Make your own free website on Tripod.com

F T E R R A

Na shkruajne vizitoret

Home
Gazeta "Fterra jone" Nr. 81 shkurt 2013
Njohuri per Fterren
Arsimi dhe kultura
Njerez te dijes
Patriotizmi
Fterra - Identiteti yne
Ekonomia
Gazeta "Fterra jone"
G- 79 - tetor 2012
Nr. 78-maj 2012
Nr. 77 shkurt 2012
Vjersha
Fjale te urta
Fjale te rralla
Bejte te vjetra
Na shkruajne vizitoret
Videoclip
Nėnėmadhe Fterra (Poeme nga V. Mato)
Fterrė, portė midis malesh (Poemė nga Lefter Ēipa)
Kontaktoni me ne
Telefona

Faqia e internetit, vazhdon tė vizitohet nga bashkėfshatarė, miq e dashamirės.

Ėshtė kėnaqėsi e vecantė kur merr mesazhe vlerėsuese, qofshin kėta bashkėfshatarė, shokė, miq e dashamirės apo edhe vizitorė tė rastėsishėm. Duke i falenderuar pėrzėmėrsisht po botojmė disa prej mesazheve te tyre :

line05.gif

Martin Mėrkuri me origjinė nga Piluri shkruan:

 

Ju uroj shėndet Fteriotėve.

Keni bėrė njė faqe interneti shumė tė pėrkryer.

Pėr Fterrėn nuk e kisha idenė nga tė gjitha pikėpamjet, (nga qė kam ikur i vogėl nga Shqipėria).

Rastėsisht, duke kėrkuar pėr Lefter Ēipėn lexova njė poezi tė tija pėr Fterrėn, u bėra kureshtar tė mėsoja diēka pėr fshatin tuaj, dhe ngela i mahnitur nga gjithė ky informacion qė keni tek faqja. Puna qė po bėni nuk ėshtė punė e mirė vetėm pėr fshatin tuaj, por pėr gjithė SHQIPĖRINĖ.

 

Jeton Zani na shkruan:

 

Pėrshėndetjet mė tė mira , ju falėnderoj Ju dhe gjithė stafin e gazetės "Fterra jonė". Le tė vazhdojė tė jetė "Fterra jonė" burim informacioni, njohjesh, kujtimesh, lidhjesh dhe bashkėpunimi kudo qė janė ,si uji i burimit nė Ixuar .

5 shtator 2011

I dashur Goni,

 

Lexova me endjen mė tė madhe Gazetėn Tuaj, gazetėn e Fterrės e me thėnė tė drejtėn mu mbushėn sytė me lot. Nuk e di pse, ndoshta nga malli, ndoshta pėr atė burrėri qė keni, ndoshta pėr vendosmėrinė e madhe pėr t'ju treguar tė gjithėve qė djemtė e Fterrės kudo qė tė jenė, sado qė tė vjetėr tė jenė janė krenarė pėr atė vend tė bukur, pėr atė vend tė begatė qė u ka dhėnė emrin FTERRIOTĖ.

Ju kam zili. Ju kam zili se dini tė qėndroni bashkė nė ditė tė mira e tė vėshtira, nė gėzimet tuaja qė jua u uroj gjithmonė nga zemra e nė hidhėrime qė nuk do tė dėshiroja kurrė tė kishit. Po jeta e tille ėshtė dhe i ka tė gjitha, tė mirat e tė kėqijat e saja.

E di, qe shume here e ndjej veten krenare qe ju njoh ju fteriotėve, apo disa nga ju se tė gjithė ėshtė e pamundur ti njoh, qė ulem nė atė tavolinė tė thjeshtė por burrėrore e mirėpritėse por shumė domethėnėse dhe e ndjej pėrkujdesjen e respektin e tė gjithėve sikur tė isha njė evlat Fterre.

Shume nga Ju, tė asaj tavoline i njoh personalisht prej shumė vitesh, shumė ua kam dėgjuar emrin e zėrin nė familjen time, shumė tė tjerėve jua a kam emrin nė gazetėn tuaj tė mrekullueshme dhe respekti me shtohet akoma mė shumė edhe pėr ata qė s’mund tė jenė aty, pėr ata qė jetojnė  e punojnė nė Fterrė apo kudo nė Shqipėri, pėr ata djem qė kanė marrė rrugėt pėr njė jetė mė tė mirė si dhe unė por qė kurrė nuk e harrojnė e do ta harrojnė Fterrėn e tyre se janė brumė i gatuar nga duart tuaja.

Unė nuk di tė shkruaj bukur, por mė beso se kam mė shumė gjėra pėr t’ju thėnė se kėto pak rreshta tė thatė por qė janė nga zemra e shpirti im.

Ty sidomos, qė je promotori i Gazetės se mrekullueshme Fterra Jonė, tė falėnderoj se aty nė atė faqe e nė atė gazetė gjej shumė pėr Shqipėrinė qė neve qė jemi larg na mungon shumė.

Ėshtė me tė vėrtetė e mrekullueshme qė jeni gjithmonė bashkė, paēka se keni edhe mendime tė ndryshme pėr kohėt qė kalon Shqipėria. Ėshtė e mrekullueshme qė jeni aq tė lidhur me njėri tjetrin e pa frikė mund tė them qė tė gjithė nė Shqipėri kanė ēfarė tė mėsojnė nga Ju.

Unė s’jam fetar se jam rritur nė njė kohė qė ju e dini shumė mirė, po nėse ka Zot me gjithė zemėr ju uroj "ZOTI JU BEKOFTĖ"

 

Tė gjithėve tė fala e pėrqafime

me respekt

Artan Myftiu

Zyrich, 10 qershor 2009

 

enianashkurti240.jpg
Eniana Shkurti

.

Eniana Feksor Shkurti na shkruan nga Italia:

 

Mirėdita!

Doja t'ju pėrgėzoja pėr numrin e ri te gazetės "Fterra jone", jam e gėzuar qė arritėt ta publikoni pėrsėri pas disa kohėsh mungese.

E shfletova tė gjithė gazetėn online dhe mė pėlqeu shumė. Lexova dhe artikullin e shkruar nga babi im ,Feksor Shkurti, dhe plus pashė edhe foton e familjes Kurupi nė faqen e fundit, ku ėshtė mami im e vogėl.

Akoma urime tė pėrzemėrta e suksese nė numrat e tjerė,

me shume respekt

 

Eniana Shkurti

 

lineee36.gif

 

Naimi nga Borshi, na shkruan:

 

Do ta kisha tė lehtė tė shprehja njė lloj konsiderate ose mirėnjohje pėr kėdo qė nė kujtesėn time kanė lėnė mbresa ose kujtime tė mira, qė tė detyrojnė tė shprehėsh mirėnjohje ,por pėr fteriotėt gjykoj se do tė ta kem disi tė vėshtirė.

Arsyeja ėshtė fare e thjeshtė. A do tė mund qė nė kėtė mirėnjohje tė mundem tė pėrfshij  gjithė fteriotėt, si ata qė jetojnė nė vendlindjen e tyre edhe ata qė jetojnė nė rrethe, por pa harruar edhe ata qė jetojnė nė emigracion?  

Tė gjithė kanė njė emėrues tė pėrbashkėt qė i bėn ata vėrtet krenare qė kurrė mos ta fshehin origjinėn e tyre se virtytet qė ata mbartin janė shumė: ruajnė njė lloj qetėsie qė ėshtė reflekse i menēurisė dhe kulturės, janė bujarė e dinė tė kėndojnė bukur qė tregon se janė zakonlli, dinė tė dashurojnė si artin ashtu dhe kulturėn e tyre tė brishtė dhe qė dinė ta pėrcjellin atė akoma edhe nė brezat e sotshėm qė duket se ėshtė kaq e vėshtirė.

Uroj qė nėpėrmjet gazetės tuaj tė ndihmoni duke ēuar ēdo ndjenjė tė bukur tė ēdo familje dhe person qė ta jetojnė sa mė aktiv jetėn e aktivitetet qė Fterra gėzon.

Vetė jam nga Borshi dhe njoh shumė nga Fterra qė nė se do tė lexoje diēka nga jeta juaj ,ndjej se e pėrjetoj mė shumė ndjesi edhe unė. Nuk ka se si mos tė respektosh djepin e menēurisė e tė diturisė fteriote dhe mos ta respektosh atė .

Ju falėnderoj shumė

Naimi

 

 

 

ln16.gif

volatilli_33.gif

eltonmalaj.jpg
Elton Malaj

 

 

bullini_3.gifMirėmbrėma tė gjithė fteriotėve kudo qė janė.....

Para disa netėsh ndesha  fare rastėsisht nė njė program tė RTSH mbi Fterrėn, nuk ua pėrshkruaj dot emocionin qė ndjeva, nuk mundem. Pėr rreth 10 vjet rresht unė kam kaluar pushimet e verės nė atė fshatin tonė tė vogėl, prej tė cilit jam krenar tė them qė kam origjinėn, si ēdo nip i Fterrės, jam i bindur qė nuk jam i vetmi qė do ndjehej kaq i emocionuar.

Kujtoj shumė mirė qė,  prindėrit tanė bij tė Fterrės, bėnin tė pamundurėn te na afronin né fėmijėt sa me tepėr me vendlindjen e tyre, atje ku kemi rrėnjėt tė gjithė ne.

Unė dua tė falėnderoj babain tim pėr faktin qė mė ka dhėnė mundėsinė ta njoh kaq mirė prejardhjen time, sepse kjo gjė po mė ndihmon dhe mė ka prirė tashmė prej 12 vjetėsh nė jetėn e emigrantit, pasi jetoj nė Itali qė nga viti 1995. Kam krijuar familjen time i frymėzuar nga parimet mė fisnike, tė cilat kujtoj ti kem parė tek njerėzit e thjeshtė tė atij fshatit tim tė vogėl qė fėmijė.

Dėshiroj tė falėnderoj gjithashtu tė gjithė ju tė stafit "Fterra jonė" pėr gjithēka bėni, me gjithė vėshtirėsitė qė keni, pėr ti dhėnė zė atij vendi tė vogėl atje nė mes maleve, tė cilit tė gjithė ne i detyrohemi diēka.

Dua tė shtoj me kėtė dėshminė time shumė modeste qė mundimet tuaja nuk janė tė kota, me ēka po bėni na bėni tė kuptojmė qė ajo cope shumė e vogėl toke pėrkrahė burimeve natyrore si ujėt e freskėt tė Ixorit apo tė Ngurrėzės ka lindur e rritur "mendje tė shėndosha nė trupa tė shėndoshė"

Faleminderit......

                                                                               Elton ZACE Malaj

                                                                                                                          

 

ln16.gif

Emri im ėshtė Moisi Mita. Lindur nė Vlorė 1971. Babai im quhet Ejup Mita. Unė jetoj nė Texas USA prej 5 vitesh.

Po navigoja nė internet dhe nė gogle gjeta emrin e tim eti dhe aty mė doli faqja juaj e internetit. Mu drodh mishi kur lexova ato reshta pėr tim atė. Desha t’ju falėnderoj nga zemra pėr atė punė qė bėni duke u treguar brezave qė vijnė se nga e kanė prejardhjen dhe tė jenė krenarė pėr atė. Unė personalisht jam krenar qė kur dikush mė pyet nga je ? Unė i them nga FTERRA. Ju pėrshėndes nga larg.  

Me respekt

MOISI MITA

fuoco001.gif

New Page 3

I dashur xha Agroni!
Nėse ėshtė dikush pėr t'u falėnderuar atėherė ai njeri jeni ju. Pėrkushtimi juaj pėr tė pasqyruar Fterrėn, Sarandėn dhe Shqipėrinė nė pėrgjithėsi meriton nderime tė pakufishme. Ju jeni shembull mė i fortė se nuk ka pleqėri. Je i vjetėr vetėm nėse ndjehesh i tillė.
Kėngėn e Mentorit tė madh pėr fat tė keq nuk e kam. S'do tė doja gjė mė tepėr sikur t'ua jepja.
Ju uroj nga zemra mbi tė gjitha shėndet e gėzime!
Dita ju bėftė 1000!
Fatmiri

bullini_3.gif

I dashur zoti Agron Xhama,

ju pėrshėndes dhe ju pėrgėzoj pėr punėn e vyer qė po bėni. Ju po e udhėtoni Fterrėn dhe fteriotėt nėpėr gjithė boten ,si dhe boten po e sillni nė Fterrė.
Ju lumtė.
E kam ndjekur ndėr vite nga larg veprimtarinė arsimore si edhe intelektuale tė vėllezėrve Xhama nė Sarandė dhe kam ēmuar shumė ndihmėsen tuaj nė shkollimin e djemve dhe vajzave tė asaj krahine (pėrfshirė edhe fshatin tim tė dashur Ēorraj) duke i dėrguar nėpėr gjithė shkollat e Shqipėrisė.
Por njerėzit e mirė gjithė jetėn e tyre bėjnė punė tė mira. Puna qė po bėni aktualisht duke shfrytėzuar teknologjinė moderne tė internetit ėshtė me vlera tė gjithanshme dhe jo vetėm pėr Fterrėn qė po e po. Eh, Fterra....sa mall pėr ato anė!

Fterra, fshat i burimeve tė mėdha ujore
Ngurrėz, Ixuar, Langadhe...
Fterra, fshat burimesh i menēurive njerėzore
Fterra, fshati nė Shqipėri me mė shumė universitarė

Fterra, hijshėm mbuluar me pemė
fiq, rrush, ullinj,agrume dhe plotė arrė
nga maja e Balashit del dielli nė dimėr
e nga maja e Fonicės pakės mė nė veri nė behar
dhe lėshon rrezet e arta, tė ngrohta
mbi tė bukurėn Fterrė
mbi atė fshat margaritar.

Pėrfitoj nga rasti tė pėrshėndes miqtė, shokėt dhe dashamirėsit e mi, burrat e shquar fteriotė nė Tirane: Dr.Safet Memi, Prof.Dr.Ismet Elezi, Prof.Dr Muzafer Korkuti, Prof.Dr.Besim Elezi, Prof.Dr. Hamlet Bezhani, Prof.Dr.Jakup Mato, Prof.Dr. Vehap Bezhani, Dr.Hamza Memi, Dr. Luan Dusha, Dr. Maks Memi, Dr. Edip Bezhani, Dr. Elvira Zhupa, Ing. Rexho Kurupi, Ing. Islam Zhupa, Ing. Besnik Gjoni, gazetarėt e mirėnjohur Guro Zeneli dhe Sulejman Mato, Gjeneral nė pension Vexhi Gjoni, studiuesit Naxhi Zhupa, Rakip Korkuti, Halit Zhupa, Hulusi Hizmo, Jashik Maēi, Petrit Bezhani, Lutfi Dusha, Skėnder Dusha, Idriz Mita, Fatmir Dusha, Rebi Korkuti, Pėrparim Shkurti dhe tė gjithė "parlamentarėt e Fterrės" me kryetarin e tyre tė nderuar burrin fisnik Ing. Dilaver Shkurti.

Me respekte,
Mane Alikaj nė Naples(FLORIDA).

ln22.gif

bullini_3.gifJanko Pali nga Qeparoi , me banim nė ShBA na shkruan:


Stafit drejtues tė gazetės Fterra Jonė,

Quhem Petraq Janko Pali nga Qeparoi, i biri i "mėsuesit te merituar " Janko LL. Pali.

Prej vitesh banoj si emigrant ekonomik nė SHBA. jam n/kryetar i Shoqatės sė shkrimtarėve shqiptarė tė Amerikės,autor i disa vėllimeve poetike dhe proze e publicistike.

Kam punuar pėr rreth 35 vjet nė Vlore, dhe kam pas fatin tė njoh dhe tė respektoj miqtė e tim etj. fteriotė tė nderuar intelektualė dhe njerėz tė mrekullueshėm, nga ku kam kujtimet mė tė mira, si z Tare Braho, Zeko Braho, Safet dhe Xhevdet Kofina, Sezai Kofina, Abedin Merkuri, Rakip Korkuti, Lule Dusha, Fatmir Dusha, Tare Sejdia, Daut Mehmeti, etj tė ēilet janė nga intelektualet e mirėfillte tė fshatit tuaj, gjithashtu njerėz tė nderuar.

Ndjek nėpėrmjet internetit faqen tuaj dhe mė mbushet zemra mal, edhe unė kam vite qė kam krijuar kėtu nė USA "Lidhjen qeparotase dhe miqtė e saj: me gati 300 anėtare intelektualė nga gjithė bota.

Puna qė keni bėrė e po bėni ėshtė njė mėsim i madh pėr gjithė fshatrat dhe zonėn e bregdetit. "Fterra jone" ėshtė njė faqe e pėrkryer dhe njė pune e mrekullueshme, unė shpesh lexoj nė tė, dhe kujtoj sikur jam nė Qeparo.

Me anė tė kėtij mesazhi tė thjeshtė e dashamirės Ju pėrgėzoj. Paēi shėndet dhe suksese.

Pėrgėzoj spronsorizuesit si edhe Stafin tuaj. si dhe gjithė fteriotėt kudo nė botė (njoh edhe mėsuesin Teno Leno)

URIME

sinqerisht

Janko Pali nga Qeparoi

ln22.gif

Njė pėrshėndetje nga Detroit (ShBA)

Pėrshėndetje

Unė quhem Ilva Ēela. Jam vajza e Verės dhe Agronit , mbesa e Merjeme dhe Daut Dautit .Unė ju shkruaj nga Detroit Amerike .Ju pėrgėzoj pėr websiten tuaj dhe me vjen shume mire qe brezi jone te ketė njė mundėsi te njihet me kulturėn dhe traditėn e bukur te Fterrės.
Unė dhe motra kalonim pushimet e verės gjithmonė ne Ferre dhe ruajmė kujtime shume te bukura.
Do doja te pėrshėndesja dajėn tim Z. Servet Dauti dhe ti uroja shėrim te shpejte gjithashtu tezet e mia Xhemilen ,Mison , Majlindėn, Mjaftoninė dhe daja Festimin se bashku me familjet e tyre . Faleminderit dhe gjithė te mirat


ln22.gif

 

PĖRSHĖNDET  SERVERTI NGA Jacksonville-Florida

 

I dashur Agron,

 Eshtė kėnaqėsi e veēantė pėr mua kur nėpėr faqėt e intėrnėtit lexon pėr Ftėrrėn tonė tė dashur. Ėshtė merita  juaj e veēantė, qė plot pasion pėrkushtim dhe vullnėt keni pasqyruar gjithė enciklopedinė e kėtij fshati qysh nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, si numrat e gazetės “Ftėrra jonė”, pozitėn gjeografike, burimet natyrore, bujqėsinė, blegtorinė, njerėzit e shquar, tė dijes dhe tė kulturės, traditat dhe zakonėt me tė mira tė fshatit tonė etj...

Kjo tregon kulturėn tuaj si intėlektual, vizionin tuaj tė qartė, dashurinė e pakufishme pėr Ftėrrėn e ftėriotė, ku na keni dhėnė njė dhuratė tė ēmuar pėr gjithė ftėriotėt kudo qė janė, nė Shqipėri dhe nėpėr botė.

Si tė mos mbushesh me krenari tė ligjshme pėr atė fshat, kur lexon nė intėrnėt gjithw ato matėriale nw  faqėn “Ftėrra jonė”, qė edhe shumė vizitorw  qė nuk janė ftėriotw, kanė pėrshtypje tė mrekullueshme pėr Ftėrrėn tonė tė dashur.

Pwrshtypje tw veēantw mw ka bwrw njė kosovare me banim nė Zvicėr, e cila duke lexuar faqėn tonė tw intėrnėtit pėr nivelin arsimor dhe kulturor dhe intėlektual tė Ftėrrės, pėr bukuritė natyrore, duke pare edhe dokumentarin e vitit 2003 pėr Ftėrrėn, nėpėrmjet tė tjerave shkruan  "mbeta e mahnitur me traditat dhe kulturėn e Ftėrrės dhe pėrfundon “Mos vdeksha pa i pare ato bukuri dhe pastėrti tė natyrės se Ftėrrės".

Gėzim tė veēantė ndjeva kur pashe albumin me fotografi nė faqėn time tė botuara nga ju ku kam dale me shokėt nė "parlament" dhe nė takimet e tjera nė Tiranė.

Por emocionėt me tė mėdha ishin kur pashe fotot e bregut Lleshe.

I dashur Agron me ktheve mbrapa nė kohe duke mu pėrfytyruar para meje gjithė shokėt e shoqėt ku nė lindem dhe kaluam vitėt e fėmijėrisė dhe tė rinisė, me plot vuajtje, sakrifica e privacionė tė jetės, por edhe aq tė bukura e tė pa shlyeshme nė kujtėsėn time.

Bregu i Lleshe ishtė lagjja me e madhe nė Ftėrrė, me rreth 35 shtėpi nga kadrėmi Zanė deri nė Majė tė Varrit (maja e Zagrazhit) ku u lindėn dhe u rritėn mbi 150 vajza dhe djem tė mrekullueshėm.

 

Kur tė pashe o bregu i lleshe

Ē’ma shtove nostalgjinė

Pėr djemtė dhe vajzat qė keshe

Ishtė lulja e rinise

 

Qysh nga kadremi i Zanė

Poshtė e nė vijė tė Pale

Bregut e nė maje tė Varre

Ishtė lagjja me e madhe

 

Lezetin e bregut e jepnin dhe gjyshėrit e gjyshet, nėnat e baballarėt, sa tė menēur e tė zgjuar, aq fisnike bujare e mikpritės, qė na rritėn, edukuan me vetitė e virtytėt me tė mira tė popullit tonė, si dashurinė, besnikėrinė, moralin, karaktėrin, marrėdhėniet shoqėrore e vėllazėrore midis njeri tjetrit, dashurinė pėr vendlindjen tonė tė dashur, si dhe na kalitėn vullnėtin pėr tė mėsuar e pėr tė ecur nė jetė.
   Por konstatoj me keqardhje se bregu i Lleshe qė ishtė lagjja me e madhe po ēpopullarizohet dhe tani kanė mbetur 5 deri nė 6 shtėpi, por njerėzit tonė tė dijes edhe tė kulturės, intėlektualet e shquar tė Ftėrrės do tė dinė ta pasqyrojnė nė historikun e Ftėrrės edhe kėto probleme.

Pėrshėndetje gjithė shokėve nė “parlament” dhe jashtė tij.  

 Servet Dauti

vize.jpg

Enter supporting content here