FTERRA JONE
Me ka marre malli per Fterren

HOME

Servet Dauti - Fterre, zemra ime
Na shkruajne emigrantet
Ta rishkruajme historikun e Fterres
Simbol i besnikerise se perjetshme
Me ka marre malli per Fterren
Na vafte mbare per historikun e Fterres
Pilotet e Fterres
E drejta zakonore e Laberise
Medalje per Alaudin Haxhiu
Ritakim i larget, ngazellyes
Zambaket e kuq te Fterres
Aferdita Bezhani, zonje grua
Fjale te urta
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa

Enter subhead content here

islamzhupa.jpg
Ing. Islam Zhupa

 

ĒTĖ TĖ THEM TJETĖR? MĖ KA MARRĖ MALLI PĖR FTERRĖN

- nė 34 vjet inxhinier- mbi 60 studime e projekte inxhinierike -

 


Pyetje: z. Islam, ju kini lindur e rritur nė Fterrė. Edhe shkollėn 7-vjeēare e mbaruat po duke qėnė nė Fterrė. Si mundėt tė shkėputeni prej saj?

- Ne kushtet e jeteses qe bente familja ime, kur une isha i vogel, ne Fterre e nė  Galisht, ishte vėshtirė tė tė lindte mendimi per arsimim te mesem, pėr mė tepėr tė larte. Por unė i jam mirėnjohės gjyshe Xhekos, qė mė nxiste, duke bėrė here pas here krahasime me shumė djem te fshatit, te larguar e te arsimuar.

Unė jam me brezin e tė rinjve tė Fterrės, qė filluam shkollėn 7-vjeēare, jo mė nė Kuē, por nė Ēorraj. Nga Fterra ne Ēorraj shkonim e vinim ēdo dite me kembe. Kushtet e terrenit dhe veēanėrisht dimri ishin tė vėshtira. Ne kujtesen time nuk harrohen rastet kur ne shkolle shkonim te lagur nga shiu dhe tė lagur rrinim gati gjithe diten, duke u tharė nė trup. Shpesh, nenat ēorrjote te lagjes sė poshtėme, na kthenin ne shtepite e tyre per tu tharė e pėr tė pirė diēka tė ngrohtė. Kjo sherbeu, si njė shkollė tjeter ne jete pėr tė forcuar vullnetin dhe kėmbėnguljen  pėr tė mėsuar mė shumė.

Mbarova shkollėn 7-vjeēare ne vitin “58-tė. Formimi i kooperativės bujqesore kufizoi shume largimin e tė rinjėve nga fshati. Edhe te drejtat e studimeve u kufizuan. Megjithatė, pėrfitova njė tė drejtė studimi pėr nė shkollėn 2-vjeēare tė rezervave te punės nė Vlorė. Mė dukej se kisha prirje  profesionale. Babai im, Zoto ishte njė mjeshtėr nė pėrpunimin e drurit. 

Mosha ime e vogel dhe kushtet qe gjeta nė atė shkollė, me bene pesimist, deri sa shpesh mendoja tė ikja fare nga shkolla. Nė atė moment delikat mu gjėnd si me porosi, xhaxhai im, Sihati, officer nė atė kohė nė Vlorė. Kėshtu, une iu pėrvesha  mėsimit qė tė dilja nje nga nxensit me te mire te shkolles. Kjo bėri qė Ministria e Ndertimit dhe Shkolla te mė pėrzgjidhnin mua per te vazhduar shkollen e mesme per Teknik Ndertimi ne Tirane. Nė kėtė shkollė  mė lindi dėshira pėr tu bėrė inxhinier.

Pyetje: Po pasi mbaruat  studimet pėr inxhinier nė universitetin e Tiranės, si u zhvillua jeta juaj?

- Ne vartesi edhe te rezultateve te arritura nga mbarimi i Fakultetit ne 1969, u emrova nė njė nga qendrat me te rendesishme studimore dhe projektuese te kohes, siē ishte Instituti Shtetror i Studimeve dhe  Projektimeve ne Tirane. Mė vonė, me krijimin e Institutit tė Studimeve dhe Projektimeve te Hidrocentraleve,( sot Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Hidroteknike ), mė takoi tė punoj  nė kėtė institut. Profesionin tim e kam dashuruar. Prandaj kam punuar me pasjon dhe me pėrgjegjėsi tė pėrherėshme. Kryesisht kam punuar ne inxhinjerine e ndertimit, ne fushen e studimeve dhe projektimeve te hidrocentraleve. Kam bėrė shumė studime si autor kryesor nė hidroenergjetikė, si bie fjala: Parashikimi dhe studimi i hidrocentraleve qe mund te ndertohen mbi lumin Vjose, Devoll, Osum etj.Disa hidrocentrale te tjere jane ne fazen e projekt-ideve, qe presin investime. Kam qėnė projektues ne hidrocentralet: Fierz, Koman, Banje, Bushat, Bovillė, Bogova, Gjanē, e deri ne projekte modifikuese si psh. pėr hidrocentralin e Smokthines etj. Kam hartuar dhe projekte te tjera konstruktive per objekte civile dhe shoqerore si: rruge, ujėsjellės, mbrojtje lumenjesh, banesa,etj. sidomos ne ndertim e hidroteknikė. Njėherazi,  kam qėnė dhe pėrgjegjės i sektorit tė studimeve perspėktive tė institutit, qė prej krijimit tė tij, duke kryer detyrėn si pėrgjegjės, si kryespecialist apo si kryeinxhinjer i Institutit te Studimeve dhe Projektimeve Hidroteknike( I.S.P.H.).

Pyetje: Nė kushtet e njė pune intensive dhe tė jetės nė Tiranė, si i kini mbajtur lidhjet me Fterrėn dhe fterjotėt?

            - Megjithese ka rreth 45 vjet qe nuk banoj ne Fterre, lidhja ime nuk eshte nderprere. Kjo sepse Fterra ėshtė vėndlindja ime, por edhe se atje kam patur njerėzit e familjes, prinderit dhe vellezerit dhe njerėz nga fisi im. Kėtė lidhje ma ka nxitur dhe gruaja ime, Hanushja, me origjinė nga Gjirokastra, e cila me ka respektuar jo vetėm mua, por dhe fisin e tė gjithė fterjotėt. Kjo ka bere qe te shkojmė bashkė nė Fterrė dhe nė gėzime dhe nė hidhėrime. Dhe kėtė rrugė e kemi bėrė  tė 34 vjetėt e martesės sonė, sė bashku me dy fėmijtė tanė, Ledinėn dhe Andin. Ledina ėshtė mėsuese e edukimit fizik dhe bashkė me familjen e saj jeton e punon nė Itali. Ndėrsa djali ėshtė student nė inxhinieri elektrike. Veēanėrisht djali ka patur dėshirė tė veēantė pėr tė shkuar dhe nė stane e deri nė Galisht, Gurrė, etj. Tani nė Fterrė kam Nėnė Xhevon, vėllain Sulo me Mison. Vėllanė tjetėr, Flamurin, me familjen e tij, e kam nė Sarandė. Ndėrsa, motra Fatmira, ėshtė kėtu nė Tiranė.

            Pyetje: Si mund ti komentoni kėto lidhje kaq tė ngushta nga gjithė familja juaj?

            - Ne ndergjegjjen time kane lene gjurme te thelle hallet e familjes tone ne Fterre. Njėherazi, prindėrit, Zotua e Xhevua, na kanė rritur me vėshtirėsi, por na kanė edukuar qė tė sigurojme dhe jetesėn mė djersėn tonė. Kėtu ka ndikuar dhe njė faktor tjetėr. Nė familjen tone per shume vjete ka patur dhe fatkeqesi tė rėnda, siē kanė qėnė: vdekja e tre vellezerve: Mahmutit, Illos dhe, se fundi, Diktimit, qė na kanė pikėlluar. Kėtu dua tė kujtoj dhe vdekjen e babait tonė tė dashur, Zotos, qė vdiq parakohe, aksidentalisht. Nuk mund tė harrojmė humbjen e madhe qė kane patur gruaja e Yllos, Moza, me dy vajzat  dhe gruaja e Diktimit, Ēaparja me dy vajzat, qe kanė mbetur jetimė. Dhėmbja e plagėt e Nėnė Xhevos, dhe psherėtimat e lotėt e saj, nuk kanė tė treguar.

Pyetja: Duke qėnė kaq tė lidhur, a kini ndonjė merak pėr Fterrėn tonė?

            - Unė kam pėrshtypjen, kush mė shume e kush mė pak, tė gjithė fterjotėt kanė merak pėr problemet qė ka aktualisht Fterra. Edhe unė, si bir i Fterrės, herė pas here, kam bėrė diēka pėr tė. Kėshtu nė vitin 1972 bėra projektin e ujėsjellėsit tė Fterrės, me marrje nga Ngurrėza. Bashke me Kadastrėn e rrethit Sarandė, po nė ato vite, punova pėr planin rregullues te Fterres. Duke punuar dhe nė seksionin e ndertin-komunikacionit te Sarandės, kam bėrė dhe projekte tė disa segmenteve tė rrugės Borsh-Fterrė-Kuē, ku, protagonisti kryesor i saj, ka qene Refik Bezhani. Deshire te veēante kam patur qe, ne Fterre te ndertohej nje hidrocentral. Ndaj ne vitin 1975 hartova nje projekt per te shfrytezuar ujrat e Gjezhdanices dhe te Ngurrezes me ane te nje hidrocentrali ne lumrat e Maēe, qė si dhe investime te tjera, edhe ky ngeli pa u realizuar. Dua tė nenvizoj se, per kushtet e sotme, per investitoret vendas, eshte me leverdi te merret me konēension Hidrocentrali i Fterres, tė cilin e favorizon.dhe ligji i shtetit.

Aktualisht, ne kushtet e ekonomise se tregut dhe te zhvillimit te turizmit, eshte jetik asfaltimi i rruges automobilistike Borsh-Fterre. Ky ėshtė preokupimi mė i madh i tė gjithė ne fterjotėve dhe detyrim i pushtetit vendor. Prandaj, kohėt e fundit jam pėrpjekur dhe kam bėrė njė studim-projekt pėr xhaden Borsh-Fterrė, i cili po tė gjėjė zbatim, do tė jetė njė shpėtim pėr ekzistencėn e Fterrės dhe lidhjen e fterjotėve me vendlindjen tonė. Edhe qendra e fshatit gjithashtu ngelet nje projekt i parealizuar. Shpresoj dhe besoj se nė mos shpejt, vonė, ky zhvillim do tė vijė. Kjo varet dhe nga pėrpjkjet qė mund tė bėjmė dhe nga mundėsitė qė kemi.

Ētė tė them tjetėr? Mė ka marrė malli pėr Fterrėn.

-          Ju faleminderit.           

                                                                  Intervistoi Guro ZENELI

Nr. 33 prill 2003

Enter supporting content here