F T E R R A

Fterra - Identiteti yne

Home
Gazeta "Fterra jone" Nr. 81 shkurt 2013
Njohuri per Fterren
Arsimi dhe kultura
Njerez te dijes
Patriotizmi
Fterra - Identiteti yne
Ekonomia
Gazeta "Fterra jone"
G- 79 - tetor 2012
Nr. 78-maj 2012
Nr. 77 shkurt 2012
Vjersha
Fjale te urta
Fjale te rralla
Bejte te vjetra
Na shkruajne vizitoret
Videoclip
Nėnėmadhe Fterra (Poeme nga V. Mato)
Fterrė, portė midis malesh (Poemė nga Lefter Ēipa)
Kontaktoni me ne
Telefona

NJĖ VĖSHTRIM NĖ POPULLSINĖ E FTERRĖS

Fteriotėt sot janė rreth 430 familje dhe mbi 2000 frymė

 

            Fterra  ėshtė fshat i vjetėr.  Nė dokumentet qė njihen deri sot, pėrmendet nė vitin 1431 si fshat i nahies sė Sopotit me 12 hanė (familje tė mėdha e nė gjendje relativisht tė mirė ekonomike). Gradualisht popullsia e fshatit erdhi duke u shtuar. Nė fillimet e kėtij shekulli familjet e fshatit kane varijuar nga 80 deri 100 familje dhe nė nė dhjetor 1944 nė Fterrė kishte gjithsej 116 familje qė banonin nė fshat, 10 qė banonin jashtė fshatit  dhe  8 qė banonin jashtė Shqipėrisė.

            Nga njė evidentim qė kemi bėrė del se fteriotėt pėrbėjnė sot rreth 430 familje dhe mbi 2000 frymė . Ky  evidentim ka qėllin kryesor qė tė njihemi mė mirė me tė afėrmit, fisin dhe  gjithė bashkėfshatarėt kudo qė janė.

            Nė kėto 50 vjetėt e fundit ka njė rritje tė theksuar natyrore, por ka edhe lėvizje e largime, sidomos nga fshati nė qytet.

            Ndėr shkaqet mė kryesore tė largimit nga fshati, mund tė pėrmendim : a) fshati nuk ka kushte te favorshme pėr zhvillimin e ekonomisė, veēanėrisht tė bujqėsisė; b) fteriotėt, duke njohur edhe kurbetin, kanė aspiruar gjithėnjė pėr njė jetė mė tė mirė; c) arsimimi ka qenė njė pėrparėsi e gjithė edukimit tė bashkėfshatarėve dhe mbas mbarimit tė shkollave ata kanė punuar nė vende tė ndryshme brenda e jashtė Shqipėrisė; ē) sedra, nė kuptimin e mirė tė fjalės, ka bėrė qė shumė bashkėfshatarė, duke ndjekur shembėllin e atyre qė jetonin mė mirė, tė ngulmojnė pėr tė ndjekur rrugėn e tyre. Njė ndihmesė tė veēantė pėr kėtė dhanė edhe bijtė e fshatit qė tėrhoqėn shumė bashkėfshatarė, nė kurbet nga fundi i shekullit tė kaluar e fillim tė kėtij shekulli, dhe nė qytete tė  ndryshme tė Shqipėrisė nė vitet pas ēlirimit.

            Fterra, megjithėse njė fshat i bukur, ėshtė i varfėr dhe nuk mban dot shumė familje. Kjo ka qėnė arsyeja kryesore qė vazhdimisht bashkėfshatarėt janė detyruar tė ikin nga fshati

             Nė vitet para ēlirimit kishte dy lloj kurbeti, njėri larg Shqipėrisė, kryesisht nė Turqi. Tjetri jashtė Fterrės, nė qytete tė ndryshme, me nėpunėsi e punė tė tjera qė servirte koha.Kėta nuk ishin pak,ishin rreth 30 veta, midis tė cilėvė edhe mjaft intelektualė ,qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė rritjen e nivelit tė arsimit, tė kulturės e tė mėnyrės sė jetės  sė fteriotėve. Karakteristika e asaj periudhe ishte qė burrat shkonin ku tė gjenin punė dhe familjet jetonin nė fshat. Pas ēlirimit, sidomos pas viteve 50, ata qė ishin nė qytete filluan nė masė tė marrin edhe familjet. Shumė familje  qė ikėn nga fshati nė vitet 50 erdhėn nė Kombinatin e Tekstilit nė Tiranė ku jetojnė edhe sot, e ku me tė drejtė thuhet se ka njė Fterrė tė dytė, falė kujdesit tė veēantė tė bijve tė Fterrės,qė kane ndihmuar njėri-tjetrin.       Edit Text
           Tjetėr arsye e largimit nga fshati, ka qenė edhe arsimimi. Mjaft bashkėfshatarė, tė cilėt mbaruan shkolla u emėruan nė punėra nė rrethe tė ndryshme tė vendit si nė arsim, shėndėtėsi, ushtri, nė sektorėt e ekonomisė e gjektė, sidomos nė vitet 1950-1990. Edhe ata nuk ishin pak .Kjo ishte dhe mundėsia mė e mirė  nė ato vite pėr tė ikur nga fshati e pėr tu sistemuar diku mė mirė. Nė kėtė periudhė kanė ikur nga fshati kryesisht tė rinj, tė cilėt me kohė krijuan familjet e tyre. Familje nga fshati janė larguar shumė pak, mbasi, siē dihet, kishte disa pengesa nga ligjet e kohės.

            Pėrqėndrimet mė tė mėdha tė fteriotėve kanė qenė e janė nė Tiranė, Sarandė e Vlorė, por ndėrsa deri nė vitin 1960 shkonin mė shumė nė Vlorė, sepse atje ishte edhe qėndra e rrethit, pas vitit 1960 fillojnė tė shkojnė mė shumė nė Sarandė, ku nga 2-3 familje qė kishte nė fillim tė viteve 50, ato nė fund tė vitit 1960 arritėn rreth 25 dhe sot janė mbi 80. E kundėrta ndodh nė Vlorė, nga ku ka largime nė drejtim tė Tiranės, sidomos kėto vitet e fundit.

            Pas viti 1991 fenomeni i largimit tė familjeve nga fshati u bė masiv, si pėr shkaqe ekonomike e njė jetė mė tė mirė, ashtu edhe nga mundėsitė qė u krijuan pėr levizjen e lirė tė popullsisė. Nė kėto 6-7 vjetėt e fundit jane larguar nga Fterra rreth 40 pėrqind e familjeve, tė cilat kryesisht jane vendosur nė  qytetin e Sarandės e nė afėrsi.    
Familjet qė kanė banuar nė Fterrė nė vite tė ndryshme na paraqiten nė grafik:

     Siē del nga kėto tė dhėna, nė Fterrė gjatė viteve 1960 deri 1990, ėshtė mbajtur pothuajse i njėjti numėr familjesh, pėr shkak tė ikjes sė familjeve tė reja  nga fshati.

            Kurbeti ka qenė plagė e vjetėr e Fterrės, si ai i herėshmi, aq mė tepėr ai i riu. Njė numėr jo i vogėl fteriotė kanė emigruar nė Turqi shumė herėt, (pėrqėndruar mė tepėr nė Stamboll  e Izmir). Kemi tė dhėna qė kurbeti ka filluar nga fundi i vitit 1700, por ka shumė mundėsi tė jėtė mė i hershėm. Disa bashkėfshatarė shkuan nė shkollat turke dhe atje jetuan e punuan nė punėra tė ndryshme, deri edhe personalitete tė Universitetit perandorak. Megjithėse nuk kemi shifra tė sakta, por nga tė dhėnat e grumbullura del se nė Turqi jetojnė rreth 30 familje me orgjinė nga Fterra, qė pak lidhje mbajnė me tė afėrmit e tyre nė Shqipėri. Disa  familje janė asimiluar , kanė ndėrruar mbiemrat dhe nuk dinė gjuhen shqipe. Ndėr fiset qė kanė patur mė shumė nė kurbet nė atė kohė janė Xhama, Hizmo, Mėrkuri, Korkuti, Zani, e tė tjerė.

 Mbas vitit 1991 kur u hapėn kufijtė, ikėn edhe mjaftė familj fteriote si dhe shumė individė tė veēantė, sidomos nė Greqi e Itali. Ka fteriotė me gjithė familjet e tyre qė kanė shkuar e jetojnė pėrgjithmonė  edhe nė Amerikė, Kanada, Gjermani, Austri, etj. Gjithė familjet fteriote qė janė nė emigracion  sot llogariten rreth 90 dhe me rreth 380 frymė. Nga kėto mė shumė se gjysmat janė nė Greqi. Duhet thėnė se ka mjaft lėvizje emigrantėsh dhe tė familjeve tė tyre sidomos nė Greqi dhe Itali, prandaj edhe numri i tyre paraqitet i pėrafėrt dhe si vendbanim ėshtė marrė vendbanimi i pėrhershėm  nė Shqipėri.

            Pėr tė pasė njė ide mė tė qartė se ku janė pėrqėndruar fteriotėt me banim po japin njė grafik analitik Familja fteriote karakterizohet nga familja e re nė moshė e nė pėrmbajtje. Sot janė tė rralla rastet, e mund tė themi se nuk ka as nė fshat, dy kurorė brenda nė njė familje. Sekush ka familjen dhe shtėpinė e tij. Kėshtu ka qenė tradita edhe mė parė: rriteshin fėmijėt, ndaheshin nga njėri tjetri dhe krijonin familjet e tyre. Sot nė mbi 400 familje vetėm 7 janė me mbi 7 persona, kurse  familjet me njė frymė pėrbėjnė mė pak se 2 pėrqind tė tė gjitha familjeve fteriote.

         Pėrbėrja e familjeve sipa frymėve ėshtė  : familje me njė frymė 26, familje me dy frymė 49, familje me tre frymė 86, familje me katėr frymė 161, familje me pesė frymė 72, familje me gjashtė frymė 25, familje mbi 7 frymė 7.

            Pra, ajo qė e karaketrizon familjen, ėshtė se kemi tė bėjme me familje te reja qė vėrtitet nga 3-5 persona dhe me kryefamiljarė deri 40 vjeē, ēka tregon se po rritet njė brez i ri fteriotėsh, tė cilėt sigurisht, do tė bėjnė mė shumė nga brezi ynė pėr vete, pėr familjen dhe pėr fshatin.

            Fterra ka  gjithėsej 38 mbiemra familjesh. Nga tė dhėnat e grumbulluara del se mė shumė janė: Shkurtaj 56 familje, Brinja 34 familje, Gjoni 33 familje, Zhupa 30 familje, Mehmeti 23 familje, Bezhanaj 18 familje dhe pastaj me radhė Hizmaj, Dautaj, Mitaj, etj.

            Sot nė Fterrė nuk banon asnjė familje nga kėto mbiemra : Bezhani, Braho, Ēallo, Ēeli, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Korkuti, Mato, Memi, Mėrkuri, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Xhama dhe Zeneli. Disa nga familjet fteriote, pėr shkak se nuk kanė lėnė trashėgimtarė  meshkuj, gradualisht janė fikur. Kėshtu mund tė pėrmendim Kondi, Ēipa, Gjonika, Trako, Gjoni (ėshtė njė fis tjetėr qė nuk ka tė bėjė me kėta Gjonaj qė kemi), Seferaj, Goxhaj, Cocaj, Luēi, por ato duhet tė jenė mė shumė po tė kemi parasysh se nė fshat pėrdoren edhe shumė emra tė tjerė vendesh, arash, etj, qė nga fisi i tyre nuk ka trashėgimtar

 

                                                                                                                            Agron Xhama

(Pėrmbledhėse e njė studimi mbi popullsinė e Fterrės,

botuar nė gazetėn “Fterra jonė” Nr. 12 – shkurt 1999)

diagram.jpg
Familjet fteriote sipas vendbanimit

diagram2color.jpg
Numri i familjeve me banim ne Fterre sipas viteve

DISA FISE E MBIEMRA QĖ KANĖ JETUAR NĖ FTERRĖ, POR QĖ SOT NUK  EGZISTOJNĖ MĖ.

 

Pėr pėrbėrjen e fiseve dhe familjeve tė Fterrės tė dhėna ekzakte nuk kemi, pėr arsye tė mungesės sė dokumenteve dhe tė historikut pėr  prejardhjen e zhvillimeve historike e demografike qė kanė ndodhur nė Fterrė qysh nė kohėrat e mė pėrparme deri nė ditėt tona.  Sipas njohurive qė kemi, nga tregimet e tė parėve dhe njerėzve tė moshuar qė jetojnė akoma, si dhe nė bazė tė njė verifikimi qė i kemi bėrė kėtij problemi dhe disa pėrllogaritjeve, sot Fterra pėrbėhet nga rreth 500 familje me mbi 2300 frymė. Pėrqendrimet mė tė mėdha tė fteriotėve, pėrveē Fterrės,  kanė qenė dhe janė nė Tiranė, Sarandė, Vlorė etj. Rreth 30 pėr qind e familjeve janė nė emigracion kryesisht nė Greqi, Itali, Gjermani e deri nė Amerikė e Kanada. Nė Fterrė sot banojnė vetėm 40 familje, nga tė cilat me moshė tė re e tė aftė pėr punė janė 23 familje. Nė Fterrė aktualisht  sot banojnė 16 fise ose mbiemra  nga  36 mbiemra ose fise qė ka  aktualisht fshati ynė. Konkretisht nė Fterrė sot banojnė familjet me kėta mbiemra; Avreci, Brinja, Dauti, Dhuli, Haxhiu, Hadushi, Gjoni, Kurupi, Kofina, Lona, Malo, Mehmeti, Maēi, Shkurti, Zani dhe Zhupa. Ky numėr i vogėl mbiemrash vjen pėr shkak tė traditės fteriote qė nuk e ndryshojnė mbiemrin, siē ėshtė vepruar nė shumė fshatra tė Labėrisė. Sot janė 20 fise ose mbiemra qė nuk kanė banorė nė Fterrė pėr arsye se janė larguar e banojnė nė qytetet qė pėrmendėm mė lart, por edhe nė shtete tė tjera, sikurse mund tė pėrmendim fiset apo mbiemrat: Abazi, Bezhani, Braho, Ēeli, Ēallo, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Hizmo, Korkuti, Memi, Mita, Mėrkuri, Mato, Ruka,  Sadikaj (Qyqja), Shehu, Xhama dhe Zeneli.

 Por nė Fterrė ka pasur edhe shumė fise tė tjerė qė  nuk ekzistojnė mė dhe pikėrisht ky ėshtė objekti kryesor i kėtij shkrimi.

Sikurse kemi mėsuar prej mė tė moshuarve, nė Fterrė tė paktėn deri nė dy, tre e katėr breza pėrpara brezit tonė, kanė jetuar edhe shumė fise tė tjerė tė cilėt sot nuk ekzistojnė mė, ose sikurse themi nė Fterrė, janė shuar. Kryesisht pėr arsye tė mos lindjes sė fėmijėve tė gjinisė mashkullore, qė kishin “privilegjin” pėr tė trashėguar mbiemrin e fisit. Megjithėse janė shuar jo pak fise, emrat, apo mė mirė tė themi, mbiemrat e tyre jo vetėm qė mbahen mend, por edhe pėrdoren akoma kur flasim pėr historikun e familjeve fteriote, pėr ngjarje e fakte qė kanė ndodhur nė kohė tė ndryshme, pėr emrat e vendeve apo arave etj. Mendojmė se ėshtė me vlerė tė dihen e tė shkruhet edhe pėr fiset qė kanė  jetuar nė Fterrė.  Me interes dhe vlera do tė ketė ky shkrim pėr fteriotėt e  kėtij brezi, por ndoshta mė shumė pėr brezat qė do tė vijnė. Pra, me kėtė rast rifreskojmė memorien pėr brezat e fiset qė nuk janė mė, por njėkohėsisht  shprehim nė njė farė mėnyre edhe respektin pėr ato fise qė janė shuar. Pėr tė marrė njė informacion sa mė tė gjerė pėr kėtė problem, herė pas here kemi biseduar  me mė tė moshuarit e Fterrės, si me tė ndjerėt Qazo Gjoni, Xhevit Zhupa, Razie Dusha dhe me  Rabo Bezhanen, Manushe Kurupin, Liri Shkurtin, etj. Pėr disa nga kėto fise, qė sot nuk  kanė trashėgimtarė, kemi sistemuar kėto shėnime:

Fisi i Gaxhajve, fis qė i kanė pasur ndėrtuar shtėpitė dhe kanė banuar nė vendin e quajtur “Hunda e Hadushe”. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė Hava Gaxhja e cila ka qenė e ėma e tė ndjerit Belul Brinja. Arat apo koshtrat i kanė pasur nė fund tė Gjilazrit, pėrballė pėrroit tė Gjoplakės dhe nė Xhinga.

Fisi i Cocajve, fis i cili gjithashtu i ka pasur shtėpitė dhe kanė jetuar po nė Hundėn e Hadushe. Mashkulli i fundit i kėtij fisi ka qenė Muhamet Cocaj, babai i Hava Coces dhe Merjo Coces. Hava Cocja ka qenė e ėma e tė ndjerit Muharren Mėrkuri, babait tė Zyrasė, Bekimit dhe Kujtim Mėrkurit.  Merjo Cocja  ka qenė e ėma e Shelqo Gjonit ose gjyshja e Safet Gjonit dhe Qenan Gjonit.

Fisi i Beqajve, fis i cili ka banuar midis bregut tė Lleshe dhe hundės sė Hadushe, pas Majės sė Varrit ku deri vonė kanė qenė kasollet bagėtive tė Mustafa Shkurtit dhe Qerim Dautit.  I fundit mashkull i kėtij fisi ka qenė Muēo Beqo. Arat i kanė pasur mbi koshtrat e Xharre dhe nė Gjinali, ku edhe sot quhet shkalla e Beqajve.

Fisi i  Trakajve, i fundit mashkull i kėtij fisi ka qenė Husni Trakua, ndėrsa nga bijat kanė qenė dy vajzat e tij  Bejxhe e Hize Trakja. Bejxheja ka qenė  e shoqja e Safet Kofinės, babait tė Sezaiut dhe Elvirės ndėrsa Hizja ka qenė e gruaja e Sejfulla Zenelit i cili ka banuar nė Borsh, babai i Braho e Abaz Zenelit (nė Borsh ata kanė pėrdorė e janė njohur me mbiemrin Lleshi). Trakajt shtėpitė i kanė pasur nė bregun e Lleshe ku ka banuar pėr  njė kohė tė gjatė familja e Sulo Hizmos, nė tė cilėn aktualisht banon Mufit Haxhiu. Arat i kanė pasur nė lumra, ku edhe sot quhen ”Arat e Trake”.

Fisi i Kondajve, mashkulli i fundit i kėtij fisi ka qenė Shaban Kondi i cili ka pasur grua Fato Mehmeten, por qė nuk kanė pasur fėmijė. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė e  motra e Shabanit, Salihe Kondja. Shtėpitė dhe arat ky fis i ka pasur poshtė shtėpive tė Zane, ku aktualisht sot jeton i biri i Neimit, Sulo Zani. 

Fisi i Ēipajve, i fundit mashkull nga ky fis ka qenė Laze Ēipi, babai i tė ndjerės Gjulza Ēipja e ėma e Parisit, Jetores, Lines, Pasorit dhe Natashės. Lazja ka patur grua Xheko Dushėn e bija e Mato Dushės  dhe motra nga babai e Gėzim Dushės. Shtėpitė i kanė pasur nė krah tė shtėpive tė Kondajve, poshtė qafės sė kadrėmit, nėn shtėpinė e Zane.

Fisi i Gjonike, ka qenė i pėrbėrė nga tre vėllezėr, Islami,  Ferhati, dhe Selim Gjonika. I fundit mashkull i kėtij fisi ka qenė Hidajet Gjonika i biri i Selim Gjonikės, bashkėshorti i Xhevo Gjonikes (Kofina)   dhe babai i  Liri Gjonikes e cila jeton akoma. Shtėpitė dhe koshtrat i kanė pasur tek qafa e xhamisė, poshtė shtėpive tė Shehe, sot poshtė shkollės tetėvjeēare tė Fterrės. Arat i kanė pasur poshtė shtėpisė, nė shkallėn e Peēe, nė Zhupaj, nė Xhinga, nė Gjishtire, etj.

Fisi i Luēajve, mashkulli i fundit i kėtij fisi ka qenė Iliaz Luēi i cili ka vdekur nė Selanik. Vėllain e tij Barjam Luēin e kanė vrarė nė Hundėn e Drėrit, nė mal. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė Ilmo Luēja (Maēja), e cila ka qenė e ėma e tė ndjerėve, Hanko, Gani e Idris Maēi. Liēajt shtėpitė i kanė pasur nė lagjen e Gjofterre ku banon edhe sot familja e  Arif Kurupit. Sipas tregimeve, Luēajt kanė qenė gjashtė vėllezėr, por tė gjithė janė vrarė pėr shkak hasmėrie. Arat e Luēe kanė qenė poshtė shtėpive tė Bezhane, ku kanė qenė edhe varrezat e fisit te tyre.

 Fisi i Merajve, i fundit mashkull nga ky fis ka qenė Veip Mero  bashkėshorti i Refia Hizmes, por qė Zoti dhe fati nuk ju dha fėmijė. Bija e fundit e kėtij fisi ka qenė Haso Merja, e cila ka qenė e ėma e Xhekos dhe e Zenepe  Maēes, e cila ka qenė e jėma e Qazim Gjonit, babit tė Pestroves, Vexhiut, Difos, Besnikut, Gjones e Gafurrit. Shtėpitė i kanė pasur nė lagjen e Zhupe   dhe arat i kanė pasur nė Mortovica dhe nė Gomareza.

Nuk kemi shumė tė dhėna pėr fiset Selmanaj, Peēaj, Bullaj e Seferaj. Dimė vetėm qė Selmanajt shtėpitė i kanė patur mbi shtėpinė e Ali Abazit; Peēajt arat i kanė pasė poshtė shtėpisė sė Gjonike dhe sot ato quhen shkallat e peēe. Kush tė ketė tė dhėna tė tjera pėr kėto fise, ėshtė i lutur tė na i dėrgojė.

Mendojmė qė kjo temė tė mbetet e hapur pėr tė shkruar, korrigjuar e saktėsuar ndonjė pasaktėsi qė mund tė kemi nė kėtė shkrim dhe pėr ta pasuruar me tej sipas njohurive, tregime e gojėdhėnave qė mund tė dinė shumė fteriotė tė tjerė tė cilat gazeta “Fterra jonė” do ti mirėpresė dhe do ti botojė rregullisht.

Nė pėrfundim tė kėtij shkrimi, duam tė shprehim njė sugjerim. Me qėllim qė kėto fise e mbiemra tė mos humbasin e harrohen, do tė ishte mirė qė pasardhėsit e tyre, nipėr e stėrnipėr apo mbesa e stėrmbesa, tė mund tė pranonin vendosjen e kėtyre mbiemrave njėrit nga djemve tė tyre me qėllim qė tė vazhdojė trashėgimia e jetėgjatėsia e kėtyre fiseve tė nderuara edhe pėr shumė vjet e breza me radhė. Ky veprim do tė ishte nė radhė tė parė njė shenjė nderimi e respekti, por edhe njė veprim i menēur pėr tė pėrjetėsuar mbiemrat e kėtyre fiseve qė sot pėr fatin e keq  i quajmė tė “shuara”. Le t’ia lemė nė dorė ndėrgjegjes sė menēur fteriote dhe kohės pėr realizimin ose mos realizimin e kėtij sugjerimi.

 

                                              Feksor   SHKURTI

 

Marre nga gazeta “Fterra jone” Nr. 62 – qershor 2009

 

Enter supporting content here