Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Muho Zhupa

   

DY FJALĖ,.. PĖR MUHO ZHUPĖN

 

    Nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare kundėr okupatorėve qė kishin zaptuar vendin, pėrveē tėrė popullit tė Fterrės tonė, morėn pjesė nė repartet partizane 45 tė rinj dhe tė reja. Ndėrmjet tyre, nė prill 1944, rrėmbeu pushkėn dhe doli maleve pėr liri dhe bashkėfshatari ynė Muho Zhupa. Ai u radhit nė Brigatėn e 8-tė Sulmuese, nė batalionin e tretė, bashkė me Mezanin, Nevzatin, Fuatin, Lavdoshin, Sefton, Nazmiun e Naxhiun.

            Muhua kishte lindur nė Fterrė nė vitin 1925, babai i tij ishte Fejzo Zhupa dhe nėna Kadrie Shkurti, e cila vdiq shpejt dhe Muhua u rrit pa nėnė. Megjithėse ishte vetėm 18 vjeē, tregoi trimėri tė rrallė nė pėrpjekje me armiqtė. Nė luftimet e para tė batalionit tė tij nė Sopik tė Pogonit, u tregua shumė i shkathėt si sulmues dhe shpartalloi shume armiq. Pėr trimėrinė qė tregoi nė kėtė luftim, u lavdėrua para batalionit partizan.

            Komanda e ngarkoi,  bashkė me Mezan Shkurtin dhe partizanė tė tjerė nga terreni, tė ēonin nė spitalin partizan nė Navaricė tė Delvinės, skuadėrkomandantin e tyre qė ishte plagosur rėndė. I plagosuri, nė momentin e fundit, siguroi edhe njė palė kėpucė tė reja, tė cilat nuk i kishte veshur asnjėherė. Kishte edhe njė mushama qė ja kishte dhėnė edhe mė parė Muhos, e tani ja fali vetė.

            Por lufta partizane kishte dhe ca ligje tė rrepta, shpesh herė shumė tė rėnda. Komanda partizane, kur mori vesh rastin nė fjalė, e konsideroi qėndrimn jo tė rregullt tė Muhos. Megjithėse Muhua e pranoi gabimin dhe shpjegoi, se si kishte ndodhur e vėrteta, mori pėrsipėr fajin. Duke qėnė jetim nga nėna, kishte edhe ndonje boshllėk, sidomos nxitohej kur merrte vendime,  pa e menduar mirė pasojėn.

            Nė atė kohė lufte e nė atė moment, kjo i kostoi shtrenjtė, pavarėsisht se gabimi, nuk ishte faj pėr tu ndėshkuar me dėnim kapital. Por lufta ka dhe viktima tė tilla. Edhe Muhua ishte njė nga kėta. 

Duke analizuar jetėn dhe veprimtarinė e Muhos, mendojmė qė Muhua ishte njė nga djemtė partizanė tė Fterrės, qė fati e pėrfshiu nė viktimat e luftės, siē ka ndodhur edhe me raste tė tjera.

                                                   Dilaver SHKURTI

                                                              Veteran

 

Enter content here

Enter content here

Enter supporting content here