F T E R R A

Patriotizmi

Home
Gazeta "Fterra jone" Nr. 81 shkurt 2013
Njohuri per Fterren
Arsimi dhe kultura
Njerez te dijes
Patriotizmi
Fterra - Identiteti yne
Ekonomia
Gazeta "Fterra jone"
G- 79 - tetor 2012
Nr. 78-maj 2012
Nr. 77 shkurt 2012
Vjersha
Fjale te urta
Fjale te rralla
Bejte te vjetra
Na shkruajne vizitoret
Videoclip
Nėnėmadhe Fterra (Poeme nga V. Mato)
Fterrė, portė midis malesh (Poemė nga Lefter Ēipa)
Kontaktoni me ne
Telefona

deshmoret-640.jpg
Deshmoret e Fterres: Hiqmet Dusha, Fuat Mato, Turhan Mato, Osman Memi, Azem eli, Shaqo Mita

Shkrime tė gazetės “Fterra jonė”

PATRIOTIZMI I FTERIOTĖVE  -

 NE RRJEDHEN E HISTORISE

 

            Ne fteriotėt, qė kemi ardhur sot nė kėtė takim tė bukur bashkėfshatarėsh e miqsh, bashkėkohės tė shekullit tė 20-tė, me moshė tė ndryshme, nga te rinjtė deri tek tė moshuarit qė po kapin shekullin, jemi tė gėzuar qė bashkohemi dhe takohemi nė vendlindjen e tė parėve tanė pėr shumė shekuj, nė vendlindjen e prindėrve dhe gjyshėrve tanė, nė Fterrėn tonė ku pėr herė tė parė pamė dritėn e diellit e tė hėnės dhe ku shqiptuam fjalėt NĖNĖ e BABA, vella e motėr, FTERRĖ e fteriotė.

            Jemi krenarė pėr historinė e lashtė tė Fterrės, ashtu siē citoi Profesor Muzaferi. Bashkė me historinė e fshatit tonė qė ėshtė e hershme, na jepet e drejta tė mendojmė edhe pėr trimėrinė e shfaqur nė tėrė kėtė histori, pėr patriotizmin  si bashkėshoqėrues nė jetėn e fshatit tonė. Vazhdimėsia e patriotizmit nė luginėn tonė tė Fterrės, ka qėnė e pėrhershme. Tė parėt tanė, pėr tė mbrojtur fshatin kanė luftuar nė ēdo situatė. Kėshtu e kanė njohur kohėrat, kėshtu e ka pėrshkruar edhe historia, kėshtu i ka pėrjetėsuar vetė populli nė folklor bėmat e tij. Fitorja morale e ka ndjekur gjithmonė atė, sepse pėr herė ka qėnė e ndezur dėshira pėr liri, qė ka motivuar ēdo pėrpjekje pa bėrė llogari pėr sakrificat. Edhe kur vendi ynė ishte nėn pushtimin Otoman, pėr lirinė fteriotėt luftuan edhe kur u ndodhėn tė vetėm. Rėnia nė luftėn pėr liri e jo pak bashkėfshatarėve tanė, ėshtė tregues i heroizmit dhe patriotizmit.

            Fterra e sotme krenohet pėr bijtė dhe bijat e tė gjithė brezave, pėr patriotizmin dhe kulturėn e tyre, pėr traditėn, pėr solidaritetin dhe vėllazėrimin e pėrhershėm nė fshat e nė fqinjė, pėr vyrtytet e larta nė ēdo periudhė.

            Patriotizmi qė nė shqip ėshtė baraz - atdhetarizėm , ka qėnė thelbi shpirtėror i popullit tė Fterrės sonė. Kjo ėshtė shprehur nė faktin se fteriotėt nė radhė tė parė kanė dashur fshatin e tyre dhe nė kohė paqeje,dhe nė kohė lufte. Ėshtė e natyrshme qė koha e paqes ėshtė mė e gjatė se ēdo periudhė lufte. Dhe tė parėt tanė e kanė shprehur kėtė nė ēdo kohė, sepse gjithmonė kanė dashur vendlindjen e tyre, kanė dashur njėrėzit e tyre, kanė dashur e respektuar njėri-tjetrin, kanė nderuar e respektuar njeriun.

            Megjithėse burimet ekonomike tė fshatit kanė qėnė tė pakta dhe e bėnin tė vėshtirė kėtu jetesėn, megjithėse kjo i detyronte fteriotėt tė shkonin nė qytete e zona mė tė mira ekonomike e jetese, megjithėse emigronin deri nė vende tė ndryshme tė botės, pėrsėri e ruajtėn dashurinė pėr Fterrėn. Me sa dimė ne, emigracioni nė fshatin tonė ka filluar rreth viteve 1850. Fillimisht kanė shkuar jo pak, madje disa e kanė lėnė jetėn edhe jashtė Fterrės. Njė pjesė ndėrtuan jetėn atje ku shkuan. Dimė qė nė Turqi ka edhe sot fteriotė tė njohur pėrveē disave qė gati pas dy shekujsh e kanė humbur identitetin Fterrė. Karakteristika kryesore e atij kurbeti ishte qė pjesa mė e madhe e linin familjen nė Fterrė dhe venin e vinin pranė saj.

            Me formimin e shtetit shqiptar mė 1912 e gjer nė vitet 1930-1940, emigracioni erdhi duke u pakėsuar, derisa nė shtetin monist u ndalua tėrėsisht. Nė periudhėn deri nė vitin 1990, fteriotėt tanė u larguan nga fshati, duke u vendosur kryesisht nė Vlorė, Sarandė e Tiranė, ku ngritėn familjet e tyre. Dhe megjithėse punonin e jetonin larg Fterrės me detyra tė ndryshme, asnjėherė nuk u ndanė nga fshati. Duhet pėrmendur gjithashtu qė deri nė vitet 40-tė njė pjesė e fteriotėve qė punonte ne fshatra dhe qytete tė tjera, familjet i mbanin nė fshat.

            Pas viteve 90, nė kushtet e demokracisė pluraliste , pėrsėri u zhvillua emigracioni. Kėshtu aktualisht bij e bija tė fshatit tonė ose tė fteriotėve qė banojnė nė Tiranė, Sarandė, Vlorė e gjetkė, kanė emigruar kryesisht nė Greqi, Itali e pak nė shtetet e tjera te Evropės, e jo pak deri nė Amerikė e Kanada. Karakteristika e kėtyre ėshtė se edhe kėta janė tė lidhur ngushtė me fteriotėt e Fterrės tonė. Ata edhe nė kėtė festė shpirtėrisht jetojnė me ne.   Shembujt e dashurisė pėr Fterrėn e fteriotėt janė tė shumta.. Pėr ilustrim pėrmendim vetėm pak. Fiqiret Shehu ka ikur nė Amerikė nga Fterra nė moshėn 17 vjeē dhe punoi e jetoi nė New Jerse. Por nė moshėn 83 vjeē, para se tė vdiste, la amanet qė hiri i trupit tė tij tė hidhet nė det afėr Fterrės. Shumė fteriotė tė tjerė si Niazi Zhupa , Ile Zeneli e deri dhe mosha tė reja si Pullumb Shkurti, kanė kėrkuar qė trupi i tyre tė prehet nė vorrezat e Fterrės. Tė tjerė dashurinė pėr fshatin e kanė shprehur nė forma tė ndryshme. Ibrahim Shehu, kur iku nga Fterra nė Tiranė nė vitet 20-30, fėmijve u vuri mbiemrin Fterra, si Liri Fterra, Zija Fterra, Fiqret Fterra etj. Ose njė pjesė e fisit tė Hadere i vendosur nė Shkodėr nė vitet 20-30, ruan dhe sot mbiemrin e vet dhe e thonė edhe tani me krenari qė jemi nga Fterra. Dashuria pėr fshatin e pėr njėri-tjetrin, dashuria pėr punėn, dashuria pėr dijen, dashuria pėr krahinėn ėshtė nje shprehje e hershme e patriotizmit tė fteriotėve. Shembull i kėtij patriotizmi ėshtė edhe takimi i sotėm.

            Dashuria pėr Fterrėn e pėr njėri-tjetrin, lidhjet qė kemi patur fterioti me fteriotin, ka bėrė qė nė fshatin tonė tė mos zhvillohen disa fenomene negative si: PREJA DHE GRABITJA (formė pėrvetėsimi e pasurisė sė tjetrit qė kryhej me vetgjyqėsi nė Labėri).

KUSARIA (sa dhe dyert liheshin pa ēelsa)

VĖLLAVRASJA ( nuk ėshtė njohur nė asnje periudhė paqėsore apo luftarake)

Nė Fterrėn tonė nuk ka pasur asnjėherė HASMĖRI. Fterioti e ka dashur fteriotin, urtėsia dhe mirėsia pėr njėri-tjetrin kanė qėnė e janė nė shpirtin e tij. Profesor Ismet Elezi thekson nė veprėn e tij E drejta zakonore e Labėrisė, se nė Fterrė ka qėnė e zhvilluar vėllamėria dhe motėrmia e trashėguar qė nga koha e Ilirėve, ku palėt ishin tė detyruara tė ndihmonin njėri-tjetrin nė ēdo tė keqe e fatkeqėsi. Nė tė gjitha periudhat, duke qėnė konseguent nė zbatimin e ligjit tė shtetit dhe tė shoqėrisė, fteriotėt me punėn dhe sjelljen e tyre kanė lartėsuar emrin e Fterrės sonė qė na ka lindur.

            Si ēdo fshat dhe Fterra ka traditat e saj. Ajo ėshtė dalluar pėr atdhetari  dhe nė ēdo luftė qė ėshtė bėrė, nė krahinė e nė Shqipėri, ka pasur pjesėn e saj tė lavdėrueshme.

            Nė shekullin e kaluar njihen disa nga luftėrat guximtare tė krahinės. Nė kėto luftėra kanė qėnė jo pak fteriotė. Kėshtu, kanė qėnė pjesėmarrės aktivė nė kryengritjen e TANZIMATIT mė 1847 kundėr taksave tė rėnda dhe rekrutimit ushtarak tė detyrueshėm pėr llogari tė Perandorisė Turke. Kontribut te shquar ka dhėnė nė kėtė kryengritje dhe komandanti i ēetės sė Fterrės LAZO KOFINA i parė, i cili njėkohėsisht ishte edhe kėshillėtar i ngushtė i Gjolekės. Turqit e shtypėn kryengritjen, Lazo Kofinėn dhe Hasan Luēin i kapėn tė gjallė dhe i internuan nė Stamboll, por fteriotėt edhe pas kėsaj nuk u nėnėshtruan. Kuptimplote, jo vetėm pėr Lazo Kofinėn e parė, por pėr tė gjithė fteriotėt, janė vargjet :

...O more Lazo Kofina

            Shumė andra tė ka linja,

pse ske prurė dhe ti sqima..

Nuk prure lule e sqima, dmth grada. Ata qė ju nėnėshtruan turqve u kthyen me salltanete, ndėrsa fteriotėt qė nuk ju nėnėshtruan, nuk morėn grada e pozita.

Fshati ynė mbėshteti aktivisht ngritjen e Flamurit tė Pavarėsisė mė 1912 dhe qeverinė e Ismail

Qemalit. Me 14 dhjetor 1912 ngrihet edhe ne Fterrė Famuri shqiptar tek ulliri pranė shkollės sė vjetėr.

Rezistenca e fteriotėve ishte aktive edhe kundėr andartėve grekė nė vitet 1913-1914, pavarėsisht se fshati u dogj, familjet u detyruan tė ikin nė Vlorė e pėr rreth saj. Nė kėto luftime nga Fterra u vranė gjashtė veta : Halil Dhuli, Muēo Mato, Muēo Gjoni, Mato Zhupa, Adem Gjoni dhe Lame Mehmeti dhe u plagosėn pesė veta : Nuredin Kofina, Azis Mehmeti, Huso Zhupa, Mato Dusha dhe Hysen Maēi.

     Me pjesėmarrje aktive nderoi veten Fterra jonė

nė Luftėn e Vlorės mė 1920 me ēetėn e saj me 48 burra nėn drejtimin e komandantit XHAFER SHEHU . Nė kėtė luftė fteriotėt treguan trimėri tė veēantė dhe qėndruan nė Vlorė deri nė ēlirimin e plotė tė qytetit. Nė kėtė ēetė tė Fterrės bėnin pjesė: Xhafer Shehu, Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Naim Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e tė tjerė. Dhe nė ndihmė tė tyre Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Dervish Shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Ēallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.

Edhe nė vitin 1924 fteriotėt mbėshtetėn qeverinė e Fan Nolit. Si shpėrblim i kėtij qėndrimi nė janar 1925 forcat bashibozuke tė Hysni Demės bastisėn fshatin, rrahėn dhe torturuan shumė fshatarė. Dy bashkėfshatarėt tanė u internuan, Tahsin Elezi nė Krujė dhe Ismail Bezhani nė Gjirokastėr.

Patriotizmin populli i Fterrės e ka demotruar nė ēdo kohė, nė paqe dhe nė luftė. Por patriotizmin nė shkallėn mė tė lartė populli i Fterrės e ka treguar nė Luftėn e Madhe Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Pushtimi i atdheut ėshtė si tu rrėmbesh syve dritėn. Dhe kur i vidhet syrit drita, terri merr nė sundim ēdo gjė. Thirrja ēdo bir i kėtij vendi tė bėhet njė ushtar i lirisė, intelektualėve dhe djemve tė thjeshtė tė Fterrės u dha dritė e shpresė qė nė shtator 1940, kur Hiqmet Dusha, i ardhur si mėsues nė Fterrė, nė fjalėn e tij me rastin e 28 - vjetorit tė Pavarėsisė theksoi: Populli dhe rinia shqiptare nuk e durojnė dot robėrinė, nuk i durojnė dot tė huajt nė vatrat tona, pėr liri e pavarėsi populli ynė ka derdhur shumė gjak dhe po ta lypė nevoja do tė derdhė pėrsėri. Dhe i pari qė u vu nė krah tė udhėheqėsve tė luftės nė krahinėn tonė, Mustafa Matohitit, Memo Metos, Birēe Sinamatit etj. Ishte HIQMET DUSHA.  

Thirrja e patriotėve komunistė tė 8 Nėntorit 1941, qė, ēdo bir i kėrij vendi tė jetė ushtar i luftės pėr njė Shqipėri tė lirė e Demokratike, qė nė Fterrė e dėrgoi Nimet Mita nga zona e Vlorės pėr Hiqmet Dushėn, ngjalli gezim tek rinia dhe populli i Fterrės.

Mė 27 qershor 1942 nė Fterrė u hodhėn bazat e organizimit politik e ushtarak me krijimin e Kėshillit Nacionalēlirimtar me kryetar patriotin Mehmet Ēallo dhe njėsitin e parė guerril tė Fterrės, ku i deleguari i posaēėm ishte Bedri Spahiu. Nė ēetė u regjistruan 21 vetė, ndėrmjet tyre : Shuquri Sadikaj,

Dervish Shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Mustehak Ēallo, Nuri Mita, Veip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja, Rufet Ruko etj. Komandant i parė i ēetės u caktua Lazo Kofina, nėnkomandant Muhedin Haderi, pėrgjegjės politik Hiqmet Dusha dhe zėvendės Shaban Mita. Mė pas njė pjesė kaluan nė formacionet partizane. Radhėt e ēetės u shtuan me Mehmet Dushėn, Safet Memin, Bilal Dushėn, Eqerem Kofinėn, Ismet Elezin, Dilaver Shkurtin, Result Mitėn, Halil Maton, Lutfi Dushėn, Nafiz Bezhanin, Veli Mehmetin, Osman Memin, Bektash Gėdon, Fuat Brinjėn, Nevzat Brinjėn, Nazmi Brinjėn, Safet Gjonin, Damo Gjonin, Uzeir Shkurtin, Sinan Rukon, Axhem Shkurtin, Naxhi Zhupėn, Remzi Brahon, Sefto Gjonin, Sami Kofinėn, Shefqet Brinjėn, Shuquri Shkurtin, Ahmet Haxhinė, Nejazi Zhupėn, Bexhet Brinjėn, Levend Gjonin, Azem Gjonin, Hetem Malon, Bastri Dautin, Hivzi Kofinėn, Azem Ēelin, Lavdosh Zani, Mezan Shkurti, Halil Hizmo, Hamza Mehmeti, Sadik Mehmeti, Selim Avreci, Muhamet Malo si dhe kėshillėtarėt Lame Xhama, Neim Zani, Belul Brinja, Sherif Dusha, Shefqet Shkurti, Zilfo Malo, Xhevdet Kofina, Qazim Gjoni, Qemal Mehmeti,etj. Ēeta e Fterrės u bė nė tė vėrtetė burim i rėndėsishėm pėr pėrgatitjen dhe dėrgimin e vullnetarėve nė ēetat dherepartet partizane.

Nuk mund tė lėmė pa theksuar 27 janarin 1943, ku ēeta e Fterrės, nė koordinim me ēetat e tjera tė krahinės, sulmuan postbllokun e Borshit, ku mbeti i vrarė dėshmori i parė i Fterrės dhe i rinisė sė Kurveleshit, trimi 16 vjeēar FUAT MATO. Nė pranverė 1943, ēeta e Fterrės Fuat Mati, u bashkua gatalionin Ismail Hakiu

Pėr pjesėmarrje nė Luftėn Antifashiste kundėr okupatorėve, djemtė e Fterrės dhanė shembullin e parė. Nga fshati ynė, gati 100 shtėpi, morėn pjesė nė repartet e rregullta partizane 45 vetė, duke pėrfshirė edhe dy vajza, Shaze Mita dhe Naxhije Mato, pa pėrmendur kėtu pjesėtarėt e tjerė tė ēetės vullnetare nė fshat, si dhe shumė burra tė tjerė tė armatosur , tė cilėt merrnin pjesė direkt nė luftime, shumė gra e vajza e ēobanė tė staneve, tė cilėt ndihmuan partizanėt me ushqime, veshėmbathje, strehim etj. Populli i Fterrės i plotėsoi me nder detyrimet si pjesėtar aktiv nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare. Nderi mė i madh u takon nė radhė tė parė dėshmorėve Hiqmet Dusha, Turhan Mato, Fuat Mato, Osman Memi, Azem Ēeli e Shaqo Mita, tė cilėt dhanė jetėn pėr mėmėdhenė. Ėshtė rasti tė kujtojmė ata partizanė qė nuk jetojnė mė, si Mehmet e Bilal Dusha, Iljaz Kofina, Shuquri Sadikaj, Bektash Gėdo, Ahmet Haxhiu, Mustehak Ēallo, Bexhet Brinja, Muho Zhupa, Damo e Sefto Gjoni, Rufet Ruko, Razip Gjoni, Naxhije Mato, Ali Dukagjini, Remzi Braho, Halil Mato, Uzeir Shkurti, Nimet Mita etj.

Pra, si konkluzion, fteriotėt pėrherė janė radhitur nė anėn e progresit. Kjo frymė progresi, kėto tradita tė patriotizmit, ne paqe dhe nė luftė, u panė qartė edhe nė kthesėn e madhe tė viteve 1990-91 me vendosjen e demokracisė nė Shqipėri, kur tė gjithė bijtė e Fterrės morėn krahun pėr liri e demokraci tė vėrtetė . Pėrqafimi i demokracisė pluraliste nė Fterrė e nga tė gjithė fteriotėt tanė, kudo qė jetojnė e punojnė, ėshtė njė shprehje dhe kuptim i drejtė i progresit ekonomik e social tė vetė fshatit tonė e tė ēdo fterioti si individ.

Nė pėrfundim tė kėtij kumtimi modest, dėshiroj tė tėrheq vemendjen e tė gjithė tė pranishmėve, qė, eshtė ne nderin tonė, nė dinjitetin e sejcilit, qė tė respektojmė traditat tona patriotike, vendlindjen tonė - Fterrėn e dashur. Sot, sigurisht, secili mund tė shkojė tė punojė e tė ndėrtojė jetėn materiale aty ku ka mundėsi e i bėhet mė mirė, por kudo qė tė jemi e tė punojmė, traditat e mira le ti ruajmė pėrherė.

Le tė nderojmė e respektojmė traditat tona mė tė mira

Dilaver SHKURTI

Nr.16 tetor, 1999

 

safetmemi.jpg
Safet Memi

TĖ GJITHĖ FTERIOTĖT

U LIDHĖN ME LUFTĖN PĖR LIRI

 

-         Intervistė me Safet Memin,

figurė e shquar pėr Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare nė Fterrėn tonė

Pyetje: Ju kini qėnė njė nga figurat e shquara tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, qė nė fillimet e saj. Ku i gjetėt frymėzimet e para qė pėrqafuat idetė e luftės pėr njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike?

Pėrgjigje: Nė vitin 1941 punoja nė Tiranė nė farmacinė e gjirokastritit Fadil Kotoni. Nė kėtė farmaci vitin Muhamet e Nebahet Bakiri. Muhameti ishte gjimnazist, ndėrsa Nebaheti ishte mėsusese. Nga kėta u njoha edhe me Skėnder Hajro dhe Ismail Hoxha. Krijuam besim tek njėri-tjetri dhe filluan tė mė jepnin edhe komunikata, qė, dhe unė si ata, i shpėrndaja. Kur mėsuan se nga fshai im, Fterra, kishte xhandarė, mė sugjeruan qė tė bisedoja me ta. Dhe unė bisedova me Zenel Shkurtin, me Arif Mitėn, Vesel Haderin qė vinte shpesh nga Shkodra nė Tiranė. Kėshtu vetiu unė isha futur nė grupin e atyre qė luftonin pėr lirinė e Shqipėrisė. U binda me shumė pėr kėtė, kur nė natėn e 15 qershorit 1941 u arrestova nga fashistėt, ku mė mbajtėn njė muaj e gjysėm. Me ndėrhyrjen e pronarit, Fadil Kotonit, mė liruan. Pas kėsaj pronari mė dėrgrgoi tė punoja nė farmacinė e tij nė Vlorė.

      Shokėt e Tiranės mė thanė qė nė Vlorė tė lidhesha me Mynyr Xhindin dhe Kleo Bezhanin. Dhe nė Vlorė punkva po nė farmacinė e Kotonit. Pastaj nė Himarė nė farmacinė e Abdyl Gjokės nga Borshi. Kėtu u lidha me Findia Veizin, Fane Veizin dhe Vasil Neranxin. Detyrė e veēantė ishte tė luftohej dhe influenca greke duke i bėrė njerėzit qė tė luftonin kundėr pushtuesit fashist. Nė qershor 1942 shkova nė Kuē ku gjeta Mynyr Xhindin, qė ishte pėrgjegjės politik, i cili mė ngarkoi me detyrė qė tė shkoja nė  fshatin tim, nė Fterrė. Atje, mė tha Myniri, do tė lidhesh me Hiqmet Dushėn, Lazo Kofinėn e Shaban Mitėn.

      Nė Fterrė terreni ishte i pėrgatitur. Hiqmeti kishte bėrė punė tė madhe. Nė ato ditė kishte vajtur dhe Bedri Spahiu nga Qarkori i Gjirokastrės. Tek Kroi i Bedrinit ishte krijuar dhe Ēeta e Fterrės me komisar Hiqmet Dushėn dhe me komandant Lazo Kofinėn e zėvendėskomandant Muhedin Haderin. Ndėrsa pėrgjegjės ushtarak u caktua Dervish Shkurti.

      Pyetje: Mund tė na tregoni pėr veprimtarinė konkrete tė ēetės sė  Fterrės?

      Pėrgjigje: Ēeta e Fterrės ka marrė pjesė nė disa luftime bashkė me forcat partizane dhe ēetat e tjera pėr rreth. Ėshtė e pėrmendur lufta nė Borsh nė janar tė vitit 1943, pjesėmarrja disa herė nė luftėn nė Breg tė Borshit, nė Kala tė Borshit, apo deri nė Muzinė. Ėshtė e pėrmendur pjesėmarrja e saj nė luftėn e Gjormit. Ēeta e Fterrės u dėrgua nė Portopalermo e Sarandė pėr tė marrė pjesė nė dorėzimin e kapitullimit tė Italisė.

      Pjesėmarrja e ēetės sė Fterrės nė luftė qė kur u krijua e deri nė ēlirimin e vendit tonė, ka qėnė e pėrherėshmė edhe pėr faktin se Fterra ndodhej midis dy zonave: tė Kurveleshit dhe Bregdetit. Fterra  ishte portė e Kurveleshit dhe njė pozicion i dominueshėm ushtarak pėr forcat partizane, pėr forcat e ushtrisė Nacionalēlirimtare. Ndaj Fterra ka patur gati pėrherė partizanė veēanėrisht nga brigadat: e 5-tė, e 6-tė, e 12-tė e tė tjera. Kėshtu Fterra ishte dhe njė bazė pėrshtatshme e Luftės. Kjo ishte njėherazi dhe njė arsye mė shumė qė nė Fterrė tė kishte gjithnjė partizanė dhe gati tė gjitha familjet fteriote tė ishin baza tė asaj lufte.

      Pyetje: Cilėt ishin nė ato vite figurat e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare qė erdhėn nė Fterrė?

      Pėrgjigje: Nė Fterrė, nė qershor tė vitit 1942 erdhėn si tė deleguar tė Qarkut Bedri Spahiu dhe Mustafa Matohiti qė morėn pjesė dhe nė krijimin e Ēetės sė Fterrės dhe tė Kėshillit Nacionalolirimtar tė Fterrės.  Nė janar tė vitit 1943, nė natėn e zezė tė janarit, nė ceremoninė e varrimit tė Fuat Matit, erdhi dhe foli Memo Meto oratori.

      Nė dhjetor tė vitit 1943 erdhi dhe njė kompani e Brigadės sė Parė, me Tuk Jakovėn, i cili ishte komisar i kėsaj brigade. Nė kėtė kohė shkuan me kėtė brigadė 6 djem fteriotė. Fteriotė kanė qėnė partizanė kryesisht nė Brigadėn e 1-rė, 8 ė, tė 16-tė dhe tė 19-tė.

      Gjatė operacionit tė dimrit 1943-44, nė fshatin tonė kanė ardhė tė deleguar nga Qarku Haki Toska, sė bashku me Memo Meton.

      Pyetje: Po figura tė Ballit kanė ardhė nė Fterrė?

      Pėrgjigje: Kanė ardhė dhe disa figura tė Ballit, por qė nuk gjetėn mbėshtetje. Por dua tė theksoj se tė gjithė i pritėm me korrektesė. Tė gjithėve u treguam me gjakftohtėsi vendosmėrinė tonė, se Fterra ishte lidhur me partinė e me luftėn dhe as nuk mundej e as nuk kishte pse kethehej me pushtuesin dhe me Ballin. Tė gjithė siē erdhėn ikėn.. Fterra ruajti unitetin e vet. Fterra. ndryshe nga fshatrat e tjera, nuk pati asnjė tė pushkatuar politik dhe asnjė bashkėpunėtor me pushtuesit e huaj.

                  Pyetje: Ju thatė se Fterra diti tė ruaj unitetin. Si e shpjegoni ju kėtė fakt?

      Pėrgjigje: E para, fteriotėt historikisht kanė qėnė tė lidhur ngushtė njėri me tjetrin. Tradita e Fterrės ka qėnė bashkimi e vėllazėrimi me njėri-tjetrin.  Dhe, sė dyti pėr unitetin e ruajtur nė Fterrė gjatė Luftės, meritėn e parė e ka mėsuesi dhe komisari me vlerė Hiqmet Dusha, i cili ishte qė nė fillimet e luftės pėr liri, pėrgjegjės politik pėr Fterrėn. Nga qershori, kur Hiqmeti doli partizan e deri nė dhjetor, pėrgjegjės politik u caktua Mehmet Dusha. Ndėrsa nė dhjetor 1943, kur Mehmei u caktua komisar i batalionit Dishnica, dhe deri sa u ēlirua Shqipėria, pėrgjegjės politik dhe pėrgjegjės pushteti u caktua Safet Memi Jo vetėm ne, por tė gjithė fteriotėt ushqenin lidhje e vėllazėrim pėr njėri-tjetrin.

 

Nr. 29 gusht, 2002

ismet50.jpg
Ismet Elezi

TĖ BASHKUAR DJE NĖ LUFTĖ  DHE SOT NĖ PAQE

 Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare ishte epopeja mė e lavdishme nė historinė e re tė popullit shqiptar.

Pjesėmarrja aktive nė kėtė luftė pėr liri, pavarėsi kombėtare e demokraci, paraqet disa karakteristika kryesore edhe pėr popullin tonė tė fshatit tė Fterrės, si pjesė pėrbėrėse e Labėrisė.

Sė pari, tipari themelor ka qėnė shpėrthimi i patriotizmit masiv tė popullit e tė rinisė sė Fterrės. Ky patriotizėm u shpreh me aktin heroik tė dėshmorėve tė Fterrės, qė dhanė jetėn pėr liri Hiqmet Dusha, Turhan Mato, Fuat Mato, Osman Memi, Azem Ēeli e Shaqo Mita. Gjithashtu, ndjenjat e atdhedashurisė u shfaqėn fuqishėm me pjesėmarrjen e fteriotėve nga 100 shtėpi 45 partizanė nė radhėt e brigadave tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare, mbi 50 tė tjerė nė aksionet vetėmbrojtėse tė ēetės sė fshatit, nė aktivizimin e dhjetra tė rinjve, tė grave etj. nė organizatat antifashiste tė rinisė, tė gruas, tė Frontit Nacionalēlirimtar etj.

Sė dyti, kėto ndjenja tė larta tė atdhedashurisė sė fteriotėve nuk ishin rastėsi, por vazhdimėsi e trashėgimisė tė sė kaluarės, e luftrave gjatė shekujve e sodimos tė viteteve 1914 e 1920 kundėr pushtuesve tė huaj. Traditat luftarake dhe trimėria u ngritėn nė shkallėn mė tė lartė pikėrisht gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Sė treti, faktori vendi-mtar qė pėrcaktoi pjesėmarrjen e gjerė tė popullit tė Fterrės dhe shpirtin e lartė tė sakrificės nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare, kundėr pushtuesve fashistė dhe bashkėpunėtorėve tė tyre, ka qenė forcimi i unitetit tė fshatit gjatė gjithė periudhės sė luftės.  Pėr kėtė merita tė veēanta i takojnė aktivistit tė shquar, ish mėsuesit tė fshatit, dėshmorit Hiqmet Dusha, dhe, pas rėnies sė tij dėshmor (1943) veteranit Safet Memi, si dhe kontributit tė tė gjithė aktivistėve tė Lėvizjes Nacional-ēlirimtare, mėnēurisė tė krejt popullit tė Fterrės, i cili vuri mbi gjithēka idealet dhe interesat e luftės ēlirimtare.

Me kėtė unitet tė fuqishėm, populli i Fterrės iu kundėrvu pėrpjekjeve tė kapitenit Ismail Golemi nė mars 1943 dhe disa krerėve tė Ballit Kombėtar nė korrik 1943, tė cilėt synonin ti tėrhiqnin pas tyre, por nė fakt asnjė fteriot nuk shkoi me ta.

Natyrisht kur flitet pėr unitetin e popullit tė Fterrės, nuk mohohet ekzistenca e pikėpamjeve tė ndryshme ose e veprimeve tė individėve tė veēantė qė tregonin lėkundje nė ēaste tė caktuara. Por, kėto, asnjėherė nuk e prishėn unitetin e popullit tė Fterrės, unitet qė e karakterizon edhe nė kohėn e tanishme.

Sė katėrti, megjithėse Fterra u dogj e u shkatėrrua nga operacionet e vazhdueshme tė pushtuesve tė huaj nazifashistė, ajo vazhdimisht tregoi solidaritet tė madh me forcat partizane, duke i ushqyer e strehuar brigatėn I, V, VI, VIII, XII etj. Populli e ndau kafshatėn e gojės bashkė me partizanėt. Gratė e fshatit pėrgatitnin veshėmbathje dhe furnizonin luftėtarėt me bukė e me municione. Nuk kishte kufi midis popullit dhe forcave partizane, por sė bashku i gjeje kudo, nė front e nė prapavija. Dashuria pėr lirinė ishte e pandarė nga dashuria e kujdesi pėr partizanėt, pėr luftėtarėt e lirisė.

Sė pesti, populli i Fterrės gjatė gjithė periudhės sė luftės forcoi bashkėpunimin e bashkėveprimin me forcat territoriale dhe me tėrė popullin e Kurveleshit, duke marrė pjesė sė bashku nė aksione tė ndryshme dhe duke ndihmuar njėri-tjetrin si shokė e vėllezėr tė pandarė. Uniteti i popullit tė Kurveleshit u shpreh edhe nė vendimin e Kėshillit Antifashist tė Krahinės mė 23 janar 1943, pėr bashkimin e popullit tė Kurveleshit, kundėr pėrēarjeve e hasmėrive, pėr pajtimin e gjaqeve.

Ai bashkim qė karakterizoi popullin e Fterrės nė Luftėn ēlrimtare deri nė fitoren historike tė 29 nėntorit 1944, ai e karakterizon edhe tani pėr ndėrtimin e demokracisėsė sė vėrtetė dhe pėrparimin e shoqėrisė.

                                                              Prof.Dr. Ismet ELEZI

Nr.19 prill, 2000

Enter supporting content here