Home

Per historikun e Fterres | Fatos Lubonja per Fterren | Copeza jete nga Amerika | Libraa te rinj me autore fteriote | Fjale te urta | Lavdosh Zani | Avni Shkurti | Nene Hanko Hizmo | Xhevdet Braho | Breza nenash - Fatime Mato e Xhane Mato(Dusha) | Muho Zhupa | VJERSHA E BEJTE | Galishti i Fterres | Kontaktoni me ne | Nr.telefoni-adresa
FTERRA JONE
Copeza jete nga Amerika

bardhyl.jpg
Bardhyl Xhama - Mesues i Merituar

foto.jpg
Bardhyli dhe Foto Ndrenika ne kafe "Toskana" ne Boston

  

Copeza jete nga Amerika

 

Pata fatin ta vizitoj dy here Ameriken.Jetova aty 14 muaj, se bashku me Ferasetin, te djali  e nusja, Edi e Besa, tashme me shtetesi amerikane. Kam shume e shume pershtypje e mbresa nga vendi qe dikur quhej si nje enderr e parealizuar, por per gazeten  Fterra jone do te tregoj shkurt ca copeza jete, qe lidhen  me shqiptaret e rrethinave te Bostonit.

 

1.Festat e ditelindjet

 

       Ne qytetet rreth Bostonit, qe jane me dhjetera, jetojne mijera   shqiptare,  shumica te ardhur vitet e fundit. Ne festat tona kombetare, apo ato te shtetit amerikan, shpesh here mblidhen e festojne se bashku. Me te spikatura jane keto festa ne ditelindje.

                                    Shume bukur u festua, per shembull, ditelindja e mbesave tona, Jones e Deas shtatorin e kaluar, packa se nuk qe jubilare. U mbush oborri i gjere i shtepise me dashamires shqiptare, nga te gjitha trevat. Po zjarr i dhane festes femijet e te rinjte:Laerti e Xheni, nipat e Agronit, Ari, Lona e Albani, femijet e Nuriut e te Refizese se Feimit nga Fterra,Pamela krutane,djem e vajza te Bashllareve nga Korca, Kisla nga Tirana e shume te tjere. Kenduan e kercyen gjithe hare, te veshur hijshem, te shendetshem e te bukur. Te gjithe e dine shqipen, edhe pse klasen e pare fillore shume prej tyre e kane filluar ne Amerike.Me mire duhet ta mesojne, qe edhe te shkrujane e te lexojne shqip, sic dine anglishten.

 

          2.Kafe Toskana

 

         Keshtu quhet nje kafe me pronar italian, qe ben ekspresin me te mire ne gjithe zonen e Bostonit. Aty mblidhen vazhdimisht shqiptaret, qe  e duan ekspresin te cilesise se pare. Aty valavitet edhe flamuri shqiptar, krahas te shume kombesive te tjera. Ky iu vu si kusht pronarit qe te frekuentohej kafja nga shqiptaret. Te shtunat e te dielat, aty mblidhen  dhjetera shqiptare. Takohen e bisedojne si vellezer, qajne hallet, zgjidhin problemet.

                                   Ne kete kafe takohesha edhe une cdo dite me Foto Ndreniken, juristin e njohur  nga Vunoi, qe ka respekt te vecante per fteriotet, shume prej te cileve i njeh personalisht.Me Foton me hahej muhabeti, se jemi me zakone te peraferta, por dhe sepse Fotua ka nje kulture te gjere e ke ēfarė perfiton prej tij. Pastaj, ai e ka bere hezber faqen e internetit te Fterres dhe gazeten Fterra jone e lexonte mbase dhe para meje. Po ne kafe vijne dhe moshatare te tjere, vjen Agimi, Zeneli, Hakiu, shpesh dhe Niko Behari gazmor e buckosh. Ben Bashllari, djale i ri e me sjellje te rralle, nje here ne jave, kur kishte diten e pushimit, na mirrte te gjitheve ne pensioni-steve shtepi me shtepi me makinen e tij dhe na conte e na qiraste kafe ne Toskana. Jo me kot shoket i thone me shaka Drejtor i Azilit. Vec alkool e duhan nuk lejohet ne lokal. Cigare dilnim e pinim jashte, ndersa ndonjehere  e dridhnim e pinim ndonje cike raki fterre fshehurazi, duke e kaluar shishen dore me dore. Por pronari na shihte dhe nuk thoshte gje, se e dinte qe ne nuk e benim shpesh dhe nuk qeme sherrexhinj

 

3. Peshkimi ne oqean

 

                                  Ne muajt e veres, deri ne tetor, cdo te shtune e te diel shkonim per te gjuajtur peshk ne oqean. Gjuetia ishte e lire, kufizime kishte per sasine dhe gjatesine e peshqve. Keshtu, koca lejoheshin deri 50 cope per  secilin me gjatesi 22 cm e lart, ndersa levrek lejohej 1 per cdo person dhe jo me i vogel se 75 cm.Si rregull, ne nuk i shkelnim  keto dispozita, se gjobat, po te te zinin, ishin te majme, sa te te mos vinte me mendja per te peshkuar.

                                 Grupi yne i gjuetareve , vec djalit tim Edit, perbehej nga te rinj gazmore, te shendetshem e te forte, si Goni, Ariani, Fati e se fundi dhe Koli Resmja, i cili, dhe pse filloi me vone te vinte ne grup, u be i tmerrshem dhe i papermbajtur per te peshkuar. Shpesh vinin dhe Berti, Altini etj. Mua me kishin si kapo dhe me therrisnin Komandant, per moshen e pervojen qe kisha. Gjuanim me grepa, ne nje vend  te bukur, ne nje ishull te vogel, ku venim me varken e Edit. Peshkimi na shkonte vazhdimisht mbare. Ne pikun e gjuetise, gusht_shtator, nuk jemi kthyer ndonjėhere pa mbi 100 koca e disa levreke. Benim rreth 150 km rruge me makine deri ne ishull, por mundi shperblehej. Une, ne mes te javes, shkoja dhe me Bertin e Agronit, kur ishte i lire. Ai mbahej si qejflli i madh i ngrenies se peshkut. Po dhe ne gjueti ishte i zoti, se qe mesuar ne Sarande. Vec nje dite, kur  do  ti hiqte grepin nje koce qe e kishte kaperdire, ia keputi brenda dhe nuk dihet kush e hengri ate grep. Peshqit shperndaheshin ne shume familje te shqiptareve, farefisit e miqve. Ne fund te fundit, qe nje sport mahnites, ne nje vend te mrekulleshem.

                             Po e le me kaq kesaj radhe. Fotot qe do te botohen per kete shkrim, mbase e japin sadopak me mire atmosferen e ketyre copave te jetes ne Amerike.

                                                                                                                        Bardhyl  XHAMA

femijet.jpg
Me femijet ne ditelindjen e mbesave Dea e Jona

bardhdante.jpg
Bardhyli dhe Dante Dusha ne Boston SHBA

peshku.jpg
Bardhyli pas nje gjuetie te mbare ne Oqean

Gazeta "Fterra jonė" -  E mail : axhama@abissnet.com.al