FTERRA JONE
Simbol i besnikerise se perjetshme

HOME

Servet Dauti - Fterre, zemra ime
Na shkruajne emigrantet
Ta rishkruajme historikun e Fterres
Simbol i besnikerise se perjetshme
Me ka marre malli per Fterren
Na vafte mbare per historikun e Fterres
Pilotet e Fterres
E drejta zakonore e Laberise
Medalje per Alaudin Haxhiu
Ritakim i larget, ngazellyes
Zambaket e kuq te Fterres
Aferdita Bezhani, zonje grua
Fjale te urta
VJERSHA E BEJTE
Kontaktoni me ne
Nr.telefoni-adresa

Enter subhead content here

limedusha.jpg
Lime Dusha(Korkuti) dhe bashkeshorti i saj Hiqmet Dusha

fterra.jpg
Fterra, vendlindja e Limes dhe Hiqmetit

 

SIMBOL I BESNIKĖRISĖ SĖ PĖRJETĖSHMĖ

- kushtuar  gruas sė rrallė, Limes sė veēantė -

 


- Ēdo mė thuash pėr Limen? Prita pėrgjigje. Por Muzaferit, fjala i ngeci nė fyt. Dy sytė iu mbushėn me lotė. Psherėtimė pėr motrėn Lime, qė i lagu dhe sytė.

Ishte viti 1922. Bullė Gjulzaja lindi fėmijėn e parė, Limen. Dhe po bullė Gjulzaja e mėkoi me qumėshtin e gjirit tė saj, duke e rritur dhe edukuar me ndjenjėn e krenarisė dhe me virtytin e ndershmėrisė njerėzore. Nė karakterin e Limes gjeti shtrat ideali i Hiqmetit. Dhe kėshtu, karakteri dhe ideali tek Limja u bėnė njė.  Njėherazi, Hiqmeti tek Limja gjeti shpirtin e tij, gjeti bukurinė shpirtėrore dhe bukurinė fizike, gjeti atė qė donte. Prandaj dhe, tė dy bashkė, u bėnė njė ēift, u bėnė njė familje e bukur. Hiqmeti mbeti nė histori, edhe si mėsues, edhe si dėshmor i Luftės sė dytė Botėrore, ashtu siē mbeti nė historinė e Fterrės dhe tė fterjotėve Limja, si simbol  i  karakterit, si simbol i  besnikėrisė.

            Mund tė jetė rast i rrallė, qė mbeten symbol, edhe si ēift, edhe secili mė vete; edhe sa qenė gjallė, edhe pas vdekjes. Tė paktėn pėr Fterrėn, mbeten njė ēift i gjetur, ku u bashkuan tė dy llojet e bukurisė: bukuria shpirtėrore dhe bukuria trupore. Siē duket, Zoti i gatoi pėr tia lėnė Fterrės dhe fterjotėve njė model  tė veēantė.

*     *     *

Kur Hiqmeti doli partizan me moton:po lufto, tė jeshė i lirė, nė shpirt ndjente  gėzim, se pas disa muajsh do tė bėhej baba. Por edhe njė merak e kishte, se lufta ishte luftėAtėherė Limja ishte rreth 3 muaj shtatzanė. Hiqmeti ia kishte thėnė kėtė sihariq Nėnės Zenepes. Por dhe Limja ia kishte thėnė Nėnė Gjulzasė. Ndaj Bullė Gjulzaja,  e vajtoi me ligje Hiqmetin: Ti e le Limen me barrė, Hiqmet a e zeza,/ por sarrite pėr ta parė, Hiqmet a e zeza

            E ndėrsa  Gjulzaja  vajtonte kėshtu Hiqmetin, zakoni e donte qė tė bijės, Limes, Dushajt ti thoshnin: Po tė duash, ktheu nė korkutaj. Mirpo Limja u pėrgjigj me vendosmėri: Jo dhe jo! Hiqmeti mė ka lėnė me njė tė Dushaj nė bark. Ateherė, ia ktheu Mehmeti,- Ti, kėtu e tutje, do tė jeshė motra jonė.

            Ishin vite lufte. Ishte operacioni i dimrit 1943-44. Ishte 27 janar1944. Limja ishte nė muajin e 9-tė. Tashme kishte vajtur pėr tė lindur atje ku i kishte rėnė koka. Por atė ditė ne Fterrė erdhėn gjermano-ballistėt.

- Ti Lime, sonte,- i tha e jėma, Gjulzaja,- do tė zbresėsh nė Lonaj, se kėtu buzė xhades, ku ėshtė shtėpia jone, ka rrezik tė na vijnė ballistėt.

Dhe Limja atė natė zbriti nė njė konak nė Lonaj. Kėtu e zunė dhimbjet e lindjes.Dhe kėtu lindi biri i Hiqmetit, djali i dushajve, qė i vunė dhe emrin: Dusho. Nė mėngjez, kur ra dielli, me djalin nė duar u kthye nė shtėpi. Mirpo, kėtu, paskej ardhur, vetė Idriz Jazua, i njohur si eksponent i Ballit. Idrizi, duke pirė kafen e zakonit, dėgjoi tė qarat e njė bebeje nga dhoma tjetėr.

      - Po ky, mos ėshtė kėlyshi i Atij ?

- Ėshtė djalė,-ia priti e zonja e shtėpisė duke ngritur tonin e zėrit, si pėr ti thėnė se nuk ishte ashtu si tha z.Idriz.

Atėhere, Idrizi, si pėr tė korigjuar fajin, nxorri nga xhepi nje monedhė dhe daroviti, duke e vėnė nė filxhanin e kafesė, siē e donte zakoni.

Ndėrkaq, Limja qė kishte dėgjuar kėtė bisedė, hyri nė dhomė. Dhe, pa i thėnė asnjė fjalė, mori  monedhėn nga tabakaja e filxhanit dhe ia vėrviti pėrpara syve ne vatrėn e zjarrit, duke i thėnė: Djali i Hiqmetit, nuk  pranon monedha nga njė kėlysh i pushtuesve!.

Dhe pas kėtij ēasti, me djalin nė gji, u ngrit e iku pėr tek Nėnė Hadilekua. Por  edhe kėtu nuk mundi tė qendroje, se ishin kohė tė vėshtira. Kohė lufte. Atėhere, Limja, me foshnjėn nė dorė, mori rrugėn pėr tė dalė jashte fshatit. Dhe shkoi nė Gjishtire, tek hauri ku banonte familja e Himet Maēit

- Bujrum !,- i tha xha Himeti. Dhe menjėhėrė i foli gruas: Ngreu grua, se ka ardhė Limja e Hiqmetit. Dhe, bullė Hasifeja, qė ishte lehonė pėr vetė, me fėmijėn e saj, Harunin, u ēua dhe e uli Limen, nė dyshekun e saj, duke i uruar:  i hairit dhe tė tė rrojė djali i Hiqmetit! Kėtu, Limja ndėnji disa ditė, deri sa me gjithė fshatin, kur erdhi gjermani, u ngjitėn sipėr nė mal.

*     *     *

            Limen, viti 1945 e gjeti nė Tiranė. Jeta e detyroi tė fillonte punė nė Pastiēerinė qė kishte atėherė Tirana. Duart e saj hollonin 20 petė njėherazi. Ishte profesioni qė i kishte dhėnė Nėnė Gjulzaja nė Fterrė. Fterra ishte e permendur pėr gatimin e samėsave (bakllavės). Punėn e fillonte qė nė orėn 04 tė mėngjezit. Dhe merrtė rrogė mujore 4500 lekė tė asaj kohe. Punonte mes arrėve tė qėruara, por nuk solli, qofte dhė njė herė, asnjė thelb arre nė shtėpi,- tregon, me lot nė sy, i biri, Dushua. Me kėtė pastėrti punoi Limja vite tė tėra nė punishten e ėmbėlsirave nė Tiranė. E po kėshtu punoi dhe nė Piterinė e Vlorės, nė vitet 1967-77, kur shkoi pas djalit, qė iu emėrua prokuror nė kėtė rreth.  

Kur Limja ishte kryetare e komisionit tė strehimit nė lagje nė Tiranė, djalin e kishte tė vogėl dhe nuk bėri pėrpjekje, se kishte tė tjerė mė keq. Por vitet kaluan. Dushua tashmė, ishte student nė vitin e trete juridik. Ndaj tani Limja kėrkonte shtėpi, se nuk mund tė jetonte mė nė njė dhomė 3/3 tek kunati i saj.  Por ai, i strehimit nė Tiranė, jo vetėm nuk i zgjidhi problemin, por e priti dhe keq. Atėhere Limja  i bėri dy gisht letėr Haki Toskės, nė udhėheqjen e lartė tė shtetit. Dhe Hakiu, qė e kishte njohur vetė Hiqmetin, dha urdhėr qė Limja tė merrte shtėpi pėr 24 orė.

      Ishin vitet 1956-57. I duhej tė vazhdonte shkollėn 7-vjeēare. U rregjistrua nė Kongresi i Pėrmetit, se nė ketė shkollė kishte dhe djalin, Dushon e vetėm, dritėn e syrit. Djali i saj, Dushua, shkonte nė mėsim para dite, Nėna e tij, Limja, mbasdite. Njeherėsh, nėnė e bir, nė tė njėjtin vit, mbaruan 7 vjeēaren. Nėna gėzonte pėr djalin, djali gėzonte pėr Nėnėn. Rrallė kėrkonte ndonjė ndihmė, se  kishte sedėr. Ndihmomė pėr hartimin,- i tha njėhėrė Muzos. Dhe kur Muzua u ul tia shkruante, Limja i tha: unė nuk dua tė mė bėsh ti hartimin, por dua vetėm tė mė ndihmosh. Ndryshe

  Limja, kjo grua pa llafe, gjithė jetėn e saj, diti tė nderojė e respektojė kunetėrit: Mehmetin, Bilalin e Lutfiun, dhe kunatat: Xhanen, Lemanen-motėr e Anijen, dhe tėrė dushajt. Donte si motėr Adelinėn e Muzos. Donte si bijė tė saj, Letėn, nusen e djalit, e cila I shėrbeu si tė ishte nėna e saj,Zalika. Kėshtu deshi tėrė Fterrėn, duke i bėrė nder e respekt Hiqmetit, edhe pas rėnies sė tij, mė 30 gusht 1943 nė Libohovė, e gjer 10 korrik 1988, kur Limja ndėrroi jetė. Prandaj, tė gjithė fterjotėt, Limen e paten, edhe Lime, por edhe nė vend tė Hiqmetit.   

            Me nder e dinjitet njė jetė tė tėrė. Kėshtu e ka njohur fshat e fqinjė. Madje shėmbullin e Limes e ka njohur dhe Kurveleshi, dhe Saranda, dhe Vlora, dhe Tirana.,dhesa e sa te tjerė. Eshtė njohur si grua simbol, si njė grua qė diti tė mbajė besėn e gruas labe, qė diti tė jetojė me kujtimin e atij qė dashuroi qė nė rinine e herėshme te saj, duke ruajtur tė pastėr veten dhe idealin e Hiqmetit, duke u kthyer nė vlerė pėr ēdo fterjot, pėr ēdo njeri.

 

                                                                                             Guro  ZENELI

Nr. 33 prill 2003

Enter supporting content here