| 
                                    
                                    
                                    
                                    New Page 1
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    
                                    PĖRHERĖ E DASHUR, GJITHMONĖ NĖ NGJITJE 
                                    - 
                                    Nė tetvjetorin e gazetės “Fterra jonė” – 
                                      
                                    U mbushėn tetė vjet qė 
                                    kur gazeta  e dashur “Fterra jonė” pa dritėn e parė tė botimit, nė maj tė vitit 
                                    1997. 
                                    Edhe pse ishte njė vit 
                                    i mbrapshtė, kur vendi kalonte ēaste shumė tė vėshtira, tre nga bijtė e shquar 
                                    tė Fterrės, Muzafer Korkuti, Agron Xhama e Guro Zeneli morėn nismėn  e guximshme 
                                    pėr tė nxjerrė njė gazetė dhe, duke pasur mbėshtetjen morale tė shumė 
                                    bashkėfshatarėve, nismėn e kthyen nė realitet. 
                                    Dhe kėshtu, para tetė 
                                    vjetėsh, pa asnjė fond, pa asnjė bazė materiale, pa asnjė zyrė dhe pa asnjė 
                                    shpėrblim pėr punėn e kryer, botuesit tanė tė nderuar e tė respektuar nxorėn nė 
                                    dritė gazetėn me titullin kuptimplotė e gjithėpėrfshirės “Fterra jonė”. Vėrtet 
                                    njė gazetė e vogėl, me vetėm tetė faqe, por me njė botė tė madhe, me njė shpirt 
                                    tė gjerė, me njė vizion tė qartė qysh nė numrin e parė  pėr tė pasqyruar e 
                                    pėrjetėsuar historinė e kulturėn e Fterrės e tė fteriotėve, jetėn dhe punėn e 
                                    fshatit e tė bijve tė saj, traditat dhe edukatėn, bashkimin e vėllazėrimin e 
                                    pėrhershėm me njėri-tjetrėn e me miqtė e shokėt, tė kaluarėn e largėt, po dhe mė 
                                    tė afėrtėn e tė sotmen. 
                                    Kėto synime madhore, 
                                    tani pas tetė vjetėsh botim tė gazetės “Fterra jonė”, i shohim mė sė miri tė 
                                    materializuara nė qindra faqet  e saj, duke u bėrė pėr lexuesit e shumtė, 
                                    bashkėfshatarė e dashamirės, njė libėr i hapur, njė enciklopedi me vlera tė 
                                    mėdha dokumentuese pėr tė gjithė brezat e sotėm, por, sidomos, pėr brezat e rinj 
                                    qė janė e do tė vijnė. 
                                    Pėr tė krijuar njė ide 
                                    mė tė saktė pėr sasinė e madhe tė informacionit qė ka sjellė gazeta “Fterra 
                                    jonė” nė kėta tetė vjet, po japim shkurt disa tė dhėna statistikore: 
                                    Janė botuar deri mė 
                                    sot 44 numra gazete, me 446 faqe,. Nga muaji maj i vitit 2002 gazeta del me 12 
                                    faqe, nga 8 faqe qė dilte mė parė. Vetėm shkrime kryesore, si editoriale, 
                                    artikuj problemorė, intervista, reportazhe etj. janė botuar 450 artikuj. Shkrime 
                                    pėr fteriotė tė veēantė janė botuar 136 artikuj, tė cilėt kanė dhe vendin e tyre 
                                    nė faqen e internetit. Janė botuar, gjithashtu, rreth 450 fotografi, qė i kanė 
                                    dhėnė gazetės jetė e frymėmarrje, paraqitje estetike e kanė ilustruar mė sė miri 
                                    pėrmbajtjen e shkrimeve. 
                                    Gazeta ka nxitur e 
                                    pasqyruar takimet e fteriotėve  nė festėn tradicionale qė bėhet nė fshat ēdo 
                                    pesė vjet, organizimin e piknikut tė pėrvitshėm qė bėhet nė Tiranė nė kodrat e 
                                    Liqenit tė dielėn e fundit tė majit, ka nxitur e pasqyruar filmin dokumentar 
                                    “Fterra-Labėri, Fterra-Rivierė”, apo dokumentarin pėr Mėsuesin e Popullit Lame 
                                    Xhama. Lėnda e gazetės shėrbeu edhe si lėndė bazė pėr librin e Guro Zenelit  “Ne 
                                    tė lamė, po Ti s’na le, se Ti vjen ku vemi ne” etj. etj. 
                                    Ja, pra, pse gazetėn e 
                                    quajtėm njė enciklopedi pėr fshatin, njė libėr tė hapur ku gjithkush mund e 
                                    duhet tė shkruaj gjėra me vlerė, por qė gjen edhe njė material tė pasur e tė 
                                    zgjedhur pėr gjithēka qė lidhet me fshatin, me tė kaluarėn e tė sotmen. Se ta 
                                    themi me sinqeritet, njė pjesė e madhe e fteriotėve, pėrfshirė dhe mua,  nė 
                                    gazetė mėsuam shumė ndodhi e hollėsi qė nuk i dinim fare, apo i kishim tė 
                                    mjegullta, nga gazeta mėsuam pėr sipėrfaqen rreth 40 km katrore tė fshatit, pėr 
                                    gjithė ato emra burimesh, arash, qafash, lėmenjsh etj., pėr Defterin Osman tė 
                                    vitit 1431 ku pėrmendet pėr herė tė parė fshati nė njė dokument tė shkruar, pėr 
                                    pėrbėrjen dhe lėvizjet interesante tė popullsisė, pėr pasuritė e mbitokės e tė 
                                    nėntokės, pėr blegtorinė e bujqėsinė. Shumė ngjarje e figura tė historisė, tė 
                                    arsimit e diturisė, tė kulturės e mirėsisė, tė mikpritjes e bujarisė etj. i kemi 
                                    njohur e saktėsuar pėrmes gazetės. Dhe jo vetėm tė sė kaluarės sė largėt, tė 
                                    luftės pėr liri e pavarėsi, po dhe tė sė kaluarės mė tė afėrt, tė  Luftės 
                                    Nacionalēlirimtare e madje deri nė ditėt e sotme. Kjo ndodh se gazeta ėshtė e 
                                    hapur, nė tė shkruajnė tė gjithė, madje jo vetėm fteriotė, por dhe shume 
                                    dashamirės tė saj. Kjo ndodh se nė gazetė nuk ėshtė shkruar vetėm pėr figura tė 
                                    shquara e tė spikatura,  pėr njerėz me grada e tituj shkencorė,  por shumė e mė 
                                    shumė edhe pėr njerėzit e thjeshtė, pėr barinjtė e blegtorėt,  pėr nėnat e 
                                    motrat tona punėtore, tė urta e bujare, pėr pleqtė mendjehollė e zemėrēelur, pėr 
                                    nxėnės e studentė, pėr emigrantėt me mall tė pashuar pėr mėmėdheun e fshatin, 
                                    pėr gėzime e fatkeqėsi familjare etj.,etj. 
                                    Ja, pra, pse ēdo numėr 
                                    gazete pritet me dėshirė nga fteriotėt e mė gjerė. Ėshtė e lavdėrueshme puna e 
                                    Agron Xhamės qė e ka futur gazetėn ‘Fterra jonė” edhe nė Internet. Pėrmes faqeve 
                                    tė internetit ajo lexohet nė tė gjitha kontinentet. Jo, ju siguroj qė kjo nuk 
                                    ėshtė propagandė. Pėrveē shumė fteriotėve nė Greqi, Itali, nė shtete tė tjera tė 
                                    Evropės, Amerikė, Kanada etj. gazetėn e kanė parė e lexuar nė internet edhe disa 
                                    tė huaj,  Dhe Agronit i kanė ardhur shumė mesazhe prej tyre, ku shpesh kėrkohen 
                                    dhe tė dhėna te tjera pėr kėtė fshat tė ēuditshėm, qė nuk e gjejnė dot nė hartė, 
                                    por qė pėr ta  ka disa arritje mbresėlėnėse. Kjo ėshtė kėnaqėsi jo vetėm pėr 
                                    botuesit, por edhe pėr gjithė komunitetin fteriot. 
                                    Gazeta ėshtė e tė 
                                    gjithėve dhe pėr tė gjithė. Ajo edhe tani, pas tetė vjetėsh,  ėshtė pa buxhet, 
                                    pa mjete, pa zyra. Botuesit janė po ata, Muzua, Agroni, Gurua. Vullnetarisht 
                                    kanė punuar e punojnė, pa asnjė shpėrblim. Njė punė shumė e nderuar, njė punė qė 
                                    duhet ta ēmojmė tė gjithė, njė pėrkushtim i gjatė e i lodhshėm pėr fshatin. 
                                    Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė e kanė sponsorizuar gazetėn, biznesmenė e 
                                    nėpunės, njerėz tė thjeshtė e emigrantė, sepse pa ndihmėn e tyre botimi i 
                                    gazetės do tė vėshtirėsohej. Kjo edhe sepse tė ardhurat nga shitja e gazetės 
                                    janė aq tė pakta, sa nuk mund tė pėrballojnė kurrsesi shpenzimet pėr botimin e 
                                    saj. Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė shpėrndajnė gazetėn, ata qė e 
                                    tregtojnė atė nė Tiranė, Vlorė, Sarande e deri nė Greqi. Respekt e nderim tė 
                                    veēantė pėr bashkėpunėtorėt e gazetės, pėr ata qė shkruajnė, pėr ata qė nxjerrin 
                                    nė dritė krijimet e tyre, qė vlerėsojnė  punėn e fteriotėve  e tė botuesve duke 
                                    u siguruar lėndėn e parė. Nderim dhe pėr lexuesit, se ata janė konsumatorėt e 
                                    punės qė bėhet, pėr ata botohet gazeta. 
                                    Dhe, sė fundi, nderim 
                                    e falėnderim pėr tė gjithė ju qė keni ardhur nė kėtė datė pėrkujtimore, nė 
                                    tetė-vjetorin e gazetės “Fterra jonė”, fteriotė e dashamirės tė Fterrės,  
                                    bashkėpunėtorė e lexues. 
                                    Gėzuar Festėn! Gėzuar 
                                    me raki fterre, qė ėshtė e pastėr dhe e kulluar si ujėt e Ixorit!… Gėzuar!… 
                                    Mirė u takofshim nė 
                                    pėrvjetorė tė tjerė! 
                                                          
                                    
                                                                                                               Bardhyl 
                                    
                                    XHAMA 
                                    Nr.28 – maj 2002   |