FTERRA JONE
Ta rishkruajme historikun e Fterres

HOME

Servet Dauti - Fterre, zemra ime
Na shkruajne emigrantet
Ta rishkruajme historikun e Fterres
Simbol i besnikerise se perjetshme
Me ka marre malli per Fterren
Na vafte mbare per historikun e Fterres
Pilotet e Fterres
E drejta zakonore e Laberise
Medalje per Alaudin Haxhiu
Ritakim i larget, ngazellyes
Zambaket e kuq te Fterres
Aferdita Bezhani, zonje grua
Fjale te urta
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa

Enter subhead content here

bajrami.jpg
Bajram Sadikaj duke dhene autograf per librin Zambaket e Kuq te Fterres

 

PO, TA RISHKRUAJMĖ  HISTORIKUN E FTERĖS

 


Nė numrin e kaluar tė gazetės "Fterra jonė" , nga botuesit e saj theksohet sėrishmi nevoja pėr tė rishkruar historikun e Fterrės dhe hapet edhe njė rubrikė e posaēme pėr tu ardhur nė ndihmė gjithė atyre fteriotėve qė kanė dėshirė tė shfaqin mendime dhe tė sjellin tė dhėna nė interes tė ēėshtjes. Botuesit kanė ngacmuar kėshtu njė problem paksa tė toleruar nė kohė dhe prandaj nisma e tyre ėshtė njė ide e vlefshme qė meriton tė pėrshėndetet dhe qė, pėrveē ndihmės pėr tė shpejtuar punėn e historikut do tė lartėsojė edhe nivelin dhe vlerėn e vetė gazetės.

            Prof. Muzaferi, nė shkrimin e tij pėr kėtė problem, ka parashtruar nė formė tė plotė, deri nė detaje, tė gjitha ato motive qė flasin nė favor tė idesė sė ribėrjes tė historikut. Unė, gjithėnjė nė favor dhe mbėshtetje tė kėsaj ideje do te shtoja se historiku ėshtė histori e shkruar e fshatit (e studjuar, argumentuar dhe formuluar). Ai nuk ėshtė pėr njė periudhė tė caktuar apo probleme tė vetėm historik, si bie fjala pėr Luftėn Antifashiste Nacvionalēlirimtare, por pėr tė gjithė historinė e njohur, etapat dhe fushat e jetuara. Njė historik fshati me 42 fletė tė shkruara, siē ėshtė ai ekzistuesi ynė, nuk mund tė jetė i nivelit tė kėrkuar. Sepse, psh, nuk mjafton tė pėrmendet qė Fterra, njė shekull mė parė, cilėsohej si fshat i hoxhėve, por edhe tė shpjegosh e vėrtetosh kėtė me gjithanshmėrinė e saj. Ashtu si edhe pėr faktin tjetėr qė Fterra gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare u bė njė bazė dhe gjer nė fund tė saj nuk ndryshoi qėndrim. Nė historik, edhe drejtime tė tjera, nė dukje me pak rėndėsi, duhet tė zenė vendin e tyre, siē janė psh, dukuritė zakonore, nė dasma, nė morte, nė familje, nė lidhjet miqėsore, nė sektorėt e ndryshėm tė zhvillimit ekonomik, pėrvoja e spikatur dhe pėrfaqėsuesit e saj nė blegtori, nė pemtari, bletėrritje, tregti etj. Historiku, gjithashtu,  nuk ėshtė njė libėr me emrat e individve tė pėrmendur, por edhe pa kėta emra nuk mund tė jetė historik. Ēdo teprim, ekzagjerim, nuk shpreh realisht e saktėsisht tė vėrtetėn historike, ashtu sikurse edhe ēdo mohim ėshtė varfėrim i saj. Ndaj duhet respektuar ekuilibri i kandarit tė vlerave, nė kuadėr tė fshatit, por edhe mė gjerė.

            Kur jemi nė unison pėr qėllimin dhe motivet, ēna mbetet akoma pėr tė bėrė? Tė rinisim punėn mė tė organizuar, me bindje e pėrkushtim, me optimizėm pėr ta rishkruar historikun. Tė gjitha mundėsitė dhe potencialet e nevojshme i kemi. Komisioni disponon materiale ( kujtime, shėnime, tė dhėna) nga mbi 20 fteriotė, ku spikatin ato qė janė edhe mė tė pasura tė Neim Zanit, Shyqyri Sadikaj, Lame Xhama, Halil Mato, Sinan Ruko, Halil Hizmo, Qazo Gjoni, etj. Ndėrkohė, shumė bashkėfshatarė tek po mundohen tė ndėrtojnė pemėn gjenealogjike tė fisit dėshmojnė dėshirėn e tyre edhe pėr historinė e fshatit. Nė komisionin e posaēėm dhe grupet e punės rreth tij pėrfshihen mbi 50 emra, dhe tė tjerė mund tė shtohen. Hapat e hedhura gjer tani nga disa grupe pune, si ai i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, janė pėr tė pėrgėzuar, etj.

            Qė tė marrė rrugė e tė eci problemi, akoma mė mirė, duhen vėnė nė eficensė ca masa organizative. Midis tyre unė do tė pėrmendja riorganizimin e komisionit e grupeve tė punės reth tij. Komisioni aktualisht ka mbetur me 9-tė anėtarė, qė konkretisht janė: Safet Memi, Ismet Elezi, Bajram Sadikaj, Naxhi Zhupa, Dilaver Shkurti, Lutfi Dusha, dhe Jashik MaēI. Kam mendimin se ky numėr mund tė rritet deri nė 13-15 anėtarė, duke kooptuar edhe disa emra tė tjerė intelektualė tė sipikatur si Nafiz e Hamlet Bezhani, Jakup Mato, Zeko Braho, Kudret Mita, Vexhi Gjoni, Bardhyl Xhama, tė cilėt mund tė sjellin njė mendim mė tė gjerė e cilėsor. Komisioni, gjithashtu ėshtė e nevojshme tė hartojė sa me shpejt skemėn strukturore tė librit tė historikut, sepse kėshtu do tė shpejtohen hulumtimet dhe do tė orientohen konkretisht tė gjithė fteriotėt qė kanė dėshirė dhe ndjejnė detyrimin pėr tė dhėnė, nėpėrmjet gazetės apo dhe direkt komisionit, tė dhėna qė ata klasifikojnė si tė vlefshme pėr historikun.

            Fterra jonė e dashur, aqė e njohur, e dėgjuar dhe e lartėsuar, ashtu siē e ka bėrė historinė nė jetė, me veprėn e saj, ashtu edhe mund e duhet ta shkruajė atė edhe nė letėr. Kjo detyrė me rėndėsi historike i shtrohet si alternativė brezit tė tanishėm tė fteriotėve. Tė tjerėt qė do tė vijnė pas nesh le ta plotėsojnė, duke shtuar pjesėn e tyre.

 

                                                                                                             Bajram SADIKAJ

Nr. 33 prill 2003

Enter supporting content here