maksimalė nė raport me numrin e popullsisė sė fshatit tonė. Kėto janė dhe vitet kur ne kemi patur zhvillimin mė tė madh

cilėsor e sasior. Kėshtu, nga Fterra jonė dhe bij tė fteriotėve tanė, janė mbi 110 mėsues e pedagogė. Tre tė katėrtat e tyre janė me arsim tė lartė, 15% e tyre janė pėrgatitur si mėsues pėrpara vitit 1940. Dhe mbi 50 vetė janė me tituj e grada shkencore, janė studiues e specialistė me emėr.

Pėr nga numri, pas mėsuesisė, vendin e dytė e zėnė ata qė kanė mbaruar pėr inxhinieri; tė tretin pėr ushtarakė, duke pėrfshirė kėtu dhe ata qė kanė dalė nga Lufta Antifashiste NĒL. Pėr nga cilėsia, vend tė shquar zėnė mėsuesit, juristėt e mjekėt. Tė njohur janė dhe 10 fteriotė nė fushėn e artit, letėrsisė e gazetarisė. Nė fakt nuk ka degė tė Universitetit    qė    tė   mos   e   kenė mbaruar 2-3 a mė shumė fteriotė. Pesė bij tė Fterrės sonė kanė arritur tė fitojnė titullin e lartė: Profesor, tė cilėt nuk janė pak pėr njė fshat tė vogėl, siē ėshtė Fterra jonė. Profesor Ismet Elezi nga njeriu i Fterrės arriti tė radhitet pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė botės tė kėtij shekulli, nė vitin 1998. Profesor Besim Elezi ėshtė cilėsuar Yll i kirurgjisė shqiptare. Profesor Muzafer Korkuti konsiderohet si arkeolog i shquar i vendit tonė. Sezai Braho, si profesori mė i mirė i farmakologjisė nė mjekėsi. Dhe Hamlet Bezhani, si profesor cilėsor i gjuhės gjermane e angleze. Ėshtė e udhės tė pėrmend kėtu Shefki Mitėn, qė ka qenė pedagog i filozofisė nė Filadelfia tė SHBA-sė dhe pėrkthyesin nga shqipja nė gjuhėn amerikane Fiqret Fterrėn, qė jetoi e punoi nė SHBA pėr rreth 40 vjet.

Me tituj e grada tė tjera shkencore janė: Jakup Mato nė art e letėrsi, Mukadez Ruka nė gjuhėn

ruse, Zeko Braho nė historinė e arsimit, Hamza Memi e Edip Bezhani ,Maks Memi e Fejzi Hizmo nė mjeksi, Zaēe Malaj nė veterinari, Vehap Bezhani nė gjeologji, Kudret Mita nė ushtri, Ejup Mita e Sulejman Haxhiu nė agronomi, e tė tjerė.

Shquhen dhe jo pak studjues e specialistė apo menazherė nė drejtim, si juristi me emer Nafiz Bezhani, shkrimtari pėr fėmijė Mėsues i merituar e gazetari Bardhyl Xhama, poetėt Vullnet, Sulejman e Agim Mato, dramaturgėt e njėherazi dhe artistė Sheri Mita e Ilir Bezhani, mjeku endocrinolog Peti Zeneli, mjekia okuliste Elvira Kofina, mjeku

psikiatėr Lek Xhama, gazetarja Liri Fterra e gazetari televiziv Xhemal Mato, muzikanti Zamir Brinja,  ekonomisti me emėr nė tregti Agron Xhama, gjeologu Rexho Kurupi,  farmacistja Naze Hizmo, njohėsi i problemeve tė naftės, tė tregtisė e diplomacisė Dilaver Shkurti, inxhinieri elektronik Agim Kofina, ushtarakėt me emėr Mehmet Dusha e Halit Zhupa, Bajram Sadiku, Pasho Zhupa, Arjan Mėrkuri e tė tjerė specialistė tė fushave tė ndryshme.

Me dinjitet e aftėsi, me korrektėsi e mirėsi kanė punuar jo pak fteriotė nė administratėn e lartė e tė mesme tė shtetit dhe pėrpara 1912-ės, dhe nė vitet 20-30, qė nga Jaho Mato e Tasin Elezi, Qemal Mehmeti e

Demir Shkurti dhe nė vitet 40-tė e kėtej si Safet Memi e Refik Bezhani, Rait Braho e Safet Gjoni, Nail Bezhani e Begdash Gėdo me shumė tė tjerė, deri tek mė tė rinjtė nė vitet 60-90-tė e nė vazhdim, tė cilėve u kėrkojmė ndjesė se nuk mundemi ti pėrmendim emėr mė emėr nė kėtė kumtim.

Dija i ka bėrė fteriotėt, qė nė punė e nė jetė tė shikojnė anėt e mira e pėrparimtare tek njėri-tjetri e tek njerėzit nė pėrgjithėsi, tė shikojnė pikat qė bashkojnė e jo ato qė ndajnė. Ndaj fteriotėt, dhe nė marrėdhėnie me fshatrat fqinjė, kanė thėnė e thonė lumi na bashkon e nuk na ndan, mali na lidh e nuk na zgjidh, qafa na afron e nuk na largon. Kjo logjikė do ēmuar, se mendimi i njeriut tė ditur nuk krahasohet dot me mendimet e qindra injorantėve. Dituria e ēon pėrpara shoqėrinė, injoranca e fyen, e vret. Dija tė bėn tė ekuilibruar e tė matur, kurse padija tė bėn sektar, ekstremist, nihilist, radikal. Dija tė bėn tė civilizuar e tolerant, kurse padija tė bėn kėrcėnues e imponues, si nė raportet familjare dhe nė raportet politike e sociale e me kolegėt e punės. Ka njė menēuri qė thotė: gruaja stoliset pėrpara pasqyrės, ndėrsa njeriu stoliset nė rrugėn e dijes.Dija e jo pak fteriotėve ėshtė bėrė pasuri pėr shoqėrinė. Thelbi i diturisė sė profesorėve fteriotė citohet nė universitetet shqiptare e nė disa universitete nė Evropė e Amerikė. Nė shkollat e larta nė vendin tonė kanė pėrhapur dituri nė breza tė tėrė studentėsh rreth 30 pedagogė e profesorė fteriotė, efektivė apo tė jashtėm, madie disa kanė dhėnė leksione dhe nė Universitetin e Prishtinės. Fjala e tyre ėshtė bėrė e dobishme pėr progresin. Edhe brezi i ri i sotėm po e vazhdon traditėn e arsimimit. Madje, jo pak kanė shkuar pėr studime jashtė shtetit deri nė SHBA. Sedra pėr tu bėrė dikush ėshtė e ndjeshme.

Nga sa thamė, vėmė re se: fteriotėt janė shquar veēanėrisht si hoxhė e si mėsues, si juristė e si mjekė, si letrarė e gjuhėtarė, deri dhe si shkencėtarė. Ndėrsa nė fushėn politike, megjithėse pėrherė kanė mbėshtetur progresin, nė tė gjitha pikat kulmore tė historisė nė kėta dy shekuj, 1847, 1878, 1912, 1920, 1924, 1940-44, dhe nė kthesėn e madhe nė vitet 90-tė, pėrsėri nuk janė shquar pėr kryepolitikanė. Kjo e ka arsyen te koncepti i fteriotėve pėr politikėn e tek mendimi se kolltukun mund tė ta marrin, por jo diturinė e fituar. Fteriotėt kanė marrė vlerė nga vlera e Fterrės sonė, gjithmonė me emėr tė mirė, por njėherazi edhe fteriotėt i kanė dhėnė vlerė Fterrės, madje i kanė dhėnė vlerė dhe krahinės e deri ne nivel shtetėror e kombėtar. Tradita jonė pėrcjell mesazhin, veēanėrisht pėr brezin e ri, qė tė mėsojė ca mė shumė nga libri, se motori i lėvizjes sė shoqėrisė ėshtė dija. Gjithashtu, duke vėrejtur veprimtarinė e bijve tanė, del se kultura fitohet e akumulohet nė fėmini e nė rini, aplikohet nė moshėn e pjekurisė dhe transmetohet nė moshėn e tretė. Nė qoftė se Fterra

jonė ėshtė bėrė e njohur deri nė gojėn e njerėzve tė ditur, si bie fjala, nė mendjen e Fan Nolit apo tek mendja e shumė burrave tė ditur tė Shqipėrisė nė tė gjitha periudhat, kjo meritė i pėrket dhe njohjes sė bijve me kulturė tė fteriotėve tanė. Njė pėrfundim tjetėr ėshtė se fteriotėt dijen nuk e kanė blerė, por e kanė fituar me vullnet e me forcat vetjake, duke studjuar librin nė shkollė e nė jetė e duke u saktėsuar nė procesin e tė shkruarit.

Tabloja qė dhamė nė kėtė kumtim vėrteton se nė Fterrėn tonė, megjithėse dituria e trimėria kanė ecur bashkė e nuk mund tė veēohen, por po ti vendosėsh ato nė balancė, tek fteriotėt dallon se balanca anon dukshėm nga ana e dijes, nga arsimi e kultura. Del, gjithashtu, se fteriotėt e kanė dashuruar dijen dhe pėr tė jetuar mė mirė, por jo me smirėn pėr t’ia bėrė vetes me sy, sepse i dituri e kupton mė mirė se kushdo tjetėr, qė, mė shumė nuk di, sesa di. Pra, tradita jonė mė e bukur ėshtė: pikėrisht tradita e punės pėr tė fituar dije, arsim e kulturė. Edhe botimi i gazetės Fterra jonė e pėrdymuajshme, prej gati dy vjetėsh, ėshtė shprehje e kulturės dhe dashurisė pėr Fterrėn, e njohur gati nė tė gjithė vendin si fshat i vogėl,por me arsimdashje tė madhe.

Pėrfundimisht, mund tė themi se emri i fituar me dije dhe aftėsi ėshtė mė jetėgjatė se emri i fituar me ēdo pozitė tjetėr. Dija ėshtė udhėrrėfyese nė punė e nė jetė, me tė i shėrben vetes e tė tjerėve; dija bėn qė tė mos humbasė emri, por tė pėrcillet brez pas brezi. Dija tė bėn tė virtytshėm e tė mban larg sė keqes. Ndaj dhe fteriotėt tanė kanė ditur tė pėrballojnė ēdo kohė, sado tė vėshtirė, me urtėsi e mirėsi, duke bėrė gjithmonė njė jetė tė pastėr e tė drejtė, si me veten dhe me tė tjerėt, duke nderuar njeriun e duke respektuar ligjin.

        Ju faleminderit pėr vėmendjen.

                                                                                                                 Guro ZENELI

Marre nga gazeta "Fterra jone" Nr. 16 tetor, 1999

 

 

FSHATI I DITURISE

 

            Tė gjithė ata qė e njohin fshatin Fterrė, kur u paraqitet ndonjė banor i kėtij fshati, shpesh shtojnė: Fshati i hoxhėve, duke kujtuar kėshtu njė veēori kulturore tė tij. Kėshtu ėshtė quajtur ky fshat prej kohėve qė smbahen mend. Dhe ka njė arsyė tė vėrtetė qė ky fshat i vogėl, qė asnjėherė nuk i kaloi tė njėqind shtėpitė, tė quhet Fshati i hoxhėve. Prej tij, vetėm ata qė ruhen nė kujtesė tė banorėve janė disa dhjetra. Qė nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė e deri nė mesin e shekullit  njėzetė numėrohen rreth 40 nga ky fshat. Dhe shėrbyen si hoxhė nė dhjetra fshatra tė Shqipėrisė jugė-perėndimore. Janė tė rralla fshatrat e rrethit tė Vlorės (sidomos tė zonės sė gjerė tė Lumit tė Vlorės), si dhe tė shumtė fshatrat e tjera tė besimit mysliman tė rrethit tė Sarandės etj., ku tė mos kenė shėrbyer klerikė nga ky fshat.

            Kėta klerikė qė kryenin shėrbesat e hoxhės kishin mbaruar shkollat e mesme (medrese), madje edhe tė larta. U arsimuan nė disa nga qytetet e njohura e tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Janinė, Delvinė, Filat, madje edhe nė Stamboll e vende tė tjera. Isa Hizmo thuhet se pati studiuar nė Arabinė Saudite. Ky u bė i shquar, kujtesa e popullit e ruan edhe si njeri qė falte nė xhami Sulltanin dhe si hoxhė oborri. Nė tė vėrtetė e dokumentuar ėshtė se ai ishte dekan i njė universiteti nė Stamboll. Dhe sot ruhet nė familje tė bashkėfshatarėve tanė ndonjė diplomė me firmėn e tij. (Hoxha i Fterrės, qė shėrbeu deri nė vitin 1960, kishte diplomė tė fimosur prej tij si dekan). Isai lindi nė Fterrė rreth viteve 1850. Fillimisht mori mėsimet e para nė xhaminė e fshatit. Xhaxhai i tij, Mustafa Hizmo, - shkruan njė pasardhės i tij nė gazetėn "Fterra jonė" , - qė ushtronte detyrėn e hoxhės nė Delvinė dhe Janinė, e mori me veteMė vonė ai vazhdoi studimet nė Universitetin e Stambollit, nė fakultetin teologji-drejtėsi, tė cilėn e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1878 u caktua me detyrėn e dekanit nė kėtė fakultet. Ai pėrdorte edhe mbiemrin Shefki Fterra, ose Gjirokastriti; thuhet se shefki ishte njė titull qė iu dha. Duket se ai ndihmoi shumė bashkėfshatarė tė tij (dhe bashkėatdhetarė) tė vazhdonin nė Stamboll shkolla tė ndryshme, shumė prej tė cilėve edhe pėr hoxhė.

            Hoxhėt e Fterrės, ata qė ruhen nė kujtesėn e bashkėfshatarėve ende qartė, mund tė ndahen nė dy grupe: ata mė tė hershmit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė  (1840-1900) dhe ata qė kanė shėrbyer gjatė shekullit tė 20-tė. Nga grupi i parė njohim pak dhe nuk ka shumė tė dhėna pėr ta. Nga periudhat mė tė hershmė mbahen mend, veēanėrisht Isa Hizmo. Mulla Lazo Kofina  pėrmendet nė kėngėt popullore, kushtuar ngjarjev tė viteve 1840. Mustafa Hizmo, nė mesin e shekullit tė 19-tė  punoi si hoxhė nė Delvinė e Janinė. Nuk ėshtė e qartė nė se ky e ēeli i pari rrugėn pėr vargun e gjatė tė djemve fteriotė qė do tė studionin pėr hoxhė apo ndonjė tjetėr. Deri sa ai kishte arritur tė bėhej hoxhė nė disa qytete tė rėndėsishme tė perandorisė turke, merret me mend se para tij ka patur njė traditė mė tė hershme si fshat nė kėtė fushė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė ushtroi detyrėn e hoxhės Laze Ēipi. Po nė kėtė periudhė pėrmenden si hoxhė tė njohur Hasan Hizmo dhe Iliaz Mita. Thuhet se Hasani pati studiuar nė njė shkollė me njerin nga familjet turke Inionu, qė mė vonė pati detyra tė rėndėsishme shtetėrore. Duhet pėrmendur kėtu se disa nga ata qė shėrbyen si hoxhė patėn mbaruar edhe shkolla tė profileve tė tjera dhe natyrisht kishin studiuar edhe teologji. Gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė shėrbeu si hoxhė nė Filat dhe nė Janinė dhe nė pleqėri tė thellė edhe nė fshatin e vet, Jakup Mato. Tradita vazhdoi deri nė fillimet e shekullit 20-tė.

            Hoxha i fshatit Fterrė Hivzi Bezhani, qė ushtroi detyrėn e klerikut deri nė vitin 1960, ishte diplomuar pėr drejtėsi dhe teologji nė Stamboll.

            Gjatė shekullit tė 20-tė, kryesisht nė gjysmėn e parė, nga ky fshat, kryen detyrėn e hoxhės njė numėr i madh burrash, sidomos po tė kemi parasysh se kemi tė bėjme me njė fshat tė vogėl. Kėta klerikė myslimanė mbuluan njė numėr tė madh fshatrash e qytetesh, madje zona e krahina tė tėra dhe pėr disa breza radhazi, ose nė vazhdimėsi, duke ia lėnė kėtė detyrė bashkėfshatarėve tė tyre. Kudo pėrhapėn kulturėn e kohės. Ishin njėkohėsisht pėrēues tė dijes, tė rregullave tė mirėsjelljes, pėrēues tė kulturės fetare. Deri vonė pleqtė e fshatit, krahas tė falave, sureve, recitonin me pasion poezi tė autorėve tė vendeve arabe, pėrmendnin proverba e fjalė tė urta arabisht. Dhe nga tė dhėna tė shumta kėta klerikė myslimanė kujtohen me respekt nga banorėt e fshatrave ku shėrbyen Ishin njerėz tė urtė, shembull tė njerėzve tė sjellshėm, tė ditur e tė devotshėm.

Hoxhėt e Fterrės kanė shėrbyer pėr njė kohė mjaft tė gjatė nė shumė krahina. Mė shumė kanė shėrbyer nė fshatrat e Vlorės. Po ashtu, nė disa fshatra kanė shėrbyer nėri pas tjetrit hoxhė nga Fterra. Disa fise, si Mita, Hizmo, Mato etj. kanė nxjerrė disa hoxhė dhe kėtė e kanė vazhduar brez pas brezi pėr njė kohė tė gjatė.Nė kohėn tonė ka studiuar nė shkollė tė mesme nė Shkup Artur Malo. Dhe tani Edvin Ruko vazhdon studimet pėr drejtėsi dhe teologji nė Arabinė Saudite.   

 

                                      As.Prof.Dr. Jakup Mato

Marre nga gazeta "Fterra jone"

 

Enter supporting content here