Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Fatos Lubonja per Fterren

.

lubonja.jpg
Fatos Lubonja

kopertine.jpg
Kopertina e Librit

  

 

 

MĖ ĖSHTĖ ZHVILLUAR TJETĖR NDJENJĖ PĖR ATĖ FSHAT

 

            Mė 3 dhjetor 2002, nė Romė, shkrimtarit e publicistit Fatos Lubonja, iu dha ēmimi Alberto Moravia pėr veprimtarinė e tij si intelektual militant nė mbėshtetje tė tė drejtave humane dhe pėr krijimtarinė letrare. Nė veēanti pėr librin-dėshmi  Nė vitin e shtatėmbėdhjetė, ditar i vitit tė fundit tė burgut, botuar nė Itali nė vitin 1994.

            Fatosi, nė njė nga fletėt e kėtij libri pėrshkruan mbresat, pėrjetimet e tij nga njohja me Fterrėn, mė 1971, fshat i nėnės sė tij, Liri Lubonja (Fterra). Edhe fotografia nė vazhdim tė shkrimit, nė faqen 7, ėshtė e asaj kohe

 

27 Nėntor

            Mora letėr nga baba dhe mama. Mė emocionoi ajo e mamės e cila fillon kėshtu: Mbrėmė isha nė ėndėr me ty. Ti ishte 12-14 vjeē e ne ecnim nėpėr zabel nė kėrkim tė diēkaje. Nuk di tė tė them se ēfarė ishte, porse pamjen tėnde e kam tė pastėr, tė qartė; ndaloje dhe kėpusje lule nėpėr shkurret qė hasnimNė drekė, kur u ktheva nė shtėpi, baba mė kishte vėnė nė komodinė njė kartelė. Atė lulen e bardhė qė kėpusje ti e gjeta nė tė: Drita Ftera. Njė e papritur emocionuese. Pėr herė tė parė pash shkrimin e kėsaj mbese pėr tė cilėn ndiej njė dashuri tė veēantė siē ėshtė edhe ndjenja qė ruaj pėr kėtė vajzė qė mban emrin e motrės sime tė vetme tė cilėn, veēanėrisht kėta 17 vjet tė vuajtjeve tė internimit, e kam mė shumė se gjithnjė. Ndoshta sepse motra, thonė qė nuk tė braktis kurrė   

            Pastaj vazhdon tė shkruaj gjatė pėr Dritėn, vajzėn e dajės sim nė Amerikė, tė cilėn se kam parė kurrė sepse ka ikur nga Shqipėria qysh mė 1944. Ka dėshirė ti shkruaj asaj njė letėr ku do tė donte tė shėnonte edhe ca radhė prej meje. Mendova se ēfarė mund ti shkruaj nga burgu shqiptar njė njėzėtvjeēareje qė ka lindur dhe jeton nė SHBA.

            Shumė gjėra dua ti shpreh, - i them mamasė por sa mund ti interesojnė asaj ato? Drita, ashtu sikurse Dyloni (vėllai i saj) janė nė njė moshė kur njeriu shikon thuajse vetėm lart dhe vetėm pėrpara, kur rrallė dhe pa interes e kthen kokėn prapa pėr tė kqyrur rrėnjėt se nga ka dalė. Duhet tė arrijė, ashtu si pema, njėfarė lartėsie e pjekurie qė pastaj ti varen degėt e tė shohė poshtė. Tė paktėn kėtė e them nga eksperienca ime e asaj moshe e, mė konkretisht, duke dashur tė gjej njė anallogji qė mund ti interesojė Dritės, nga eksperienca e vizitės sime tė vetme nė 1971 nė fshatin e gjyshit tonė tė pėrbashkėt Fterrė. Ky fshat ishte atėhere pėr mua po aq i huaj dhe po aq pa interes sa ēmund tė jetė tani Shqipėria pėr Dritėn dhe Dylonin njė botė qė skishte asgjė tė pėrbashkėt me preokupimet e mia jetėsore, intelektuale dhe shpirtėrore. Njė kuriozitet pėr hatėr tė prindit dhe aq. Me kėtė sy e pashė dhe me kėtė sy u ndava prej tij atė herė tė vetme qė e vizitova. Kurse me kalimin e kohės, pėr arsye tė shpjegueshme dhe tė pashpjegueshme qė kanė tė bėjnė me evoluimin e karakterit, moshėn, interesat e mia, por ndoshta edhe me kushtet e veēanta tė jetės sime, mė ėshtė zhvilluar tjetėr ndjenjė pėr atė fshat qė mu duk atėhere aq i mjerėSikur ndiej pendim qė nuk e gjezdisa atėhere pėllėmbė pėr pėllėmbė dhe qė u tregova indiferent ndaj atyre njerėzve qė poqėm aty. Madje, e kujtoj me njė pėrmallim tė veēantė atė filxhanin prej porcelani japonez, qė ishte gjetur nėn rrėnojat e shtėpisė sė stėrgjyshit tonė tė vetmen gjė qė morėm pėr kujtim prej andej. Me atė filxhan me siguri ka pirė kafe edhe stėrgjyshi im, i Dritės dhe i Dylonit. Tregojua historinė e filxhanit dhe thuaju se Fatosi shpreson se edhe atyre do tu ngjallet njė ditė ndjenja qė ka ai pėr Fterrėn, se kjo ndjenjė do ti shtyjė tė vijnė nė Shqipėri dhe se kjo ditė tė jetė nė tė gjallė tė xhajės dhe hallės sė tyre. Thuaju gjithashtu se Fatosi mendon pėr ta sepse ai jeton nė njė botė tė populluar thuajse vetėm me kujtime dhe pėrfytyrime njerzish tė afėrm e tė dashur, ndėr tė cilėt doemos kanė zėnė vėnd edhe ata, fėmijėt e dajės Fiqret, tė cilin ēprej rinisė e ka pėrfytyryar e menduar gjithherė me dashuri.

            Kisha dėshiri ti thoja gjithashtu edhe njė kuriozitet qė ka tė bėjė me gjuhėn dhe vendin e atit tė tyre e qė lidhet me Fterrėn. Mė befasoi mbiemri i tyre nė SHBA i shskruar me njė r tė vetme. Mė tingėlloi si i shbartur nga ai ekspresivitet i vrazhdė dhe tragjik  qė i jep fonema rr, fonemė kjo aq karakteristike pėr shqipen bash pėr forcėn e ekspresivitetit qė u jep shumė fjalėve me pėrmbajtje tė vrazhdė dhe tragjike.

lubonja_2.jpg
Foto e vitit 1971 ne Fterre - I pari majtas Fatos Lubonja

Enter supporting content here