Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha)

  

Breza Nėnash Fatime e Xhane


            Jeta dhe vazhdimėsia e jetes sigurohet nga nėna, se Nėna lind njeriun. Nėna i do fėmijėt sa veten e mė shumė se veten. Pėr e  tillė njihet dhe Nėna Fatimea e Mate, qe lindi e rriti dy djem e njė vajzė, Turhanin, Fuatin e Xhanen.

            Nėna fteriote i ka nisur djemtė pėr mbarėsi, ne punė. I ka percjellė dhe pėr nė Kurbet. I ka  dėrguar dhe nė shkollė pėr ti arsimuar. Por i ka nisur edhe ne luftėn pėr liri. Kėshtu, Nėnė Fatimea, djalin e parė Turhanin, e nisi pėr nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, ndėrsa Fuatin e vogėl e mbajti nė shtėpi, nė Fterrė. Xhanen, bijėn, e rriti si ēdo nėnė pėr nė derėn ku do tė  ndėrtonte jetėn e saj. Por dy djemtė e saj tė dashur, Turhanin dhe Fuatin, i thirri koha, i kėrkoi liria, se fashizmi pushtoi Shqipėrinė.

            Dhe, 60 vjet mė parė, nė natėn e 27 janarit, Fuati, shoku im, i fėmijėrisė dhe i rinisė,  shkoi nė ēetėn e Fterrės  nė betejėn e parė, nė sulmin partizan kundėr fashistėve,qė ishin vendosur nė postobllokun e Borshit. Kėtu u bė beteja. Kėtu, Fuati u bė dėshmori i parė i Fterrės dhe i Rinisė sė  Kurveleshit. Rėnia e Fuatiti shkaktoi dhembje. Akti i tij frymėzoi dhe luftėn pėr liri. Por frymėzim dha edhe nėnė Fatimea, e cila, nė ceremoninė e varrimit tė dėshmorit partizan, Fuat Mati, si grua trime , pasi i falenderoi pjesėmarrėsit pėr nderin qė i bėnė nė lamtumirėn e fundit tė djalit tė saj, shprehu  kėto fjalė: Ėshtė koha qė tė mbajmė lotėt e tė mos qajmė mė, se lufta qė kemi filluar do tė na marrė edhe djem e vashėza tė tjerė, prandaj tė shtrėngojmė radhėt e ti japim pėrgjigjen e merituar armikut e tradhėtarėve qė janė lidhur me ta.

 Ky moment e frymėzoi dhe Memo Meton, qė lartėsoi e fisnikėroi figurėn e nėnės shqiptare si pjesėmarrėse nė luftė: Nėna e Fuatit, njė spartane/ siē e cilėson  poeti, porositi qė tė mos qanin/ se si djalin tim Fuatin, kėtė herė/ armiku do na vrasė dhe tė tjerė

Por pėr Nėnė Fatimenė nuk mbaroi me kaq. Ajo e ndjeu se lufta do tė merrte dhe djem tė tjerė Merakun, qė nuk e shprehte, e kishte pėr Turhanin.

            Mė 1 maj 1943 Turhani doli parizan nė ēetėn e Dumresė, bashkė me 100 normalistė tė tjerė, bij nėnash nga e gjithė Shqipėria. Mbaj mend kur  Turhani mė dha porositė pėr Nėnėn dhe motrėn e tij tė dashur Xhanen: I pėrqafo nė emrin tim. Unė do tė luftoj kundėr okupatorėve derisa tė ēlirojmė Atdheun tonė. Ndėr kohė do tė marr hakun e vėllait tim, Fuatit. Xhanes i lė amanet Nėnėn e plagosur rėndė. Ai kishte merak pėr nėnėn. Nė ditarin e tij tė datave 7 dhe 13 dhjetor 1943, midis tė tjerave shkruan: Kisha qejf pėr tė shkuar nė shtėpi, nė pėrvjetorin e parė tė vrasjes sė Fuatit. E shkreta Nėnė, me gjithė ato kusure rron se rron. Mė thanė se ėshtė dobėsuar shumė. Shkaku kryesor ėshtė ai i Fuatit, i cili e mblidhte nė shtėpi, e qė tani rri vetėm nė ato mure tė shkreta. I kam shkruar letra, i jap kurajo pėr tė duruar edhe pak kohė, siē ka duruar, deri sa tė vijė dita e lumtur qė tė takohemi.

            Por ja qė fati nuk deshi. Edhe Turhanin e vetėm, qė ajo e deshte aq shumė, nuk e gėzoi dot. Fuati e la gjakun nė Borsh, ndėrsa Turhani nė Skrapar. Trupat e tyre, shkuan nga njė vend nė tjetrin, u prehėn nė Fterrė, nė Kuē e tanii nė varrezat e dėshmorėve nė Sarandė.

            Xhania, qė siē ka emrin ka edhe shpirtin, kjo grua fisnike, motra e vetme e Turhanit dhe e Fuatit, bija e shtrėnjtė e nėnė Fatimesė, qė nė ditėt e para pas ēlirimit u nis drejt maleve tė Skraparit pėr tė kėrkuar trupin e Turhanit. Me pas, u martua me Mehmet Dushėn, komisarin e komandantin trim tė reparteve tė mėdha partizane, delegatin e Kongresit historik tė Pėrmetit. Ajo e vuri nė qoshe Nėnė Fatimenė, krahas vjerrės sė saj Zenepes, nėnės sė katėr partizanėve tė familjes Dushaj. Megjithėse Xhanes i fali Zoti 6 fėmijė, tė cilėt ua ngrohėn zemrėn gjysheve tė tyre, ajo asnjėherė nuk e harroi  plagėn pėr vėllezėrit e saj dėshmorė,qė i kujtoi e i kujton gjithmonė me mall,me dhimbje.

            Nė krahėt e sė bijės Nėnė Fatimeja mbylli sytė.Trupi i saj pushon nė varrezat e Sharrės me jo pak fteriotė. Vazhdimisht bashkėfshatarėt e tė afėrmit i vizitojnė me nderim.

            Ėshtė njerėzore dhe nė nderin e Fterrės e fteriotėve, qė, sado vite tė kalojnė, ti kujtojnė me respekt ata qė jetuan midis nesh e tashmė janė ndarė pėrjetėsisht. Ndėrmjet tyre dhe Nėna Fatime me dy djemtė dėshmorė, Turhanin e Fuatin, por dhe Nėnė Zenepen me djemtė e saj Hiqmetin deshmor dhe Mehmetin e Bilalin..

            Me nderim do tė kujtohen pėrherė gjithė Nėnat fteriote pėr djemtė e vajzat qė lindėn e rritėn nė dobi  tė Fterrės e gjithė Shqipėrisė

E tillė ishte Nėnė Fatimeja e paharruar.

                                                                                                                         Dilaver SHKURTI

.

.

.

.

.

.

Our Shop

.

"Fterra jon" - Gazete periodike - kulturore - historike