|
|
 |
|

New Page 1
KUR DOLI NUMRI I PARĖ I GAZETĖS “FTERRA JONĖ”
DHE FAQIA E FTERRĖS NĖ INTERNET
Pas vitit 1993, kur mė nxorrėn nė pėnsion tė parakohshėm, ēdo ditė shkoja tė
pija kafe me disa shokė tek “Stili”, i pari lokal i asaj kohe nė Parkun Rinia. U
a kisha thėnė kėtė edhe disa bashkėfshatarėve, tė cilėt filluan tė vinin herė
pas here. Mė shpesh vinin Bardhyli, Muzaferi dhe Gurua. Shmalleshim me
njėri-tjetrin, bisedonim nga gjėrat mė tė ndryshme, kryesisht pėr Fterrėn dhe
fteriotėt. Kėshtu kafa “Stili” filloi pak nga pak tė bėhet vend-takimi i
fteriotėvė. (Mė pas , kur “Stili” u kthye nė lokal lojrash, shkuam tek
“Manastiri”. mė pas tek
”Shqipėria” dhe me prishjen e kioskave tė parkut, nga 17 shkurti 2001, kaluam
tek lulishtja e tavernės “Dajti”.
Nė
njė nga kėto takime, midis tė tjerave u diskutua edhe se ēfarė mund tė bėjmė pėr
Fterrėn. Kishte mendim per te bere nje shoqate, por nuk pati pėrkrahja.
Muzaferi dhe Gurua kishin mendimin pėr tė bėrė njė buletin.
Unė, ndėrkohė, kisha filluar tė mėsoja e tė punoja me kompjuterin qė mė dėrgoi
djali nga Amerika. Njė ditė duke punuar gjej rastesisht njė shabllon gazete.
Menjėherė mė lindi ideja se mund tė bėnim edhe ne pėr Fterrėn njė gazetė tė
vogėl. I bėra modifikimet e duhura shabllonit qė gjeta dhe i vura titullin. Nė
filim mendova ta quaja Fterra, pastaj Fteriotėt dhe me pas Fterra jonė. I
printova variantet dhe mora nė telefon Guron, Muzon e Bardhylin pėr tė pirė
kafe. Pa u thėnė se ēfarė kisha bėrė, sepse, me thėnė tė drejtėn, suprizat mė
pėlqejnė. Ata erdhėn, dhe unė u nxora nga nje fije letėr dhe ua vura pėrpara.
Atyre u qeshi fytyra, sidomos Guros e Bardhylit si specialistė tė gazetarisė.
Filluam tė diskutojmė. Fillimisht pėr titullin. Nuk mbaj mend mirė se kush
insistoi me tepėr, ndoshta Gurua, por fitoi varjanti qė gazeta tė quhej “Fterra
jonė”. Ēėshtja tjetėr qė u diskutua ishte se si ishte mė mirė ta quanim: gazetė,
apo gazetėz. Fitoi varjanti i Guros qė tė quhej gazetėz, dhe ne kėshtu e
quajtėm pėr disa numra rrjesht.
Po si do tė behej mė tėj? Diskutuam qė unė tė bėja njė model me 4 faqe, ta
shkruaja, ta radhitja dhe ta shikonim ne e tjua jepnim edhe disa tė tjerėve pėr
tė dhėnė ndonjė mendim.
Dija aq pak nga kompjuteri, sa ēdo fillestar. Mirė, pėr tė shkruar, se e kisha
tė lėhtė nga qė me makinė shkrimi kisha punuar mbi 40 vjet, por si tė bėja njė
faqosje, si tė shkruaja titujt, si tė kaloja nje shkrim nga njė faqe tek tjetra,
e shumė e shumė probleme teknike. Bardhyli, Gurua dhe Muzaferi nuk dinin fare.
Iu futa punes me deshire e pasion. Oh, sa peripeci kam patur, por nuk ėshtė
vendi pėr ti shkruar. Mbas disa ditėsh u bė modeli i parė nė 4 faqe me shkrime
pėr provė.
Te
nesėrmen u takuam tek "kafja jone".
E pame. U pėlqye. U bėnė pėrsėri diskutime.
Filloi puna konkrete. Vetem per leter, per
bojė dhe per fotokopjim
duheshin 7.000 leke, pa llogaritur ketu punen dhe shumė shpenzime tė tjera. Ndaj
duhej gjetur sponsori. Dhe menjeherė Rebi Korkuti, qė atehere ishte nė Vlorė me
njė biznes tė vogėl, u tregua i gatshem. U caktuan artikujt. Filluan tė
mblidhen materialet dhe njė e nga njė, unė i hidhja nė kompjuter dhe i
printoja. Bėheshin korigjimet pėrkatėse dhe perseri ne kompjuter. Botues
mbetėm ne tė tre, Muzaferi, Gurua dhe unė. Bardhyli nuk pranoi se, nuk
shkon, tha, tė jemi dy xhamaj. Numri i parė i gazetės mori formė javen e fundit
tė prillit. U takuam me shokėt.
Unė
e mbaja nė njė zarf tė madh sikur tė kisha njė thesar, dhe vėrtet ajo u bė njė
thesar. Dhe keshtu doli numuri i pare me 8 faqe mė 25 prill
1997. Me shumė dashamirėsi Fatmir Mita bėri
shumfishimin. Gazeta ishte gati dhe filloi shpėrndarja javėn e parė tė
muajit maj qė quhet edhe “ditėlindja” e gazetės. U dėrgua nė Tiranė, Vlorė,
Sarandė e Fterrė. Ndjeme gezim te veēante kur morem falėnderime nga fteriotė,
miq e dashamirės. Me pas dollėn edhe disa gazeta te tjera, si “Labėria”, “Kuēi i
Labėrisė”, “Borshi” etj. por fatkeqėsisht disa prej tyre nuk e patėn jetėn tė
gjatė.
Duke filluar nga numri i parė, gazeta shkoi edhe jashtė shtetit, sidomos nė
Itali, Greqi, Austri e Gjermani. Nga numri 3, me fotografinė e
Hiqmet Dushės, filloi tė dalė gazeta edhe me fotografi, tė cilat i skaneroja
poshtė e lartė me ēmime tė kripura. Pra, duhej njė skaner. Ja kėrkova djalit dhe
ma dėrgoi nga Amerika. Kėshtu duke pasė kompjuterin, printerin e skanerin dhe me
vonė edhe aparatin fotografik, u kompletua baza materiale pėr pėrgatitjen e
gazetės, e cila nuk ishte pak, por njė investim rreth 2 mije dollarė. Mu desh
shumė kohė e jo pak shpenzime pėr tė mėsuar edhe pėrdorimin e tyre.


|
| Website "Fterra" ne internet |
New Page 1
Qė nga ajo kohė rrodhėn vite. Dhe gazeta vazhdon tė dalė.
Dėshirat e detyrimet shtohen. Kemi shume fteriotė, miq e dashamirės jashtė
shtetit. Mundėsia mė e mirė, qė ata tė mėsojnė sa mė shpejt diēka pėr Fterrėn
dhe fteriotėt, ėshtė interneti. Ju futa me pasion tė mėsoja tė punoja nė
internet, dhe nuk ishte e lehtė, sepse veē tė tjerave, nuk dija anglisht. Punoja
nė internet kafe qė kishin filluar tė hapen ne ato vite dhe qe ishte 2000 leke
tė vjetra ora. Punova, dhe tė them tė drejtėn, harxhova shumė, deri sa mėsova
diēka. Ndoshta ndonjėherė tjetėr do tė shkruaj mė gjatė pėr kėtė. Me shumė
mundim, nė qershor 2001 arrita tė hap njė faqe tė thjeshtė nė internet.
E titullova Fterra. Veē artikujve tė gazetės “Fterra jonė” atje pasqyrova edhe
disa gjėra tė tjera, si psh: fjalė tė rralla qė pėrdoren nė Fterrė, toponimet e
Fterrės, poezi pėr Fterrėn, numrat e telefonit tė fteriotėve, fotografi tė
ndryshme, disa tė dhėna pėr krijuesit fteriotė, etjera. Me kohė vazhdova tė
shfrytėzoj mundėsi e teknologji tė reja dhe faqja u pėrmirėsua deri tek ajo qė
kemi sot:
www.fterra.com
Nuk
dua qė ndokujt ti shkojė mėndja tek “Beluli”, por me tė vėrtet ėshtė njė punė
kolosale. Sot nė internet gjen mė shumė se 2000 faqe tė daktilografuara, mbi
1000 fotografi e tė dhėna tė tjera pėr Fterrėn dhe fteriotėt. Shumė
fteriotėve qė kanė dashur, u kam hapur faqet e tyre ne internet. Nė internet janė
pasqyruar tė gjithė numrat e gazetės “Fterra jonė” pėr 10 vjet, nga numri 1 i
majit 1997 deri nė nr. 55 tė majit 2007. Kam futur nė internet nė enciklopedinė
e hapėt tė pėrbotshme Wikipedia, qė ėshtė nė dhjetėra gjuhė, shumė tė dhėna pėr
Fterrėn dhe fteriotėt. Po ashtu gjatė kėtij viti kam futur nė internet
dokumentarin “Fterra Labėri, Fterra Rivierė”, dokumentarin e vitit 1980 me
rastin e dekorimit tė Fterrės me dekoratė si fshat arsimtarėsh e arsimdashėsish,
dokumentarin pėr Mėsuesin e Populli Lame Xhama, pjesė nga dokumentari i vitit
1997 qė ka bėrė Rebi Korkuti nė Fterrė, si dhe rreth 50 videoclipe tė ndryshme.
Tashti aktualisht po punoj pėr krijimin nė internet tė arshivit tė Fterrės ku,
veē shkrimeve tė publikuara, do tė ketė edhe materiale tė tjera marrė nga botime
apo shkrime ashtu siē i paraqesin vet autorėt, nė mėnyrė qė secili mund ti
lexojė e tė gjykojė vet.
Pozitiv ėshtė gjithashtu fakti qė gazeta “Fterra jonė” ėshtė pėrfshirė edhe
nė fondet e Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė, falė kujdesit tė veēantė tė
Petrit Bezhanit, i cili gjithashtu ka skeduar edhe pjesėn mė tė madhe tė
artikujve qė janė shkruar. Ajo mund tė gjendet nė skedarėt nė adresėn:
Agron
XHAMA


|
| Muzafer Korkuti |
New Page 1
NĖ FAQET E SAJ - 10 VJET VLERA TĖ FTERRĖS E TĖ FTERIOTĖVE
Nė maj tė vitit 1997 doli numri i parė i gazetės sonė dhe sot ne do tė
shpėrndajmė nr. 55 tė saj. E shprehur me shifra, rezulton se janė botuar 590
faqe, tė shoqėruara me rreth 800 copė fotografi, janė botuar mbi 620 editorial,
artikuj problemor, reportazhe, intervista, 167 shkrime, pėr jetėn dhe
veprimtarinė e shumė fteriotėve etj.
Dhjetė
vjet
pėr njė gazetė modeste, e me njė rreth tė caktuar lexuesish - pėr fteriotė, nė
Fterrė, nė Sarandė, nė Tiranė, nė Vlorė, e pėr shumė fteriotė jashtė Shqipėrisė,
qė nuk janė pak. Ndaj kemi tė drejtė tė pohojmė se gazeta Fterra jonė ka krijuar
njė vlerė historiko-kulturore tė pa zėvendėsueshme, njė traditė qė do tė mbetet
nė vite.
Qė
nė nismėn e
saj, ne pėrcaktuam se gazeta do tė jetė Periodike – Kulturore - Historike. Ky ka
qenė boshti, kriteri themelor qė ka siguruar jo vetėm ekzistencėn e saj, por
edhe rritjen cilėsore nga njė numėr nė numrin tjetėr.
- ėshtė periodike
se ka dale rregullisht njė here nė dy muaj, pėr 10 vjet, dhe ky periodicitet,
ėshtė rezultat i kujdesit, i pėrpjekjeve, i merakut tė vazhdueshėm dhe i
kapėrcimit tė vėshtirėsive qė u ėshtė dashur tė pėrballojnė botuesit pėr tė
nxjerrė nė kohė numrin e radhės.
-
ėshtė
mirėpritur e pėlqyer nga tė gjithė lexuesit sepse nė faqet e saj gjen
artikuj editorial, artikuj pėr probleme tė veēanta, gjen reportazhe e
intervista, gjen portrete, skica, poezi e vjersha, gjen informacione e njoftime
pėr vepra e botime tė fteriotėve, pėr ēdo gjė qė ndodh nė jetėn e
bashkėfshatarėve dhe tė gjitha kėto kanė rritur larminė e lėndės sė gazetės,
kanė rritur cilėsinė e saj.
-
gazeta
ėshtė fteriote, sepse ka shkruar e shkruan pėr tė gjithė fteriotė, burrat e
lashtė tė fshatit, pėr nėnat tona tė shtrenjta, pėr fteriotėt e diturisė e
menēurisė, pėr fteriotė e tė gjitha profesioneve e tė gjitha .
-
gazeta
“Fterra jonė” merret dhe shkruan me logjikėn paqėsore e progresive me
pastėrtinė e mirėsinė fteriote, shkruan pėr gjėra tė qenėsishme e themelore;
gazeta ka shkruar pėr gjėrat qė na bashkojnė dhe jo pėr atė qė na ndajnė, siē
thotė Gurua ynė qė ėshtė modeli i kėtyre virtyteve: “Lumi na bashkon e nuk na
ndan; mali na lidh e nuk na zgjidh, qafa e malit na afron e nuk na largon as me
fqinjėt”.
Kėto
cilėsi
janė mėshiruar nė artikujt e shkrimet e bashkėpunėtorėve tė gazetės sonė, ndaj
nė emėr tė botuesve i falėnderojmė tė gjithė.
-
Nderim e
mirėnjohje edhe pėr bashkėpunėtorė e kolegė qė nuk janė sot midis nesh, Nafizf
Bezhani, Jakup Mato, Vehap Bezhani, Fejzi Hizmo.
***
Ēfletova
pothuaj gjithė numrat e gazetės dhe aty gjeta vlerėsimet mė tė mira pėr gazetėn
tonė, ndaj mė lejoni tė citoj disa prej tyre.
- Feksorit i rrjedh mendimi nė vargje:
Kur ti nise fluturimin tėnd, kur dolėn numrat e parė,
Dikush pati dhe mosbesim, se a do tė kish jetėn tė gjatė,
Por mė mire e mė bukur, kėtė kohė e jeta e vėrtetoi,
Mbi faqet e tua, mendja e pena fteriote,vazhdon e shkruan..
-
Bardhyli ( antari “korrespondent” i botuesve tė gazetės) me rastin e
tetė vjetorit tė dalies sė gazetės shkruan: “Vėrtet njė gazetė e vogėl, por
me njė botė tė madhe, me njė shpirt tė gjerė, me njė vizion tė qartė qysh nė
numrat e parė, pėr tė pasqyruar e pėrjetėsuar historinė e kulturėn e Fterrės e
tė fteriotėve.
-Studiuesi
e
kritiku i letrave shqipe Jakupi ynė shkruante: “Nė njė
kėndvėshtrim, kjo gazetė i ngjan njė enciklopedie modeste pėr njė fshat tė
vogėl, por me njerėz tė mirė, tė kulturuar e tė menēur”.
-
Miq e
dashamirės tė shumtė tė Fterrės sonė kanė bėrė vlerėsime tė larta. Ferdinant
Dhrami (Borsh) shkruan: “Ne shikojmė tė shkruar nė tė, esencėn e mendjes
intelektuale tė fteriotėve”.
-Rapsodi
i
mirėnjohur Lefter Ēipa na pėrshėndet e na vlerėson pėrherė me vargje:
Fterrė
zemėr e miqėsisė
Ku ėshtė fjal’ e menēurisė
Urė e Labėrisė sė madhe
Qė lidh detin me male.
Shumė
njerėz
bėjnė pyetjen (shkruan njė mik tjetėr i gazetės) si ka mundėsi qė njė fshat i
vogėl tė botojė njė gazete tė tillė. “Njė vend me kulturė tė lashtė, njė djep i
menēurisė sė hershme, natyrshėm do tė nxirrte pėr breza me radhė njė plejadė
fteriotėsh tė ditur e tė kulturuar. Urojmė qė kėtė traditė tė dijes tė vazhdojnė
edhe brezat pasardhės”.
Gazeta jonė ka qenė e mbarė edhe nė njė drejtim tjetėr e tė rėndėsishėm, atė tė
pasurimit tė historisė e traditės sė fshatit me botime librash tė veēantė.
-
U pėrgatit
e ėshtė gati pėr tė botuar Enciklopedia e fshatit (nė kuadrin e enciklopedisė sė
Kurveleshit) nga B. Xhama.
-“Ne
tė lamė,
po ti s’na le.., se ti vjen ku vemi ne”, nga G.Zeneli.
-“
Fterrė
Kasabajae Labe....” nga D>Shkurti.
-
Vehap
Bezhani njė jetė me dinjitet (Kujtime e mbresa).
-
Zambakė tė
kuq tė Fterrės, nga B.Sadikaj.
(vijon nga fuqia 2)
-
Mėsuesi
dėshmor Hiqmet Dusha, nga Z.Braho.
-
Fterra,
zemra ime, nga S.Dauti.
-
Fterra nė
shekuj, nga N.Zhupo.
-
Kujtimet e
nėnės, nga R.Korkuti
-
Dokumentari
televiziv “Fterra Labėri - Fterra-Rivierė, me skenar tė G.Zenelit e I.Buēpapaj,
operator N.Duro, dokumentari par Mėsuesin e Popullit Lame Xhama, dokumentari pėr
fteriotin e shquar Nail Bezhani dhe kronika tė tjera.
***
Nė raste festash e gėzimesh, “ėmbėlsira” lihet pėr nė fund, dhe kėtė “ėmbėlsirė”
e kemi nga Agron Xhama, ajo ėshtė fuqia e Fterrės nė internet. Sot ne
festojmė 10 vjetorin e dy gazetave, tė gazetės sė botuar nė letėr dhe gazetėn
Fterra Jonė nė formė elektronike, tė iniciuar, pėrgatitur dhe realizuar nga
Agroni. Ja ēfarė i shkruan Agronit njė mjek nga Prizreni, S.Krasniqi: “Isha
befasuar qė ju zoti Agron, nė atė moshė keni arritur tė bėni njė gjė tė tillė.
Ju lumtė dhe paēi jetė tė gjatė dhe lumturi”.
Sė
fundi dua
tė falėnderoj sponsorizuesit dhe bashkėpunėtorėt gazetės “Fterra jonė”
Falėnderime tė gjithė tė
pranishmėve.
-Pėr
informacione mė tė plota klikoni:
www.fterra.com ose
fterrajonė.tripod.com.
Muzafer
Korkuti
Nr.55 – maj 2007

|
 |
|

|
| Jakup Mato |
NJĖ ENCIKLOPEDI E VOGĖL E FTERRES
Ndihmesa e gazetės "Fterra jonė" pėr tė hedhur dritė mbi traditat kulturore
tė fshatit ėshtė e madhe. Nė njė kėndvėshtrim kjo gazetė i ngjan njė enciklopedie modeste e tė vogėl, pėr njė fshat tė vogėl,
por me njerėz tė mirė, tė kulturuar e tė mėnēur qė su doli kurrė emri pėr keq. Gazeta ka shembuj tė shumtė pėr tė pohuar kėto
cilėsi.
Botuesit e gazetės, qė
meritojnė falėnderime, kanė edhe njė meritė tjetėr. Me njerės tė kulturuar tė fshatit ata me tė drejtė nuk kuptuan
vetėm profesorė me emėr, xi Ismet Elezi, Muzafer Korkuti, Besim Elezi, Hamlet Bezhani, Sezai Braho, etj, apo intelektualė
tė njohur, si juristėt: Isa Hizmo si dekan i Universitetit tė Stambollit, Nafiz Bezhani e Isuf Haxhiu, tė tjerė tė njohur
si specialistė e pėr virtyte si Safet Memi, Refik Bezhani e Dilaver Shkurti diplomati qė pėrfaqėsoi vendin nė tre kontinente,
gjeologė tė palodhur si Vehap Bezhani e Rexho Kurupi, ekonomistė si Agron Xhama e Idriz Mita, specialistė e gazetarė si Guro
Zeneli, mjekė tė shumtė si Luan Dusha, Hamza Memi, Edip Bezhani, Maks Memi, etj. Me njerėz tė kulturuar ata nuk kuptuan as
vetėm sshkrimtarėt e artistėt Sheri Mita, Ilir Bezhani, Xhemal Mato, Bardhyl Xhama, apo Vullnet, Agim e Sulejman Mato. Me
shumė tė drejtė botuesit pėrkujtuan trimat e fshatit, qė nga lashtėsia e deri tek deshmorėt e Luftės, si Hiqmet Dusha, Osman
Memi, Azem Ēeli, Shaqo Mita e vėllezėrir Turhan e Fuat Mato. Nuk desha tė bėj listėn e njerėzve me shkollė tė fshatit, por
vetėm tė theksoj se botuesit patėn meritėn tė vlerėsojnė nė tėrėsi bashkėfshatarėt, pėr ato vlera e virtyte qė patėn.
Prandaj nderuan edhe Tahsin Elezin, Ismail Bezhanin, njerėzit e thjeshtė si Azis Mehmeti, Ēallon e Brinje, Sulo Hizmon, Razie
Dushėn, tė njohur pėr mėnēuri e pėrvojė jetėsore, qė kanė njė emėr tė nderuar. Nė gazetė u nderuan mėsuesit dhe hoxhėt e shumtė
fteriotė, qė smund tė numrohen, deri edhe studentėt e sotėm qė na nderojnė nė universitetet e botės si Ardita Mita, Blerina
Shkurti, Marsela Maēi, etj.
Dhe kjo ėshtė njė meritė
jo e vogėl e botuesve, se kulturėn e fshatit e pėrbėjnė tė gjithė bashkėfshatarėt, kush me shkollė, kush me virtyte e trimėri,
kush me pėrvojė e mėnēuri, ashtu si lumi mbushet me rrėketė e burimet e shumta. Kulturėn e formojnė tė gjithė bashkėfshatarėt
qė punojnė mirė dhe me nder nė profesionin e tyre. Shėnjė kulture ėshtė edhe ajo, qė as dje as sot nuk kemi dėgjuar tė tregohet
si i keq ndonjė bashkėfshatar. Nė kėtė mėnyrė gazeta hapi rrugėn tė kujtojmė edhe shumė bashkėfshatarė tė tjerė nė tė ardhmen.
Kemi kėtu Liri Fterrėn (Lubonja), gazetare e njohur, qė bashkė me tė vėllanė, Fiqretin mbajtėn me nder mbiemrin Fterra dhe
nė mendje mė vijnė shumė bashkėfshatarė tė tjerė, qė presin tu shprehim nderimin tonė, se formimin tonė ua kushtojmė tė gjithė
brezave.
Nė gazetė, si pjesė e kulturės
tradicionale, janė botuar emrat e vendeve (toponomastika), duke na kujtuar me kėtė, jo vetėm fshatin, por edhe lashtėsinė
e Fterrės dhe marrėdhėniet e saj me kultura tė popujve tė qytetėruar.. Tė ēuditshėm duken emra rtė tillė si Galile, qė ndofta
lidhet me kulturėn parakristiane dhe tė kujton vende tė evrenjve, tė tjera si Skomora, qė haset edhe nė vende tė tjera tė
Evropės lindore dhe qė e shpjegojnė me emrin qė marrin grupet e gaztorėve shetitės tė mesjetės. Veē emrave tė shumtė dhe interesantė
qė shpjegohen me shqipen, tė tjera toponime si Fonicė, Trohoi, Langadhė, madje dhe vet emri Fterrė, qė hasen edhe nė vende
tė tjera tė Ballkanit, dėshmojnė pėr bashkėveprime kulturash dhe qytetėrim tė lashtė tė fshatit, i cili pėrmendet nė dokumenta
rreth 600 vjet mė parė. Fshat me lidhje tė shumta me botėn ka qėnė Fterra, se bijtė e saj studiuan nė Stamboll, Misir, Vjenė,
Paris, Romė, Moskė, Amerikė e sa e sa vende tė tjera. Dhe nė kohėt e vona nė Fterrė jetuan pjesėtarė tė misionit anglez gjatė
Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare , studiues austriakė, piktori i madhe grek Caruqis, i cili bėri disa piktura gjatė luftės
dhe Fterrėn e kujtonte sa herė takonte shqiptarė, prandaj i kemi dertyrim njė tufė lule mbi varr.
Kultura e njė populli ndjehet dhe nė kėngėt, nė fjalėt e urta tė tij etj. Nė to gjen edhe kronikėn e ngjarjes, edhe
bėmat e heronjve, atje kujton edhe shpirtin krijues. Dhe pėr tė zbuluar shpirtin krijues tė bashkėfshatarėve gazeta ka bėrė
shumė. Ajo ka botuar kėngė tė vjershėtorėve qė bėnė emėr nė fshat si: Isuf Avreci,, brenga e kėngėve tė tij tė kurbetit ėshtė
mallėngjyese edhe sot, ka botuar vjersha tė Shaqo Mitės, Ile Zenelit, Tahsin Elezit, Sheme Dhulit, deri edhe tė vjershėtorėve
tė sotėm, si Teno Lona, Feksor Shkurti, Servet Dauti, etj. Kėngėt janė kronikė e kohės. Pėrmes tyre mėsojmė pėr gurgulenė
trimėrore tė Lazo Kofinės mė 1848, qė spranoi sqima, por mblodhi lebėrit e zbriti deri nė Janinė. Interesant ėshtė se disa
kėngė historike pėr trimat fteriotė, janė mbledhur nė Vuno, Gjirokastėr, Dukaj, etj. Nė kėngė ndjejmė jehonėn e kėngėve tė luftės e tė punės, gėzimin e jetės e tė dashurisė. Do tė pėrmend ndonjė varg nga kėngėt e botuara
nė gazetė, pėr tė dėshmuar sa frymėzim e shpirt poetik kishin bashkėfshatarėt tanė. Shihni sa dhėmbje, menēuri e toleracė ka nė vargjet: Kėta miq qė kemi sot/ ėshtė harram dhe miqasia/ por pa ta sbėjmė dot/
si ta bėjė perėndia. Mė ka pėlqyer qysh nė vegjėli, por edhe sot mė mahnit bukuria e vargjeve: Bie pėr gjum e smė zė/ mė shfaqet
njė ėndėrrė/ vjen njė xhinde femėrė/ bėj ta kap e dot se zė. Vėreni sa dhimbje, ndjenjė por edhe humor ka nė vargjet: O shokė,
medet, medet!/ u plaksh e kėmba mė mbet/ djalėrinė kush ma shet/ ta blej njėmijė e dyzet. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė shumė
kėngė popullore tė fshatit ( ndonėse kėngėt shtegtojnė si zogjtė), ėshtė se nė to do tė gjesh njė pėrhapje kohore e gjeografike
tė ēuditshme: nė to flitet edhe pėr Stamboillin e Romėn, edhe pėr Janinėn e Misirin, edhe pėr Moskėn e Berlinin, gjė qė provon
pėr pėrjetimin e ngjarjeve botėrore. Por nė kėngė gjen emrat e shumė e shumė ēukave, maleve e pllajave tė fshatit. Nė kėngėt
e fshatit tonė mė ka pėlqyer gjithmonė humori i kėndshėm, i hollė, shpesh i mprehtė, qė dėshmon pėr mėnēuri dhe aftėsi kritike.
Kėtė humor tė mėnēur e skalitii mendja e mprehtė dhe e gjallė e shumė bashkėfshatarėve, qė su pajtuan me veset e dobėsitė.
Nė kėtė takim solemn qė tė mos mungojnė edhe tonet e gazit, po pėrmend disa vargje humoristike: Ma bėnė shoqet, ma bėnė/ qė
rraha burrinė prėmė/ briti nėna nė mėhallė/ mė la nusia pa djalė. Vėreni sa humor e ndjenjė autokritike vezullon nė kėta vargje
lakonike e tė bukura. Ja dy vargje tė njė natyre serioze, ku me koncizitet mahnitės, karakterizohet dhe vlerėsohen virtytet
e njė bashkėfshatari: Rakip zemėr ēeliku/ tė vlerėson dhe armiku/ se kur flisje vije gurė/ drejtėsi pėr turq e kaurė. Nuk
mund tė mos pėrmendim kėngėt Moj e bardha si jeleni dhe Ējanė ata qė shkojnė zallit, qė u kėnduan nga valltarė me aftėsi tė
rrallė, si Taro Gjoni, Bastri Dauti, Kadri Gjoni dhe qė lanė tradita tė mira nė grupin e sotėm tė valleve, qė nderoi fshatin
disa herė nė Festivalin Foklorik tė Gjirokastrės.
Sadoqė gazeta ka shkruar
mjaft, kemi ende shumė pėr tė bėrė pėr tė pasqyruar kėngėt, vallet, fjalėt e urta, zakonet e dasmave, tė morteve, ritet e
lindjes, tė vitit tė ri dhe pėr ti nxjerrė nė dritė ato, duhet kujdesi i tė gjithve.
Jakup MATO
Nr- 28 maj, 2002


|
| Bardhyl Xhama |
New Page 1
PĖRHERĖ E DASHUR, GJITHMONĖ NĖ NGJITJE
-
Nė tetvjetorin e gazetės “Fterra jonė” –
U mbushėn tetė vjet qė
kur gazeta e dashur “Fterra jonė” pa dritėn e parė tė botimit, nė maj tė vitit
1997.
Edhe pse ishte njė vit
i mbrapshtė, kur vendi kalonte ēaste shumė tė vėshtira, tre nga bijtė e shquar
tė Fterrės, Muzafer Korkuti, Agron Xhama e Guro Zeneli morėn nismėn e guximshme
pėr tė nxjerrė njė gazetė dhe, duke pasur mbėshtetjen morale tė shumė
bashkėfshatarėve, nismėn e kthyen nė realitet.
Dhe kėshtu, para tetė
vjetėsh, pa asnjė fond, pa asnjė bazė materiale, pa asnjė zyrė dhe pa asnjė
shpėrblim pėr punėn e kryer, botuesit tanė tė nderuar e tė respektuar nxorėn nė
dritė gazetėn me titullin kuptimplotė e gjithėpėrfshirės “Fterra jonė”. Vėrtet
njė gazetė e vogėl, me vetėm tetė faqe, por me njė botė tė madhe, me njė shpirt
tė gjerė, me njė vizion tė qartė qysh nė numrin e parė pėr tė pasqyruar e
pėrjetėsuar historinė e kulturėn e Fterrės e tė fteriotėve, jetėn dhe punėn e
fshatit e tė bijve tė saj, traditat dhe edukatėn, bashkimin e vėllazėrimin e
pėrhershėm me njėri-tjetrėn e me miqtė e shokėt, tė kaluarėn e largėt, po dhe mė
tė afėrtėn e tė sotmen.
Kėto synime madhore,
tani pas tetė vjetėsh botim tė gazetės “Fterra jonė”, i shohim mė sė miri tė
materializuara nė qindra faqet e saj, duke u bėrė pėr lexuesit e shumtė,
bashkėfshatarė e dashamirės, njė libėr i hapur, njė enciklopedi me vlera tė
mėdha dokumentuese pėr tė gjithė brezat e sotėm, por, sidomos, pėr brezat e rinj
qė janė e do tė vijnė.
Pėr tė krijuar njė ide
mė tė saktė pėr sasinė e madhe tė informacionit qė ka sjellė gazeta “Fterra
jonė” nė kėta tetė vjet, po japim shkurt disa tė dhėna statistikore:
Janė botuar deri mė
sot 44 numra gazete, me 446 faqe,. Nga muaji maj i vitit 2002 gazeta del me 12
faqe, nga 8 faqe qė dilte mė parė. Vetėm shkrime kryesore, si editoriale,
artikuj problemorė, intervista, reportazhe etj. janė botuar 450 artikuj. Shkrime
pėr fteriotė tė veēantė janė botuar 136 artikuj, tė cilėt kanė dhe vendin e tyre
nė faqen e internetit. Janė botuar, gjithashtu, rreth 450 fotografi, qė i kanė
dhėnė gazetės jetė e frymėmarrje, paraqitje estetike e kanė ilustruar mė sė miri
pėrmbajtjen e shkrimeve.
Gazeta ka nxitur e
pasqyruar takimet e fteriotėve nė festėn tradicionale qė bėhet nė fshat ēdo
pesė vjet, organizimin e piknikut tė pėrvitshėm qė bėhet nė Tiranė nė kodrat e
Liqenit tė dielėn e fundit tė majit, ka nxitur e pasqyruar filmin dokumentar
“Fterra-Labėri, Fterra-Rivierė”, apo dokumentarin pėr Mėsuesin e Popullit Lame
Xhama. Lėnda e gazetės shėrbeu edhe si lėndė bazė pėr librin e Guro Zenelit “Ne
tė lamė, po Ti s’na le, se Ti vjen ku vemi ne” etj. etj.
Ja, pra, pse gazetėn e
quajtėm njė enciklopedi pėr fshatin, njė libėr tė hapur ku gjithkush mund e
duhet tė shkruaj gjėra me vlerė, por qė gjen edhe njė material tė pasur e tė
zgjedhur pėr gjithēka qė lidhet me fshatin, me tė kaluarėn e tė sotmen. Se ta
themi me sinqeritet, njė pjesė e madhe e fteriotėve, pėrfshirė dhe mua, nė
gazetė mėsuam shumė ndodhi e hollėsi qė nuk i dinim fare, apo i kishim tė
mjegullta, nga gazeta mėsuam pėr sipėrfaqen rreth 40 km katrore tė fshatit, pėr
gjithė ato emra burimesh, arash, qafash, lėmenjsh etj., pėr Defterin Osman tė
vitit 1431 ku pėrmendet pėr herė tė parė fshati nė njė dokument tė shkruar, pėr
pėrbėrjen dhe lėvizjet interesante tė popullsisė, pėr pasuritė e mbitokės e tė
nėntokės, pėr blegtorinė e bujqėsinė. Shumė ngjarje e figura tė historisė, tė
arsimit e diturisė, tė kulturės e mirėsisė, tė mikpritjes e bujarisė etj. i kemi
njohur e saktėsuar pėrmes gazetės. Dhe jo vetėm tė sė kaluarės sė largėt, tė
luftės pėr liri e pavarėsi, po dhe tė sė kaluarės mė tė afėrt, tė Luftės
Nacionalēlirimtare e madje deri nė ditėt e sotme. Kjo ndodh se gazeta ėshtė e
hapur, nė tė shkruajnė tė gjithė, madje jo vetėm fteriotė, por dhe shume
dashamirės tė saj. Kjo ndodh se nė gazetė nuk ėshtė shkruar vetėm pėr figura tė
shquara e tė spikatura, pėr njerėz me grada e tituj shkencorė, por shumė e mė
shumė edhe pėr njerėzit e thjeshtė, pėr barinjtė e blegtorėt, pėr nėnat e
motrat tona punėtore, tė urta e bujare, pėr pleqtė mendjehollė e zemėrēelur, pėr
nxėnės e studentė, pėr emigrantėt me mall tė pashuar pėr mėmėdheun e fshatin,
pėr gėzime e fatkeqėsi familjare etj.,etj.
Ja, pra, pse ēdo numėr
gazete pritet me dėshirė nga fteriotėt e mė gjerė. Ėshtė e lavdėrueshme puna e
Agron Xhamės qė e ka futur gazetėn ‘Fterra jonė” edhe nė Internet. Pėrmes faqeve
tė internetit ajo lexohet nė tė gjitha kontinentet. Jo, ju siguroj qė kjo nuk
ėshtė propagandė. Pėrveē shumė fteriotėve nė Greqi, Itali, nė shtete tė tjera tė
Evropės, Amerikė, Kanada etj. gazetėn e kanė parė e lexuar nė internet edhe disa
tė huaj, Dhe Agronit i kanė ardhur shumė mesazhe prej tyre, ku shpesh kėrkohen
dhe tė dhėna te tjera pėr kėtė fshat tė ēuditshėm, qė nuk e gjejnė dot nė hartė,
por qė pėr ta ka disa arritje mbresėlėnėse. Kjo ėshtė kėnaqėsi jo vetėm pėr
botuesit, por edhe pėr gjithė komunitetin fteriot.
Gazeta ėshtė e tė
gjithėve dhe pėr tė gjithė. Ajo edhe tani, pas tetė vjetėsh, ėshtė pa buxhet,
pa mjete, pa zyra. Botuesit janė po ata, Muzua, Agroni, Gurua. Vullnetarisht
kanė punuar e punojnė, pa asnjė shpėrblim. Njė punė shumė e nderuar, njė punė qė
duhet ta ēmojmė tė gjithė, njė pėrkushtim i gjatė e i lodhshėm pėr fshatin.
Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė e kanė sponsorizuar gazetėn, biznesmenė e
nėpunės, njerėz tė thjeshtė e emigrantė, sepse pa ndihmėn e tyre botimi i
gazetės do tė vėshtirėsohej. Kjo edhe sepse tė ardhurat nga shitja e gazetės
janė aq tė pakta, sa nuk mund tė pėrballojnė kurrsesi shpenzimet pėr botimin e
saj. Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė shpėrndajnė gazetėn, ata qė e
tregtojnė atė nė Tiranė, Vlorė, Sarande e deri nė Greqi. Respekt e nderim tė
veēantė pėr bashkėpunėtorėt e gazetės, pėr ata qė shkruajnė, pėr ata qė nxjerrin
nė dritė krijimet e tyre, qė vlerėsojnė punėn e fteriotėve e tė botuesve duke
u siguruar lėndėn e parė. Nderim dhe pėr lexuesit, se ata janė konsumatorėt e
punės qė bėhet, pėr ata botohet gazeta.
Dhe, sė fundi, nderim
e falėnderim pėr tė gjithė ju qė keni ardhur nė kėtė datė pėrkujtimore, nė
tetė-vjetorin e gazetės “Fterra jonė”, fteriotė e dashamirės tė Fterrės,
bashkėpunėtorė e lexues.
Gėzuar Festėn! Gėzuar
me raki fterre, qė ėshtė e pastėr dhe e kulluar si ujėt e Ixorit!… Gėzuar!…
Mirė u takofshim nė
pėrvjetorė tė tjerė!
Bardhyl
XHAMA
Nr.28 – maj 2002
|
 |
|
|
 |
|
|
 |
|
|
|
|
Enter supporting content here
|
|
|
 |